Ambasada amerikane del në mbështetje të komisionit special “Xhafaj”

6 Shtator 2024, 17:08Politika TEMA
Ambasada amerikane del në mbështetje të komisionit special

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin e cila drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Përmes një deklarate, SHBA shprehet se si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA-së do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri më tani ka bojkotuar punën e komisionit, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

5 Komente

  1. A
    Aron

    Do fillojne te sulmojne ambasaden Amerikane, perseri.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Birishi

      Ju vazhdoni punen ne komision ,se komunisti Non Grata eshte si gjithmone per te penguar zhvillimin e Shqiperise ,si dhe mos futjen ne BE . vazhdoni edhe pa ardhur ata ,se edhe po erdhen dihet se pengojne komisionet .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Nuk doli ne mbështetje por kanë vendosur t'a kontrollojne nga sfera se qellimi është t'a kontrollojne SPAK -un qeveria dhe opozita bashkë se kanë rënë dakord nuk është ankuar asnjë nga opozita dhe Saliu e ka mbështetur që ne fillim

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Mos abuzoni me titujt. Ambasada e SHBA-se shprehu palëkundshmerine e saj politike ne mbeshtetje te Shqiperise "për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE". Ambasada e SHBA-së "do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit," dhe jo te Fatmir Xhafes.

          Përgjigjjuni
          1. e
            e po...

            Te vleresosh, nuk eshte e lehte, ama ky djali Xhafaj, sepse ka nje paraqitje prej njeriu serioz, intelektual, mendjemprehte, ideor dhe i thjeshte. Eshte atdhetar i heshtur që punen e ben ashtu si e mendon ne interes te perspektives shoqerore me nje force mendimi per tu admiruar. I uroj jete e shendet dhe sukses ne punen ne sherbim te vendit dhe njerzeve !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje