Florjan Binaj, përzë Berishën nga fushata: Nuk do të dal me të nëpër Tiranë

10 Tetor 2025, 09:08Politika TEMA
Florjan Binaj, përzë Berishën nga fushata: Nuk do të dal me

Florjan Binaj, në një interistë për Grida Dumën në Top Story, tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.

Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se kryedemokrati Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal.

I ftuar në "Top Story" të Grida Dumës, Binaj u shpreh:

"Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj", tha fillimisht ai.

Më tej shtoi: "Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç'pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin".

Më tej, Binaj dha dhe një deklaratë të fortë, ai tha se po kandidon si kandidat i pavarur dhe nuk do të dalë në takime me qytetarët me Sali Berishën dhe me asnjë nga liderët e tjerë opozitarë.

Binaj theksoi se nuk ka biseduar me Sali Berishën, por pohoi se do të pranojë ekipet e tyre për ta ndihmuar në fushatë, por theksoi se kandidon si i pavarur dhe kërkon votat e qytetarëve te Tiranës, si të djathtë, ashtu edhe të majtë.

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.

Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë, as me Berishën.

Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe pune, por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

14 Komente

  1. P
    Pashku

    Na e hengesh hajdarin o hajdari i berishes se edhe pse je loloja i zenit nuk mund te jesh hajdari sepse ai eshte b..qire dhe hajdarin e ka per te bere pipin.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ka fol tamom si polici qe ka lujt n portokalli

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Ashtu do tē pērzejẽ ai ty pas humbjes.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astriti

        vazhdon te jesh simpatik ne interpretimin e roleve qe te jane ngarkuar .dhe ky i fundit do jete nje sukses ,do na shkrije se qeshuri .

        Përgjigjjuni
        1. g
          gjysebudallai

          jo ,jo mos i bini qe ne fillim. me duket se ka filluar jo keq. e kuptuar se me berishe, flamut, noken, albana vokshi, ina zhupen, zhelefina topall sigurimsen , drita presh shehun, strazimir alltine, elda hotin me shume dashnore fme karon e gaz bardhin edhe pse eshte homo nuk fiton pd-ja . ketu e ka kuptue drejt se hymoristet kane fare intelekti. mire beri qe u distancue nga keto hal, ketu hyn edhe i dashuri i ilir metes ted bilbilushi, ka shume hale rreth berishes se ai(berisha) eshte gropa e haleve te pd-se. merre mevlan shanajn se vjen edhe karo e kalon mire me to. argites i kane ike me.. ato te femrave e ke degjuar e ka zerin si patok. kujdes mos bjer ne gropen septike te familjes berrisha qe quhet PD

          Përgjigjjuni
          1. D
            Desha me e votue

            Ti cashtu! S do me dal ne lrah e ne foto me Lexhenden? Turp e faqe zeze! Lexhenda firmosi per ty mer brek salep! Kjo quhet mosmirenjohje!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vleshte ....

              Po per kyt pune Berisha firmosi! We te mos dalesh me te ne Tirane. Se e di qe do humbasesh. Se e shef mire nese fiton! Vjen me vrap Berisha ne mikrofon dhe ty te vendos te dytin!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denizi

                Ti Binaj gënjen. Kurre ne bote nuk mund te kandidoje po nuk donye familja Berisha. Këtë e di gjith Shqiperia. Por ti je sahanlëpires i ndyre. Per te dalë gjoja si kandidat i pavarur i Xenit dhe që të dalesh pa patur në krah Berishen, Xenin, Mulin e Vokshin këtë vijë sjellje ta percaktoi vetë Berisha dhe nuk edhte ide e jotja. Ti porodiyë i merr direkt nga berishajt nopermjet Pim Çekës dhe Kokës. Mohoje po munde. Për të kandiduar e ke të hapur rrugen ti e kush të dojë. Ti je pjesë e grupit që arrestuat me shpifje Erjon Velinë, ti je një Babale i ndyre dhe kaq. Skenarin ju a dogji italiani qe ti, me Peken e Koken i bëtë premtimin çer shuma te medha. Ku i gjete këto shuma të .ëdha parashë o Frakushë? Votuesit e Velise do ta japin pergjigjen sapo te dalësh në fushe betejë. E kupton sa poshtë ke rënë? Të perlyhesh në kurthe të ndyra me "babale" e te shitesh se lufyon padrejtesine është dëmi më i madh që i bëre vehtes e jo Veliajt. Ti veç shkatrrove avenirin tënd e te familjes tënde dhe kjo njollë do të të ndjekë tërë jeten.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nroqi

                  E pabesushme,po e vertet,nje karagjoz bashkohet me nje kriminel. Like (Binaj) Floriri me Sali kriminelin, prandaj thon politika arti I te pamundures.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Y

                    Kur budallait I mbushet mendja qe nuk eshte budalla cfar nuk bo vaki,edhe Flori Binaj kryebashkiak.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Z

                      Dyshja tragji-komike pretendon te drejtoj Shqiperine.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        G

                        Eh Sali Qeni,nuk guxon kush te pranoj ndihmen tende,,edhe zagari i Qim Pekes Binaj po detyrohet te distancohet nga ti.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfare behet

                          Ndac dil me te ndac mos dil i tij je per ne.He te na rruac

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Liu

                            Ku eshte opozita ?? Ka mare malet me kohe me duket. Dhe ky hapdalli I portokallise me nji rol do te mari fushat e myzeqese se Tirana ka vetem male. Ose do futet ne ndonji prej pallateve te pashitura te lali fikut per tu fshehur pa fillyar cotimi se humbja eshte e sigurte. Tirana nuk eshte portokalli . Ky polici ka ngatruar adrese , ka pare ender per diell.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje