GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë gjë, pezulluan çmendurinë

10 Tetor 2025, 08:55Politika TEMA
GJK pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nuk kanë bërë ndonjë

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se  Gjykata Kushtetuese, nuk ka marrë ndonjë vendim kundër Ramës, por thjesht ka ruajtur dinjitetin e vetes duke pezulluar përkohësisht zgjedhjet, pas dekretit të Begajt, të cilin Bushati e quajti “çmenduri”.  

“Nuk u surprizova, për një gjë të thjeshtë, sepse nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në themel. Për ta vulgarizuar, Presidenti i Republikës, doli dhe tha, në 12 të drekës, jemi në 12 të natës. Kushtetuesja ka thënë, ore të paktën deri këtu nuk mund ta kapërdijmë. Ka marrë vendim të pezullojë çmendurinë e Begajt. Nuk është se ka kthyer çështjen mbrapsht. Nuk thotë se shkarkimi është i drejtë apo jo i Veliajt. Ka thënë nëse janë çmendur të gjithë, nëse Presidenti as nuk i rruhet ta ruajë fasadën e neutralitetit, ne po mundohemi ta ruajmë pak, duke qenë e bindur që kjo gjë nuk i prish punë as Ramës, as pushtetit, asgjë prej gjëje. 

Nuk i hyn dikujt gjemb në këmbë nga kjo që u bë. Si ajo barcaleta, këta kanë nxjerrë pak këmbën nga rrethi…”, deklaroi Bushati. 

1 Komente

  1. f
    fjala

    Bushati?! Nje njeri qe une nuk e fut as te me pastroje halene e jo ta therrase ne emision; shurranj , i biri kriminelit sigurimit te shtetit. Me keta s'ka prokopi Shqiuperia, me keta gazetare dhe keta jurist bashkepuntore te krimit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje