Meçe: PD tenton të sillet si e riorganizuar. Nga parti e shpresës, ka përfunduar te flakadanët

6 Shtator 2024, 13:50Politika TEMA

Meçe: PD tenton të sillet si e riorganizuar. Nga parti e

Analisti Arben Meçe, duke komentuar planin për bashkimin e demokratëve, tha se nuk ka pasur një ndarje. Në intervistën për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani, ai tha se ndarja ishte një skemë e orkestruar nga Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA, dhe po ai ka urdhëruar tashmë bashkimin.

“Pse u ndanë, sepse Berisha u shpall non grata. Nëse u ndanë për Berishën non grata, nëse pse-ja nuk u zgjidh si mund të justifikohet bashkimi. Ata u ndanë se Berisha ishte non grata. Në 2 vjet e gjysmë është theksuar se non grata nuk i hiqet dhe tani fillojnë penalitetet. Kur kjo çështje është në ajër, pse u bashkuan. Sepse ata u bënë sikur u ndanë dhe tashmë po vijnë në origjinë sepse urdhri ishte bashkimi, nga ai që dha urdhër me u ndarë. Kjo skemë e pretenduar e ndarjes, një lëvizje e orkestruar nga Berisha për të marrë mandatin dhe për të thënë se Shqipëria është në diktaturë se ka arrestuar liderin e opozitës.”, tha Meçe.

Sipas tij, PD po përpiqet që të sillet si një parti e riorganizuar pas marrjes së vulës.

“Lëvizjet sot në PD tentojnë të prodhojnë imazhin e një partie të riorganizuar tashmë që mori vulën. Problemi i tyre është se janë të paaftë të mbledhin masa, të gjithë aksionin e zhvillojnë ku kanë njerëz dhe i vetmi njerëz ku kanë është parlamenti. Pritshmëria e tyre është se thonë për protesta që s’i ka parë kurrë Shqipëria, dhe çdo gjë përfundon në parlament me flakadanë sepse i vetmi vend ku ata kanë njerëz që ndezin dhe prodhojnë të ashtuquajturin aksion, e cila në opinion je prezente, por kjo i dëmton më tepër se kjo lloj prezence në parlament, dëmton më tepër imazhin e tyre sepse personifikon PD që pretendon të marrë pushtetin me Flamur Nokën me flakadanë në dorë. PD si parti e shpresës përfundon te flakadanët dhe simboli është Noka.”, shtoi analisti.

4 Komente

  1. P
    Pogradecari

    Aman ku i gjeni keta “ analiste” anadollake , e keni gjetur me urgjence ne rruge…

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Pas 34 vitesh që ra sistemi komunist dhe zyrtarisht 32 vite e ashtuquajtur demokraci. Akoma në ekranet shqiptare janë opinga të djegura që japin mënd si ky Meçe që s'di të lidhë gomarin apo Beqiri një komunist i thekur. Po nuk ka një profesor avokat inxhinier në 45 vjeç të flasë veç këta pleqtë komuniste që akoma hane fasule për mëngjes!!

      Përgjigjjuni
      1. 6
        60 vj

        Per hater te realitetit, meçe eshte themelues I partise demokratike

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Themelues të PD-së janë shumë pardesy bezhë që Ramizi i vendosi djathtas dhe majtas

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje