Çështja e detit? Ja për çfarë u diskutua në takimin Nufi-Dendias

25 Maj 2026, 16:25Politika TEMA
Çështja e detit? Ja për çfarë u diskutua në

Ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, priti homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

Në fokus të kësaj vizite zyrtare ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi dhe vijimi i dialogut të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke e vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Ermal Nufi u ndal tek promovimi i stabilitetit dhe sigurisë rajonale, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor – i cili mbetet prioritet strategjik i përbashkët i dy vendeve tona.

Nufi u shpreh se: “Objektivi kryesor i Shqipërisë në rajon mbetet avancimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për këtë arsye, ne jemi të pranishëm me personel në EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë dhe në KFOR në Kosovë.

Gjithashtu, forcat detare shqiptare dhe ato greke ruajnë koordinim dhe ndërveprueshmëri të shkëlqyer përmes misioneve në Detin Egje dhe Mesdhe, përfshirë Operacionin “Sea Guardian” të NATO-s.

Ndërkohë, Shqipëria po ndërmerr aktualisht përpjekje për forcimin dhe modernizimin e flotës së saj detare, çka do të rrisë më tej sigurinë detare dhe praninë e Aleatëve në rajonin Adriatiko-Jonian.”

Ministri Nufi vlerësoi gjithashtu edhe ndërveprimin e fortë aktual ndërmjet personelit ushtarak përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës; teksa theksoi rëndësinë e veçantë të ri-vitalizimit të protokollit teknik mbi bashkëpunimin ushtarak mjekësor ndërmjet dy vendeve tona.

“Besojmë se duhet të synojmë riaktivizimin e këtij kuadri, veçanërisht në fushat e kujdesit shëndetësor të specializuar, trajnimit mjekësor dhe shkëmbimeve profesionale, në frymën e përfitimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik.” – është shprehur Nufi përgjatë bashkëbisedimit me homologun Dendias.

Përgjatë takimit, të dyja palët vlerësuan gjithashtu bashkërisht rritjen e përpjekjeve për zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ushtarako-industrial si prioritete kyçe për të gjithë Aleatët, veçanërisht në dritën e dinamikave dhe vendimeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

9 Komente

  1. S
    Socialist

    Po ky 'puftja' ministër i jashtën nga mbiu! Apo është edhe ky si ato kuçkat e tenderave që i përdor rama për firmë? Kujdes o loqkov se është e rëndë firma e tradhëtisë! Kujdes jugun, detin e tokën! Janë punë me zarar o loqkov..pufte se po të përdor rama!

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Pse ca i gjeti Saliun, Lulin e Belerin, qe i shiten dhe menderen Grekut, jo me jugun, detin e token?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuje e zezë

        Po deti ku është deti? Nuk folën fare. Po si ju vajti mëndja ta vini në titull. Se ministri i mbrojtjes nuk meret me detin....... Me ça meret? ....... Po me luftën meret.... Me ligjin e luftës. .... Këtë të kishit vënë në titull.

        Përgjigjjuni
      2. K
        K O R C A

        More , po ky Dendoja sikur kishte ardhur per te biseduar per ringjalljen e marreveshjes se detit Jon qe rrezoi gjykata kushtetuese shqiptare ? Une e lexova me kujdes dhe nuk pash asnje fjale per ndarjen e detit ! Apo mos kerkojne perseritjen e Traktatyit te miqesise Greqi - Shqiperi , se i ka mbaruar afati ? Po si mund te neneshkruhet traktat miqesie me nje shtet qe je ne gjerndje lufte? A mund te gjendet ne bote ndonje perkthyes te na shkoqitij kete marrezi greke ?!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hakiu

          Ne Kosove i forti thot;hajde e ndajm livadhin,po livadhi eshte i omi,kete greku po ia thote.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            Haki , të kam thënë herë tjetër , mos shkruaj komente në gazetat shqiptare , se ju kosovarët jini 500 vjet larg Shqipërisë .

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hakiu

              Jam kureshtar ta shohe si do ta mbroni detin,ju intelegjentet me kooficient 10.Kjo pjese e detit ka gaze per ate greku e done,kurse ju fleni e tregohuni perparimtar e te zhvilluar. Une i shkret i prapambeturi e kam nga sikleti si ju te menquri t po e jep detin.Sa per kujtim,ne Kosovart,pjesen me te pasur me xehe dhe uje,pra veriun e mbrojtum fal edhe Albin Babes. l

              Përgjigjjuni
          2. h
            himariotiqis

            Keta pushtetare jane pjella bastarde antishqipetare…

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Ore masni token se ku Jane kufijte se keshtu si ekemi nisur do ngelemi pa asgje. Mateni token njehere se Po ha shejtani nga Brenda.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema