Kryeministri i Holandës, Dick Schoof priti një ditë më parë në Catshuis kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Bisedimet u përqendruan te bashkëpunimi ekonomik dhe projektet strategjike mes dy vendeve.
Në deklaratën e tij të postuar në platformën “X”, Schoof theksoi se marrëdhëniet mes Holandës dhe Shqipërisë janë “ekselente”, duke vlerësuar mundësitë e reja që po hapen për bizneset holandeze në vend.
Një nga projektet që mori vëmendjen kryesore ishte ai i Porto Romanos, i cilësuar nga Schoof si një mundësi e rëndësishme për kompanitë holandeze, veçanërisht në kuadër të angazhimeve të NATO-s.
Dy kryeministrat diskutuan gjithashtu mbi çështjet e migracionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe partneritetin në NATO, duke nënvizuar se bashkëpunimi në këto fusha mbetet prioritar për të dy vendet.
Schoof vlerësoi angazhimin e Shqipërisë si aleate e besueshme dhe partnere aktive në sigurinë rajonale.
Në përfundim të takimit, kryeministri holandez përshëndeti progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se reformat në sundimin e ligjit mbeten thelbësore.
Holanda, u shpreh ai, do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Per migracioni ça u diskutua?