Zyrtari i lartë i PD: Duhet riformatim dhe një parti moderne

18 Nëntor 2025, 08:30Politika TEMA
Zyrtari i lartë i PD: Duhet riformatim dhe një parti moderne

Drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë PD, Tedi Kopliku deklaroi se kjo protestë ishte një platformë e re komunikimi. Por, Kopliku tha se PD ka nevojë për riformatim.

‘Opozita ka bërë denoncime të mëdha dhe i çon në fund dhe ato kauza që ne kemi marrë, unë nuk them se nuk ishte një protestë kombëtare që dështoi sepse ajo është një fillim i opozitës për të dal përtej grupit parlamentar dhe më i dhënë mundësi qytetarit që të flas. Lajmi i keq është pse opozita është e vetme në këtë luftë që bëhet përballë regjimit. A është shoqëria shqiptare dakord me këtë regjim? Sot për mua ka nisur një platformë e re komunikimi me këtë protestë.

PD duhet riformatuar, ristrukturimi i PD mund të bëjë një parti politike moderne dhe duhet që të ketë mbajtje përgjegjësie, nëse kemi bërë një reformë që si ka shërbyer PD duhet që dikush të mbajë përgjegjësi’, tha ai.

Lini një Përgjigje