Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon Monika! Blushi flet në 11:00 që ta shohë Meta nga TV i burgut. Shumë pak "besnikë" na kanë mbetur

18 Nëntor 2025, 09:14Politika TEMA
Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për largimin e saj nga Partia e Lirisë. 

Kyemadhi tha se njerëzit që rrethonin Metën, e futën në paranojë kundër saj, duke përmendur Haxhinaston si një nga personat që i ka thënë Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin. 

Po kështu, sipas Kryemadhit, Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij. 

Kryemadhi foli edhe për deputetët e PL, të cilët i cilësoi si të paaftë, ndërkohë për Tedi Blushin tha se flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut. 

Ylli Rakipi: Divorci me Metën solli edhe divorcin tuaj me Partinë e Lirisë (PL) dhe politikën.

Monika Kryemadhi: Meta mund të kishte të drejtë të vendoste për mua apo këdo aty, sepse Shqipëria fshat është, jo metropoli i madh dhe ata që i themelojnë gjërat, thonë është e imja dhe vendos vetë. Meqenëse kishte edhe çështjen e divorcit në mendje dhe kalkulimin e vet, me një Monikë në parti do ta kishte të vështirë për shkak të konfliktit, pasi ne konflikt në jetë kemi patur vetëm për politikën. Për të mos vazhduar pastaj me aspektin organizativ. U përdor zonja Silva Caka atëherë me ndryshime statutore për të më laguar dhe për të më linçuar më pas. Po zonja Caka u pëjashtua për vete pastaj. I gjithë qëllimi, ishte dëmtimi i një bashkëpunimi politik mes meje dhe Metës, ai bënte politikën e madhe dhe unë organizimit. Përçarja e kësaj…

Ylli Rakipi: Ju vendin në parti e kishit fituar vetë.

Monika Kryemadhi: Ishte strategji, janë metodat e sigurimit të shtetit, nuk e përdori Meta por mendoj se e përdori SPAK.

Ylli Rakipi: Mendoni se nga partia ju largoi SPAK? 

Monika Kryemadhi: Një dëshmitar në SPAK, që ka lidhje familjare me një nga  bashkëpunëtoret e ngushta të Metës, pas thirrjes në SPAK, pati një cedim total të sjelljes së Metës në familje dhe parti, kishte një sikur SPAK kishte Monikën bashkëpunëtore, që kishte shitur Ilir Metën, e gjitha vite, mos harrojmë që edhe mediat, shumë gazetarë, që bënin sikur flinin me Dumanin dhe gdhiheshin me Kllapin, i shihje në media dhe televizione, intimidonin, unë e dija veten time, Meta kishte të drejtë të tensionohej, pasi nga ato që janë ngritur, nuk ka patur dijeni.  

Ylli Rakipi: Ju mund t'ju largonte nga PL vetëm Meta. Kjo që thoni ju, SPAK-u, se na thonë këta nuk janë mirë.

Monika Kryemadhi: SPAK gjeti në momente vulnerabiliteti Metën, për shkak të njerëzve që e rrethuan. Meta nuk merrej me organizim partie, apo të shihte ka kafe apo ka letër higjenike, ka qenë shtetar. Kur Meta hyn në muhabete të vogla dhe presionin jo kështu dhe ashtu, dhe manipulimet, cfarë sollën? A e dini se Haxhinasto edhe sot e kësaj dite, po e pres të më sjellë ekspertin e kompjuterave që i ka thënë Metës, që dy kompjuterat e Monikës, të kanë përgjuar ty dhe partinë? Po pres edhe sot e kësaj dite, të takoj ekspertin e zotit Haxhinasto.

Ylli Rakipi: Thua që Haxhinasja ndikoi për këtë?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ka patur problemet e veta mendore, paranoja, ka futur edhe Metën në paranojë. Si shpjegohet që në të gjithë këtë, u bë beteja për të futur katër deputetë në parlament. Ja ku i keni, kush nga këta ka thënë një fjalë për Metën në Parlanent?

Ylli Rakipi: Blushi ka thënë.

Monika Kryemadhi: Blushi bërtet te dera e Kuvendit, jo në sallë, vetëm aty përjashta, që ta shohë Meta në televizor, bën intervistë dhe ikën. Kush nga këta ka kërkuar sqarim për shkeljen e procedurave ndaj Metës?

Ylli Rakipi: Blushin e kam dëgjuar shpesh.  

Monika Kryemadhi: Vetëm për pyetjen që i ka bërë Dumanit në Komisionin e Ligjeve, por edhe këtë ia bëri si nder Ulësiu, që tha ma jep fjalën në orën 12 të bëj pyetje se me sheh Meta nga burgu. Këtë ka bërë ai.  Pjesa tjetër, janë inekzistent por kanë një institucion si PL, e kanë kthyer inekzistentë. Por PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve.

Ylli Rakipi: A keni patur njerëz pranë që ju kanë mbështetur? Ju, por veçanërisht Meta keni patur shumë pushtet, keni njohur njerëz pafund. Kanë treguar ata mirënjohje, apo siç ndodh kur rrëzohesh, largohen? 

Monika Kryemadhi: Si në të gjithë botën, mosmirënjohja është ushqimi i parë që ofrohet. Sigurisht njerëzit të cilët kanë përfituar më shumë nga të ndenjurit afër me ne, nuk i kemi parë, por kanë qenë me thikë në gojë kundër meje dhe Metës, shumë pak njerëz janë, me gishtat e dorës, janë njerëz që shkruajnë, njerëzve që kemi patur mirëmëngjes dhe mirëmbrëma, kanë qenë njerëz që shkruajnë, pyesin, si jeni, si janë fëmijët. Por nuk është ndonjë qamet i madh, sepse bota rrotullohet, portokallja është e vogël dhe vjen shpejt. Si ashensor është. E rëndësishme është të mos këputet kablli i ashensorit.

Ylli Rakipi: Keni deklauar disa herë që nuk e takoni Metën në burg? Pse?

Monika Kryemadhi: Marrëdhëniet e mia me Metën i kam të mbyllura, atje shkojnë fëmijët, e motra. Unë arsye për tu kontaktuar me të nuk kam. Marrëdhënia ime me të është e mbyllur. E kam thënë, do të martojmë fëmijët, do të kemi sebepe, por arsye ta takoj në burg nuk kam.

Ylli Rakipi: Po fëmijët, si ka qenë kjo periudhë për ta?

Monika Kryemadhi: Janë tre fëmijë të mrekullueshëm. Ka qenë e vështirë. Ata kanë qenë mbështetje e madhe emocionale për mua dhe për babain e tyre, aq sa kanë patur mundësinë dhe sa kanë ditur. Ata nuk e kanë kaluar jetën e tyre me ne por me gjyshen më shumë. Ne na kanë parë nga televizori më shumë. Ka qenë e vështirë edhe për ta, në reagimin e njerëzve, por do t’ju jap një detaj, që fëmijët i kanë njohur prindërit e tyre si politikanë, si njerëz që dalin në ekran, janë të egër në debate, por kur vajza e madhe është takuar me një personalitet, një nga bashkëpunëtorët e Metës, e ka përgëzuar duke thënë kam respekt për babain tënd është i jashtëzakonshëm, ajo është emocionuar, duke e ndjerë veten edhe pak që mund ti ketë rënë në qafë babait të saj, në aspektin e të mos diturit se çfarë ka bërë ai, pasi jemi munduar ti mbajmë fëmijët larg. Kjo situatë i rriti fëmijët para kohe, kjo situatë i ka lënduar. Janë rritur me idenë, me të vërtetën me të drejtën, të jenë të përulur, janë fëmijë që nuk kanë krijuar probleme, kanë qenë një ndihmesë në jetën tonë publike. Unë them më mirë halle të tilla paçim dhe jo halle shëndeti, që nuk i japin zgjidhje asaj që është në të ardhmen. 

