“Berisha, armik i ligjit dhe Kushtetutës” - Roland Bejko: Ai nuk do zgjedhje në Tiranë, e di që i ka të humbura

9 Tetor 2025, 20:29Politika TEMA
“Berisha, armik i ligjit dhe Kushtetutës” - Roland Bejko: Ai

Analisti Roland Bejko, i ftuar në “Tirana Live” theksoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se kjo është arsyeja se pse Sali Berisha nuk ka ndonjë interes që të mbanë zgjedhjet në Bashkinë më të madhe të vendit 

“Berishës nuk i intereson që të ketë zgjedhje në Tiranë. Shanset i ka zero për të marrë Bashkinë e Tiranës, ndërsa PS është e organizuar dhe ka ende atë entuziazmin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kanë entuziazëm, sepse janë në pushtet. Berisha në historinë e tij nuk është dalluar si perona që respekton ligji dhe Kushtetutën. Ai nuk respekton as statutin e partisë. Ai nuk fiton dot”, tha ai. 

Ai komentoi dhe dyshen tjetër të aktorëve politikë, si Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajn, të cilët janë shprehur se do të mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. 

Sipas tij, ata braktisën elektoratin e tyre dhe po dëshmojnë se me marrëveshjen e fundit për Bashkinë e Tiranës konfirmuan se janë “instrumente” të kontrolluara nga Sali Berisha. 

“Si Shehaj, si Lapaj, këta kanë qenë instrumente në duart e Berishës të nxjerra para zgjedhjeve. Me qëllim që të gjithë ata fluks votash që ishin anti-Berishë, të binin në duar të kontrolluar, Para zgjedhjeve thanë se ne jemi parti të reja dhe përfaqësojmë vizion të ri, duke refuzuar ofertën e Sali Berishës, ndërsa disa muaj më vonë ata u ulën dhe bën marrëveshje.  Sali Berisha ia dogji kandidatin Shehajt”, tha ai. 

Analisti Bejko theksoi më tej se Florjan Binaj nuk është kandidat i pavarur, siç pretendon opozita. 

“Të thuash se FlorjanBinaj është i pavaruar, këtë s’e  pranon njeri. E shoh krejt të pashpresë. Nuk është i provuar dhe nuk e dimë sa aftë është të menaxhojë bashkinë e Tiranë”, tha ai. 

5 Komente

  1. M
    Mirqezi

    Ha mut o nipi Dashos së Lazarazit, ik luaj me Lulin ndonjë 50 qindësh

    Përgjigjjuni
    1. c
      ce

      Thone qe pas deklarimit te Florianit se nuk dua Vicidolin te me shoqeroje ne fushate se jam i pavarur, Vicidoli ka menduar nje kandidat tjeter potencial. Kandidati i foltores se vicidolit do jete Xhelal mendjeziu me shkolle nate me korespondence mbaruar ne shkollen e minieres se Bulqizes, hipur mbi gomar,me daulle ne dore, rrumlluar tape me ballin mbuluar me 10 mije lekesha duke bere garipin para shpellareve te Kamzes. Me kete kandidat me graden dr. shkencash blere ne universitetin Vitrina te Struges foltorja e vicidolit e ka te sigurte fitoren madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore.

      Përgjigjjuni
      1. p
        per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

        Edhe Bejko kok-derrasa ''Analist"...si ajo KokaKarja "Aktiviste" matane oqeanit!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flakadani

          Prej nga erdhi ky Berisha që "historikisht paska shkatërruar Shqipërinë ,apo e keni zgjedh me votën e lirë,me votim demokratik,Kryeministër e President.Ua udhëheqin lëvizjen demokratike,priti dy kryetarë të Amerikës,futi Shqipërinë në NATO. Të vërtetën nuk e mshefi unë jo se ishte pro serb nuk kishte dyshime dhe se ia trasoi rrugën Edi Ramës për të qenë edhe më pro serb se vet Sala.Edhe pas Ramës e Berishës do votoni një pro serb tjetër,se fara serbe është futur në Shqipëri në çdo familje në pushtet,në biznesmen.Sherbimet serbe kontrollojnë çdo gjë në Shqipëri.Sa her që iu duhet inskenojnë ngjarje e situata në Shqipëri,i dini vet nuk po ua numri kësaj radhe.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mos i mbifte fara

            Nuk na the gje te re e di dhe gomari I katundit qe ai do interesin e tij dhe rrumpalle ligji per te eshte armik

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje