Analisti: Berisha bleu mbijetesën politike me 1.4 milionë euro, i siguron "vdekjen" çdokujt brenda PD nëse hapin gojën

5 Nëntor 2025, 09:05Politika TEMA
Analisti: Berisha bleu mbijetesën politike me 1.4 milionë euro, i

Analisti politik Ergys Mërtiri, tha se Sali Berisha ka paguar paratë për Chris LaCivita, pavarësisht se e dinte që nuk do fitonte zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai shtoi në emisionin “Tirana Live” se shuma prej 1.4 milionë euro nuk prodhoi një subjekt të qëndrueshëm opozitar, por vetëm mbajtjen gjallë të figurës së Berishës në skenën politike.

Mërtiri e përshkroi situatën brenda PD-së si paradoksale dhe tregues të një krize të thellë, ku mungon çdo alternativë dhe kritikë ndaj lidershipit aktual.

“E ka ditur se do t’i humbiste zgjedhjet. Nëse nuk do ishte Chris LaCivita, ai nuk kishte marrë votat që ka marrë. Me 1.4 milionë euro garantoi mbijetesën e tij në politikë, pasi në të kundërt do të detyrohej të ikte. Kjo ka prodhuar mbijetesën e tij politike, jo si subjekt. Doktori nuk po lejon zëra ndryshe.

Në PD ka një paradoks, që tregon krizën e thellë ku ka rënë ajo parti. Berisha nuk prodhon alternativë dhe është totalisht i pabesueshëm. Nuk ka asnjë zë kritik, pasi në një situatë normale duhet të gëlonin zërat kundër dhe të thonin se Berisha duhet të largohej. Ai nuk lejon asnjë zë kundër.

Kushdo që hap gojën kërcënohet me zhdukje nga partia dhe me “vdekje politike”. I vetmi funksion i PD është që të pengojë çdo opozitë që të mundë Edi Ramën.”, tha ai.

1 Komente

  1. V
    Vitalik

    Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje