Kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon takimet me qytetarët në kryeqytet.
Ajo është takuar sot me banorët e njësisë nr 2, me të cilët foli për çlirimin e hapësirave publike, përmirësimin e transportit publik dhe konceptin e ri urban për blloqet e banimit, që sipas saj, do të shndërrohen në modele moderne të jetesës qytetare.
“Kemi filluar një operacion të çlirimit të hapësirave publike në qytet. Kemi arritur më shumë se 1500 pika në qytet, të cilat janë çliruar tashmë por nga ana tjetër nuk duam ta konsiderojmë këtë si një operacion në dëm të dikujt por në të mirën e përbashkët dhe kështu duhet ta konsiderojmë çdo projekt.
Si ta bëjmë Tiranën më të jetueshme, si t’i bëjmë lagjet më të jetueshme, si t’i krijojmë hapësirat më të mira për fëmijët tanë që të luajnë, si t’i krijojmë hapësirat për të moshuarit që të kenë hapësira çlodhëse, por nga ana tjetër dhe të harmonizojmë bashkëjetesën mes komunitetit dhe biznesit për t’ia rritur vlerën pronës edhe biznesit”. - u shpreh, veç të tjerash, Manastirliu.
Zonje. Niesine 2 e ben me te jetushme duke mos ndertuar kulle 50 katshe perballe ambasades amerikane, apo duke shkaterruar shtepine e foshnjes Zyber Hallulli per kulle 40 katshe, apo duke mos ndertuar kulle 35 katshe ne hyrje te liqenit artificial. Nese premton zyrtarisht se keto monstra nuk do nddeertohen, ta japim voten
Po kjo ca te jetueshme do ta beje, nuk e kishte kjo dhe shoket e vet keto 10 vjetapo me teper apo edhe kjo si komandanti i prishin, i lene ti nderojne dhe paskendaj i fusin nje slogan...Rilindje 2 , 3, 4, 5 dhe i prishin prape.Jane mesuar me Leshko dhe patronazhiste, Zonje fillimisht kerko ndjese , perse eshte bere Tirana e pajetueshme nen Qevverisjen tende Lokale dhe qendrore,pas kesaj minimalisht duhet te reflektoni per gabimet ,e pastaj hidhuni perseri per te ngrene qiqra
Tirana dhe Lana do te jene shume te ngjashme sidomos me Manastirliun. Ajo nuk kurseu njerzit ti xhvaste kur ishte ministre shendetesise ne kohen e kovidit, pa le ne krye te bashkise.... Manastirliu dergohet ne bashki qe te ndertoje nje kanal "komunikiimi" me presidencen ku do jete vendosur si president Rama kur te iki Begaj. Ne ate kanal do levizin letra me vlere ose banmnota....