11 Komente

  1. J
    Jeniceri

    Monika ! E dim te gjithe qe ti je spiune . Haxhinasto ka patur te drejte . Meta , ky skrapali ,si dhe shume te tjere, te kesaj zone e konsiderojne gruan gje te shenjte . Meten eshte fatkeq qe te zgjodhi ty , loke koke mushke . Ne pergjithsi ,te gjithe ata shqiptare qe jane martuar me loke ,kane deshtuar .Monika eshte spiune e Saliut . Ajo e futi Meten ,ne keto ujra dhe ta gezoje fatin te keq . Meta u be hajdut e kriminel se ne kete rruge e futi Saliu. Si i pa pjekur u josh nga dredhit e Saliut e iku nga Ps . Fraksjonin e beri mbasi i tha Saliu . Monika ka luajtur rolin kryesor qe e futi Meten ne kthetrat e Saliut . Tani hidhet e perdridhet si majmun cirku se ska nga tja mbaj . S'ka per te dal kurr nga burgu . Vjedhja e floririt ne Krabe do ta groposi perjete . Edhe pse ka bere marveshje, me Sali dhelpren ,shpetim nuk ka .Budallajt i ra suma ne gjize,humbi vigjelencen dhe Monika bene qejf .

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Ahahahhahaa je plak dhe njele pa e rrujt nuk shifesh me sy pranaj dhe fshatari cepanit zdo me t pa mo. Ahahahahahhaa t gjith t smur tradhtar ahahahahahhaa e di burgaxhiu jot telefonat me Ramiun kur boshit gilivili ahahahahahaha ja ka thon Blushi ahahaha ik rruje se tu ka bo si turr drrush kafsh ahahahah

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mondi

      Monika eshte nje organizatore e pa pare e PL , qe kur iku Monika e mori poropia PL..Vepruan shume gabim me Moniken..une sjam antar i asaj partie po ate qe ben Blushi e Agim Neshua palo ambasadori hajdut Monikes ja ben bytha

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrushi

        Koment idiot

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prof.

          Fiks ta ka thënë Jeniçeri moj Monika shëmtira, që gjasme u zbukurove në pleqni, se e re ke qenë si motra e Shrekut! Po Mondi ka bërë shum mirë që ja ka thënë Metës, edhe po mos ja thoshte ai do e kuptonte pas një jave vetë, s’do shpëtoje plehrë mosmirënjohëse. Shtyje si gjithë kurvat e dynjasë tani, mut.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rudin Gunga

            Femer e peshtire dhe e paskrupullt. Si nuk i vjen rende qe vazhdon te dale ne media? Le qe, ku njeh turp ajo? E pacipe dhe injorante

            Përgjigjjuni
            1. t
              tpc

              Mero e ka kthyer gazeten e tij ne propagande pro familjes Meta. Kjo familje kriminelesh eshte arsyeja kryesore e vrasjes se 4 te pafajshmeve me 21 Janar

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Këta e pranojnë edhe vete që kanë ngritur struktura kriminale për të vjedhur duke bashkëpunuar me njeri tjetrin dhe pranojnë edhe fajësinë e tyre. A ka drejtësi ne këtë vend?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Argita

                  20% te prônes qe I vije globe ne kombinat te pallatet dy kateshe te kohes se komunizmit I harove, burrin hajdut, vêt hajdut e, e korruptuar, kriminele e crases, prape ju japin hapsire keto média me qelbesira se ju te shpreheni…

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Franci

                    Po për pedofilizëm të metes, nuk të pyeti ylli. Ti e di dhe e di gjith njerzia për katundarin tënd skraparlli qe shkonte me një femër sa fëmija e saj. Ju jeni kolera e këtij vëndi, ju intervistat duhet ti jipnit nga qelitë e burgut, ku duhesh të ishit në vitin e 14 të burgut të përjeteshëm. Ju SPAK ju ka rruajtur leshtë, ju bizneset i kini të ngritura, ku u bënë flmijët tusj 20 vjeçar me biznese të mëdha. Ju rracë majmunësh në pamje dhe kolerë në shpirt, duhen ju sekuestruar gjithçka mbi rrogat, se nuk bëhen vila, resorte, shkollim fëmijësh nëpër kolegjet më të shtrejta të europës duke shitur shalqinj. Po kjo drejtesi nuk ka bythë, ka frikë ti çojë thirrjen një vrasesi, ka frikë të plasë ty brënda, kur brenda fut një fukara qe lidh një llampë për ndriçim. Kjo është drejtesia, qe shkon ti e shurron atje, dhe del si triumfatore. Yt kolera e shqipërisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haredini nga katundishta

                      Muhabete koti ne kete mes ska asgje te keqe

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje