Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla vlerësoi rolin që PDK ka pasur në ndërtimin e institucioneve dhe në konsolidimin demokratik të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Balla theksoi gjithashtu se beson në përvojën dhe vizionin që Hamza sjell në drejtimin e partisë, duke u shprehur se kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Ai gjithashtu njoftoi se bashkëpunimi mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës do të intensifikohet në periudhën në vijim.
''Urova sot Bedri Hamzën për zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, forcës politike me kontribut shumë të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës. Me përvojën dhe vizionin e PDK Kosova mundet ma mirë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes grupeve tona parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës'', shkruan Balla.
Bedri Hoomza