Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim të organizuar nga Komuniteti i Helsinkit, ndër të tjera ka treguar për vështirësitë më të mëdha dhe objektivat e gjykatës për 5 vitet e ardhshme.
Sa i përket objektivave të SPAK, Dumani tha brenda një afati 5 vjeçar duhet të jenë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë.
“Objektivat e SPAK në 5 vitet e ardhshme janë që të kemi dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, që do thotë se zyrtarët e lartë, të mesëm dhe të ulët do merren në pergjegjësi penale dhe do ketë vendime të formës së prerë ndaj tyre,” u shpreh ai.
Në lidhje me vështirësitë që janë duke hasur, Dumani tha se vështirësia më e madhe është që momentalisht janë vetëm 17 prokuror dhe shpreson që të bëhen 20.
Po ashtu ai theskoi faktin se ka numër të kufizuar hetuesish, ndërkohë që ka shumë çështje në hetim.
“Normalisht që kemi shumë vështirësi dhe vështirësia më e madhe është që ne jemi vetëm 17 prokurorë dhe shpresojmë të bëhemi 20.
Kemi numër të kufizuar hetuesish dhe kemi shumë çështje në hetim, dhe është çështja e prioritizimit dhe impakti që mund të ketë ajo çështje në te ardhmen.
Eshtë një vështirësi e madhe për shkak të këtyre kufizimeve dhe presioni qe vjen nga pritshmerite e publikut mund te konsiderohet si një veshtirësi, sepse publiku me të drejtë kërkon rezultate.
Ne nuk po bëjmë gjëra të paimagjinueshme por bëjmë punën tonë” tha kreu i SPAK.
O Duman!Ju keni kaq muaj me nje Sali dhe me dhenderin dhe nuk po vendosni?po te tjeret qe jane me mijera?nga ana matematike i bie qe te perfundoni ne vitin 2500 atehere kur nuk do ekzistoje as Albanistani!
Dumani ban shaka, cna kujton Dhallen e kompani, lol
Shyqyr qe the te verteten qe do zgjasin keto pune kur te kene vdekur edhe ata qe kane bere krime dhe SPAK del i lare nuk prishet as me Salem ,as me dhendrin e Sales mjere Viktimat e Gerdecit te21Janarit ,ku ishe hic gja kundi thot populli te narojeSPAK sa te behet 20prokurore .Bobooooo ctallje me kete popull ?