35-vjetori i Partisë Socialiste në Durrës, Rama: Nëse Shqipëria është afër BE-së sot, arsyeja është puna e PS

25 Maj 2026, 18:25Politika TEMA

35-vjetori i Partisë Socialiste në Durrës, Rama: Nëse

Rama: “Së pari, shumë faleminderit për këtë mikpritje edhe me keqardhjen që shumë njerëz ishin jashtë dhe në pamundësi të hynin brenda, pasi salla ishte e mbushur plot. Besoj që në këtë përvjetor janë shumë ata të cilët janë pjesë e kësaj historie. Janë pjesë e këtij rrugëtimi, pjesë e këtij kremtimi, pavarësisht se sa mund të bien në një sallë, ose përreth një salle. Ky përvjetor, për ne është një moment i rëndësishëm, jo thjesht për të kujtuar një datë, por për t’u ndalur në një stacion. Duke kthyer kokën pas, për të vlerësuar të gjithë ata që i dhanë PS aq sa mundën, kurdo që mundën, kudo ku mundën dhe siç edhe doli nga fjalët e tyre këtu, në një kohë dhe në momente të caktuara që për shumëkënd në këtë sallë, sot janë tërësisht të paimagjinueshme. Është e paimagjinueshme sot që të duash të mblidhesh dhe të mos lejojë policia të mblidhesh. Por ky ka qenë realiteti i atyre që morën kurajën të themelojnë PS, sidomos në territore ku thjesht emri i PS krijonte reaksion negativ. Megjithatë, sot ne ia vlen të ndalemi në stacion për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve, në një mënyrë ose në një tjetër, rrugëtimi i Shqipërisë u njësua me rrugëtimin e PS, dhe ky është fakt, sepse nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna, vepra dhe merita e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë. Historia e PS është historia e një transformimi të brendshëm në funksion të një vendi që duhej transformuar. PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht edhe fuqia që i adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme që të flitet për një vend në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Dje nuk ishte kështu, dje ishte një kërkesë themelore e vendit për këtë. Kur Shqipëria pati nevojë për stabilitet, ishte PS që e mishëroi dhe e garantoi atë stabilitet. Kur Shqipëria pati nevojë për t’u ringritur nga dështimet e mëdha, ishte PS ajo që e ringriti. Kur Shqipëria kishte nevojë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme, ishte PS që ia dha Shqipërisë këtë kurajë për të ndërmarrë këto reforma. Nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë BE-së, ka vetëm një arsye të madhe, që është forca, përkushtimi dhe puna e PS.”

6 Komente

  1. D
    Dire_?_?___Straits

    Afer... De-juro ...apo De Fakto (dmth me nivel jetese) ???!!!! De Juro mund te hyjme shpejt ...po kujt po i rruhet ???.....De fakto ....pas 7-8 brezash kur te na kete mbire bari mbi koke ...ndoshta...por deri atehere BE do te jete shkrire !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foni

      Ky flet sikur të kenë kaluar 3.5 vjet dhe jo 35 vjet. Jo vetëm kaq, por edhe sot një zot e merr vesh se kur do hyjmë në Europë. Gjatë kësaj periudhe 13 vjet në pushtet ka qënë PD dhe 21 vjet ka qënë PS. Ky bënë gjënë më të çuditshme, paraqet si sukses të PS ecurinë e problemit dhe vonesën ja faturon të gjithë PD. Kur PS dhe PD si kupola politike janë e njëjta gjë, ai që mbetet qëllimisht i ndarë është populli, pjesa më e pafajshme e gjithë kësaj katrahure neokomuniste.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Ja fut kot. Pd i pame ca produkte. Pa viza si njerez ne 2010. Le te thote nje gje te prekshme per njerezit plus nga 2010....vetem nje.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Me afer do te thote dhe 10 vite. Ke 13 vite nuk jane pak. Perparimi eshte me pikatore.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rama- ky injorant mesjetar

          Njesoj si dhe mender drejtesia e re . Cdo gje qe ke bere ne kete vend, vec qelbet ere, qe dirigjohet nga turceliu malo beut, qe ja ke varur ketij vendi europian, ne koke te cdo institucioni te tij.

          Përgjigjjuni
          1. N
            NO PASION

            DHE PAKEZZZZZ...UKRAINE....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje

            Blog Tema