Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës. Në Off the Record në A2 CNN me Andrea Dangllin, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë.
Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste: “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë.” Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik.
Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve. “Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore.”
Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta.
Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim. “Presim javën tjetër për më shumë,” deklaroi ai.
Cfar vemje qe eshte dhe ky.Ben sikur kritikon dhe e ben ne brek kur ze ne goje emrin e lexhendes.
Profesori antikapat ALIBABA....
Alimehmeti eshte djegur politikisht, por ai nuk eshte hajdut si kerma Tabaku motra e Argites dhe Albana Vokshit.
Po djegjen politike qe i ka bērē Berisha , nuk po kupton ky pikolo mjeku , Alimemeti . Ky kujton se Berisha e bēri drejtues politik per tē bērē revolucion dhe per tē reformuar PD-nē . I ziu doktor që ka humbur drejtimin dhe nuk orientohet dot .
Duhet te jesh debil, dmth., truthare si ky doktori qe i shkon mbrapa atij doktori tjeter. Ky te kujton fabulen e topeve te dashit, ja se do t'i bien tani, ja se do t'i bien mbas pak! Mire Muli qe nuk ka tru fare, por edhe keta trapat e tjere vazhdojne te njejtin avaz! Pirdh o doktor, pirdh!