PS-PD dakordësi për mocion me debat për masat kundër krimit të organizuar

18 Nëntor 2025, 11:54Politika TEMA
PS-PD dakordësi për mocion me debat për masat kundër krimit

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për mocionin me debat për masat kundër krimit të organizuar, pas kërkesës së PD në Konferencën e Kryetarëve.

Mocioni do të zhvillohet në seancën e 18 dhjetorit dhe debati do të zgjasë 120 minuta. Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar, por kjo u kundërshtua nga opozita.

"Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë.

Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.", tha Bardhi.

1 Komente

  1. T
    Tradhtia ka emer

    PO SIKUR KETA TE DY PALET TE JENE VETE KOKA E KRIMIT?????!!!!! BIEN ERE TRADHTI E KRIM!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje