Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK

11 Nëntor 2024, 13:11Politika TEMA
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, ishin sot të pranishëm në qytetin e Korçës, ku morën pjesë edhe në ceremoninë e përvitshme të “Përkujtimit të Armëpushimit”, të 11 Nëntorit 1918, në fundin e Luftës së parë Botërore, ku u nderuan 640 ushtarë të rënë.

Diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë dhanë edhe një prononcim për mediat, ku folën dhe ndanë mendimet e tyre për situatën politike, zgjedhjet e ardhshme dhe drejtësinë.

Për arrestimet në nivele të larta të politikës që ka bërë SPAK, ambasadori gjerman u shpreh: “Qëndrueshmëria e institucioneve të fuqishme, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera ligjzbatuese, është pjesë e transformimit të aksesit në BE. Ne e mbështesim dhe e vlerësojmë punën e SPAK në këtë aspekt”.

Ndërsa ambasadorja franceze komentoi hapat e Shqipërisë drejt BE dhe punën e SPAK, duke vlerësuar dhe mbështetur për hapa të mëtejshëm, sikurse homologu i saj gjerman.

“Ashtu siç e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare.

Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha diplomatja franceze.

6 Komente

  1. V
    Vala

    Amanda mos na e hiqni nga scena Saliun. Eshte I vetmi karagjoz qe na zbavit nga penxherja e hales.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ed Ram, Saliu dhe Meta

      Faliminderit shumë, dhe shpresoje shumë që Evropa, ta mbeshtesni SPAKUN, deri në fundë politikisht, puplikish dhe finacjarisht deni në antarsimin e Shqiprisë në Bashkimit Evropjanë.. Edhe në çoftë se administratat e re e Trampit, e mohonë Rreformën e re në sistemin e drejtesise, për shkatë të lobimeve që do bën Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta ne Amerikë, shpresoje që Evropa mosë ti bije hasha SPAKUT dhe rreformës në sistemin e Drejtesise.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Merci, Danke

      Faleminderit shume Europa. Edhe pse vjen Trap mafiozi i ndyre ne USA, ne shqiptaret presim mbeshtetjen e Europes demokratike per vazhdimin me reformen SPAK per anetaresim ne BE dhe jemi ne pritje te kapjes se peshkut te madh te radhes, lali Fikut qe po i vjen rrotull drejtesia.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati idealist

        Europa ka qënë dhe do mbetet një kurvë plakë në qëndrimet e saj.Pse e them këtë ?Gjithë Europa e di se sali maloku është një kriminel,një i korruptuar dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe kur vjen puna nuk e shpallin saliun nongrata.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Perpara me Europen. SPAK do vazhdoje me ndihmen e Europes pavaresisht shurraqit diktator ne krye te Amerikes.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo Europa

            Ju lutem mos ndalni perpjekjet. SPAK eshte shpresa e fundit e Shqiperise per te kapur hajdutet qe e kane shkaterruar prej dekadash dhe per te hyre ne Europe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje