Andi Bushati: Gara në PD nuk ishte serioze, Salianjit nuk mund t’ia heqësh të drejtën për të konkurruar

25 Maj 2026, 22:10Politika TEMA
Andi Bushati: Gara në PD nuk ishte serioze, Salianjit nuk mund t’ia

Gazetari dhe analisti Andi Bushati mendon se gara pa kandidatë për kryetarin e Partisë Demokratike ishte jo serioze dhe se i meritonte të gjitha memet tallëse që u shfaqën këto ditë në rrjet.

Sipas tij, përjashtimi i Ervin Salianjit nga gara dhe PD e bëri edhe më karagjoze situatën.

“Mua do më dukej më serioze një garë ku të ishte edhe Salianji dhe të humbiste. Gara në PD nuk m’u duk një garë serioze, prandaj edhe Berisha i meritonte memet. Gara nuk bëhej serioze me Meremen. Do të ishte po aq karagjoze. Gara bëhej me një njeri që kjo parti e ka quajtur për dy vjet me radhë të burgosur politik dhe që e ka pasur numrin dy të Grupit Parlamentar. Një njeri me këto pozita që do të konkurojë në parti, nuk përjashtohet. Nëse është i shitur le ta gjykojë anëtarësia, mos t’i japë asnjë votë, por nuk i heq dot ti të drejtën për të konkuruar”, tha Bushati.

2 Komente

  1. U
    Uji

    Ky Bushati do te kaloj popullin per idiot dhe pa nivel sic bien dakort te syri i cimit te gjithe ata aty...per kto zgjedhje fjala jo serioze jo qe ska vlerë,por dhe nje karagjozllek i ndyrë dhe nje malipunim ështe pak te quhet.nejse bej punen tënde beji yzmet lekut

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Që ju analistët grini sallat kot sa për të mbushur kohën e emisionit, kjo është e justifikueshme, por të këpusni gomarllëqe si këto të Bushatit që thotë se pjesëmarrja në garë e Salianjit do t'a bënte më serioze garën kjo kalon çdo kufi!! Pra, për Bushatin, ajo që ka rëndësi është forma, jo rezultati. Po mirë o Bushat, nuk të shqetson fare ty si analist fakti se, edhe sikur në garë të ishe ti dhe Ylli Rakipi, përsëri kryetar do zgjidhej Berisha? Harruat ju se për kryetar PD konkuruan edhe Basha me Olldashin, si dhe Basha me Selamin, por kryetar gjithmon është zgjedhur Berisha? Nisur nga kjo, nuk ju vjen një çik turp ju kur flisni për zgjedhje në PD?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema