“Nuk e besojnë as deputetët e tij”, Dashnor Sula: I ka çuar në vëllavrasje, PD është duke falimentuar

18 Nëntor 2025, 13:25Politika TEMA
“Nuk e besojnë as deputetët e tij”, Dashnor Sula: I ka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar protestën e mbajtur një ditë më parë përballë Kryeministrisë. Ai u shpreh në një intervistë në "Top News" se protesta e djeshme pasqyroi qartë mosbesimin e thellë që ekziston edhe brenda vetë radhëve të Partisë Demokratike, duke theksuar se nëse nuk besojnë deputetët, atëhere nuk ka se çfarë të pritet nga qytetarët.

"Po ça të presësh kur nuk besojnë deputetët që janë rrethi më i ngushtë çfarë pret nga qytetarët? Nuk ke çfarë te thuash, ajo ishte protestë. Unë ndjej keqardhje ku është katandisur PD dhe nuk e kam thënë e kam thënë ka kohë, me vite. E di pse u bënë vite? Nëse do të hapni arkivat më 9 shtator unë kam dalë i parë dhe kam kërkuar sakrificën që duhet të bëjë Berisha dhe familja e tij për të shpëtuar partinë demokratike.

Momenti që Berisha të vazhdojë do i fusin në konflikt vëllavrasër në PD dhe kështu rezultoi. Në 8 janar një pjesë blindoi zyrat, me gjithçka, me hekra dhe pjesa tjetër sulmonte vëlla me vëlla. Janë pasoja. Tani duhet të kuptojmë një gjë kjo është çmenduri kolektive që ka kapur PD është e tmerrshme. PD është si një biznes që po falimenton dhe kjo është e tmerrshme. PS po lulëzon, pavarësisht problematikave. QË të luftosh duhet të bësh një stërvite, kurse këta nuk stërviten, këta shohin si luftojnë njëri-tjetrin.

Kush është kundër meje e kush flet më bukur, kush është servil, e kush do më zere vendin. Foltorja numër 1 që bëri Berisha ngjalli shpresë, por u deformua totalisht. Aty ka njerëz që nuk i votojnë as njerëzit e vet. Pse nuk fitojnë në Kavajë m ? Pse nuk ka banda në Kavajë, por janë njerëzit aty. Fitoi në Fushë-Krujë, aty janë bandat më të mëdha. Edhe Berisha nuk duhet të largohet, duhet të jetë Ervin Salianji, Tabaku, Aliahmeti figura që nuk kanë njolla.", tha Sula.

7 Komente

  1. Q
    Qazim Mulleti

    Ik mor servil,prokuror i xhaxhit.Ti i je lepire Saliut.Kur i the deputets shterpe,gjuajte ne pistolete ne stadium si afrikan,ishe ne kom hetimor te 21 janarit...te vinte deputer do i lepiheshe prape

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kështu o posi!

      O Dash Sula!Po ç'Salian mo Sula?!Po ç'njollë më të madhe të ketë Salianji se sa i dënuar për mashtrim?Po ai kaq pati mundësi dhe kaq bëri si skuth! Po është figurë e diskredituar Salianji o Sula!Kaq nuhatje nuk ke?!

      Përgjigjjuni
      1. Truth

        Lufta ne PD inegzistente po zhvillohet ndermjet: Mulit dhe Gazit, Belos dhe Cunit te Fahri Pordhes dhe Adrian Kalas, Adrian's K.... dhe J.Tabakit, Xhin Xhonit dhe Gon Gjakmerkaj,Palokes dhe Rakise, Belos dhe TV Syri, Ennos dhe Lefter MuLiqit, fierakut dhe Gaz Bardhit, Sals dhe Spakut ku momentalishte Sala ja u ka fut sa krahu te gjithve. Te gjithe bertasin Sala na duhet, mos e hiqni! Se I pelqen krahu qe I ka futur. Dashi ka dal me gisht ne b... we kur dogji xhaketen per "liri". Zgjedhjet e fundit kur PD nuk mori pjese por ja u "mbeshteti" te Pavarurve ishte fillimi I falimentit te PD me posja te renda per opoziten shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te mjeret neve thuaj ke kishim Votuar !

          Me ne fund po e kuptojne secili shqiptare se kujt ja ka dhene Voten secili shqiptare ne keto 35 vite ! ku jane shqiptaret si jetuan ne kohen e PPSH-PD dhe si jetojne sote , ku jo cdo gje normal seshte eshte e perkryer , por te pakten po behet dicka e mire si per shqiperine dhe per secilin shqiptare .Kete po e verteton dhe Evropa qe mbase shume shpejte na pranon ne gjirin e saje..

              1. r
                robi

                O Dasho po si mund te ece para nje bande monstrash te neveritura me horra si Xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje