Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë nga Gjykata Kushtetuese.
Berisha u pyet nëse PD është e përgatitur të hyjë në zgjedhjet e bashkisë Tiranë më 9 nëntor nëse procesi do të zhvillohet.
Lidhur me këtë Berisha tha se PD i garanton qytetarët e Tiranës, duke respektuar vendimin e GJK dhe duke dënuar aktin e shëmtuar të presidenti se asgjë nuk do nxirret jashtë kuadrit kushtetues.
Pyetje: Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në bashkinë Tiranë, socialistët morën vendimin të vazhdojnë fushatën, a është PD e përgatitur që të hyjë në këto zgjedhje?
Berisha: Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i GJK, Edi Rama njoftoi se do vazhdojë në rrugën Xhaçka. Do bëjë atë që bëri me Xhaçkën, i garantoj qytetarët e Tiranës se duke respektuar vendimin e GJK dhe duke dënuar aktin e shëmtuar të presidenti kukull të Edi Ramës, asgjë nuk do nxirret jashtë kuadrit kushtetues.
Bah!... Kryeterroristi nderkombetar non grata qenka kujtuar se paska edhe Kushtetute.
Je vite drite larg Presidentit.Kur ke fillu me e njohe kushtetuten sikur je i vonuar dhe nuk do kesh kohe te ta respektosh
PISI ne fuqi te 10!!!