Flutura Açka: Jeni tallur me demokratët, ikni me nder nëse ju ka ngelur një fije

18 Nëntor 2025, 13:16Politika TEMA
Flutura Açka: Jeni tallur me demokratët, ikni me nder nëse ju

Nga Flutura Açka

PD dhe amoraliteti këmbëkryq

Politikanët e moralshëm dhe të përgjegjshëm sot japin dorëheqjen, dhe para kësaj kërkojnë dorëheqjen é zv/Kryeministres së korruptuar, pushtetit të së cilës i dhanë plot 12 mandate më 27 korrik 2024.

Sepse, me gjithë vjedhjet é votës, pa këtë dhurim opozitar, sot hajdutët é majitë do të kishin më e shumta, 71, jo 83 mandate. 

Dhe pa betejat boshe për legjitimimin e grabitjes amorale të partisë, ose, saktë saktë, pa lojën e kamufluar triipalëshe (në fakt katërpalëshe po të shtosh ndihmën é mazhorancës për njohjen antiligjore të grupit parlamentar Foltores në shtator 2023) për t’ia hedhur Amerikës, PD nuk do të ishte kjo që është sot. 

Ju keni luajtur me demokratët!

Ju jeni tallur me kauzat é së djathtës!

Ikni me nder! Natyrisht, nëse keni një fije nder!

Futeni pa rrena PD-në në reformim, në bashkim, në drejtim. Nuk është sakrificë të ikni, ēshtë shpëtim.

Kauzat politike, para se të jenë politike, janë morale.

2 Komente

  1. D
    Demokrati i zhgenjyer

    Znj. Acka, si nje demokrat i oreve te para po ju them me sinqeritet qe kjo PD duhet te shkrihet e te krijohet nga e para. Dhe ne partine e re qe mund te krijohet nuk duhet te pranohet asnje nga keta qe i qendrojne ne krah Berishes dhe as te tjere qe nuk jane me te por qe mendojne qe duhet te largohen te gjithe humbesit pervec Berishes. Aresyeja : Sepse kjo parti eshte si molla e kalbur qe ka krimbin brenda e sado te perdorim thiken per te ngrene ndonje cope te vogel eshte pa rezultat pasi edhe ata copa qe nuk jane kalbur ,jane te hidhura. Pra infeksioni ka marre permasa te pariparueshme. Pasi Berisha ne ate parti me dekada ka futur frymen staliniste ku ai qe kritikon kryetarin anatemohet me shpifje, sulmohet dhe fizikisht( kujtoni 8 dhjetorin), mos pranimi pergjegjesive dhe mungesa e kurajos per te kritikuar shefin. Pra jo vetem servilet Noka, Paloka, Kellici,Boci, Shehu, Vokshi, Bardhi, Gjekmarkaj etj, por edhe Alimehmeti, Salianji apo Tabaku thelle thelle jane te infektuar nga fryma Berishiane. Prandaj kjo parti nuk ka me shenja jete.

    Përgjigjjuni
    1. b
      beni

      ja thojne pak me lezet qe te largohet nga drejtimi i PD,nuk do lejne gje te keqe pa i thone kur te largohet e pastaj me ne fund nuk do lejne llafe te mire pa i thene ,keta jemi ne ,rob me dy fytyra .Zoti i dhente shendet e lumturi ne familje zotit BERISHA

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje