Forumi i Zgjerimit të BE, kryeministri Rama pjesë e panelit

18 Nëntor 2025, 15:47Politika TEMA
Forumi i Zgjerimit të BE, kryeministri Rama pjesë e panelit

Zhvillohet sot në Bruksel "Forumi i Zgjerimit", një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë të BE-së.

Në këtë forum do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

“Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, - do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit. “Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” - thuhet në prezantimin e ngjarjes, - që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë””, njofton Kryeministria.

 

Lini një Përgjigje