Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave.
“Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjoerela Beleshi.
“Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai.
I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”.
aha aha cfar shakaxhil.. po cfare ke shkelur ? kushteuesja thot qe ske te drejte te dekretosh daten e zgjedhjeve ne Tirane, ky thot jo skam shkel gje.. jam ne rregull.. ky ska nocionin e shtetit dhe te kushtetutes dhe eshte kryetar shteti. boo. ky eshte nje lolo i Ramsit
O Ramsi ,Rama te ka shaluar dhe ti nuk e kupton.
Nje gomar per president, po ca ke shkelur nese jo kushtetuten? Bajge!
U bene te gjithe juriste duke thene eshte shkelur kushtetuta
Nuk ka shkelur asgje. Ne Shqiperi mbizoteron ne cdo vendim, oreksi dhe deshira e nalte madherise se tije palloshes se pare. Kush nuk e dine kete te marre shembull nga ky mendere……..qe ka vendos ripjella ne presidence.