Komisioni i Posaçëm i Zgjedhores nis sot punën: Në fokus numri i ekspertëve dhe mbështetja nga OSBE/ODIHR e 'Venecia'

18 Nëntor 2025, 09:29Politika TEMA
Komisioni i Posaçëm i Zgjedhores nis sot punën: Në fokus

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nis sot punën në orën 12:00. Në rendin e ditës të mbledhjes është përcaktimi i numrit të ekspertëve teknikë që do të asistojnë komisionin, si dhe kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. 

PS dhe PD bashkuan votat në parlament për të ngritur komisionin, i cili do të përfshijë të gjitha partitë. 7 anëtarë do të ketë PS, 5 PD, 1 PSD, 1 Partia Republikane, 1 Partia e Lirisë, 1 Mundësia. Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet mund të sjellin deputetët për diskutime, por pa të drejtë vote.

Komisioni do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga socialistët me Oerd Bylykbashin nga PD.

Reforma Zgjedhore ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ndërkombëtarët dhe u theksua edhe në raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si dhe në progres raportin e BE për Shqipërinë. Edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato e ka konsideruar reformën si një hap kyç drejt integrimit.

 

1 Komente

  1. Y
    Ylli ne fikje, Manjani

    Keta I japin nje gojore osbe dhe kaq. Ju jeni varrmihesit e zgjedhjeve te lira. Ju jeni mekembesit e PAZAROKRACISE dhe BERVINIZMIT. POR...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje