Para vizitës së Georgia Melonit: Punimet e fundit në kampin e Gjadrit

6 Shtator 2024, 15:30Politika TEMA

Para vizitës së Georgia Melonit: Punimet e fundit në kampin e

Vijojnë ende punimet për kampin e emigrantëve në zonën e Gjadrit. Punimet po konsistojnë në rrethimin e këtij kampi, sistemimin e oborreve, por edhe ndriçimin e sistemit të kanalizimeve.

Makineritë e firmës italiane janë ende brenda ambienteve të kampit. Puna është përqendruar kryesisht te rrethimi dhe ngritja e murit 7 metër të lartë që do të ketë kampi i cili ndërtohet në atë që njihet si zona ushtarake e Gjadrit.

Sipas burimeve, puna do të marrë edhe pak javë kohë derisa gjithçka të jetë për të pritur emigrantët. Në mesin e gushtit inspektorët italianë bënë testimet e fundit dhe dorëzuan raportin te qeveria italiane. Ndërkohë është marrë në dorëzim nga autoritetet në shtetin fqinj qendra pritëse në portin e Shëngjinit.

Emigrantët të cilën do të kapen në det do të identifikohen  dhe do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Më pas ata do të transportohen drejt Gjadrit rreth 20 km larg nga qyteti i Lezhës.

Kampi ka një kapacitet për të pritur 3 mijë refugjatë në muaj ndërsa ndërtimi i tij nisi pas marrëveshjes mes kryeministrave Rama e Meloni në fund të vitit të kaluar.

3 Komente

  1. U
    USA

    ...po si nuk perfunduan gjesendi ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Kerkesat per azil i nenshtrohen verifikimit te personit per te dhenat e tij,se kush esht dhe nga cili shtet vjen . Ne shum raste azilantet nuk japin te dhenat e tyre personale dhe as shtetin se nga vijn,duke deklaruar nje shtet tjeter,dhe pas verifikimit se ky person ka genjyer,ti si Shqiperi nuk ke , se ku ta ekstradosh ?! Keta azilante quhen person pa identitet dhe pa shtet dhe Shqiperia esht e detyruar sipas ligjeve te te drejtave te njeriut per tju ofruar strehim ! Shembuj te kesaj kategorie me milona emigrant te cilet kan dekada qe enden neper Europ,ka pa fund ,me Armenet dhe Azerbajxhanet te cilet thonin se vijn nga Nagorni Karabak,me Kurdet e Irakut te cilet thonin se ishin Arab dhe vinin nga zonat nen kontrollin e ISIS .... e shum shtete te tjera .

      Përgjigjjuni
      1. 2
        2002

        Ata shkuan ne Itali per nje jete me te mire dhe perfunduan ne Gjader ...dhe keshtu si erdhen punet ....burg eshte ...ose qe te jem akoma me i qarte kamp perqendrimi ...tela te larte me gjemba . nuk ke ekomunikim me asnje , kontroll i rept ri brenda e kruan hunden te besh sacma , ri te rime vetem ha e dhit ...me pak fjale burg .....shume fatkeqsi e madhe ...imagjinoni disa prej atyre ti kete hedhur ne kete kamp lufta dhe katastrofa ne vendlindjet e tyre ....sdua te kaloj as ne enderat me te cmendura ...eshte per tu ardhur keq ....Rama beri shume gabim qe ra pre ne idete e nje politikane te ekstremit te djathte ne Itali ....shume gabim i madh per nje Kryeminister qe eshte socialist ....eshte fatkeqesi se si socialistet europiane nuk i treguan kufirin nje zullumqari si Rama ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje