Sokol Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe e shoqërisë

25 Maj 2026, 15:45Politika TEMA
Sokol Sadushi: Drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Sokol Sadushi, ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i së drejtës, mbajti një ligjëratë të hapur në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, me temë “Shteti i së drejtës si kulturë publike: përgjegjësia e institucioneve dhe e shoqërisë”.

Në fjalën e tij, Kryetari Sadushi theksoi se shteti i së drejtës nuk është vetëm çështje gjykatash, ligjesh, procedurash apo reformash, por një kulturë publike që ndërtohet nga institucionet dhe shoqëria. Ai nënvizoi se drejtësia nuk është pronë e gjykatave, por përgjegjësi e përbashkët që kërkon politikë të vetëpërmbajtur, media të përgjegjshme, shoqëri të pjekur, universitet që kultivon dije dhe një gjyqësor që dëshmon integritet institucional në vendimmarrje.

Duke folur për rolin e politikës në raport me shtetin e së drejtës, ai theksoi se demokracia nuk është vetëm garë për pushtet, por edhe kulturë institucionale, aftësi për dialog, respekt për kufijtë kushtetues dhe përgjegjësi për vendimmarrjet që i përkasin interesit publik. Sipas tij, ka momente kur Kushtetuta kërkon më shumë sesa numra, kërkon kulturë dakordësie, maturi institucionale dhe përgjegjësi shtetërore.

Në raport me median, Kryetari i Gjykatës së Lartë theksoi se media e lirë është aleate e shtetit të së drejtës dhe se debati, kritika e analiza publike janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike. Ai nënvizoi, megjithatë, se raportimi për drejtësinë kërkon përgjegjësi të veçantë, në mënyrë që procesi gjyqësor të mos kthehet në spektakël apo gjykim publik paralel, por të respektohen procesi, provat, garancitë dhe arsyetimi.

Një mesazh i veçantë iu drejtua edhe vetë sistemit të drejtësisë. Kryetari Sadushi theksoi se besimi te drejtësia nuk fitohet me deklarata apo autoritet formal, por ndërtohet çdo ditë përmes vendimeve të arsyetuara, gjuhës së qartë, etikës, integritetit, transparencës, shpejtësisë së arsyeshme dhe vetëpërmbajtjes institucionale. Sipas tij, autoriteti i drejtësisë buron, para së gjithash, nga vendimi i arsyetuar.

Duke iu drejtuar opinionit publik dhe brezit të ri të juristëve, Kryetari Sadushi theksoi se procesi nuk duhet parë si pengesë për drejtësinë, por si garancia e saj thelbësore, sepse drejtësia nuk mund të ndërtohet jashtë rregullave, provave, dëgjimit të palëve dhe arsyetimit të vendimit. Ai nënvizoi gjithashtu se universiteti nuk formon vetëm profesionistë, por kulturën juridike të së ardhmes.

Në përmbyllje, ai theksoi se shteti i së drejtës merr forcë sa herë që institucionet pranojnë kufijtë e tyre, garancitë e procesit respektohen dhe juristi dëshmon integritet profesional edhe atëherë kur askush nuk e sheh.

5 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Akoma ky Sadushi me llafe pa bereqet.Bej punen leri fjalet se ato qe thua ti i di dhe populli i thjeshte Je hic me pak nje hipokrit ne zenit.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hyso

      Ky pune? Ky eshte nen urdherat e Rames..kjo eshte puna e tije...

      Përgjigjjuni
    2. g
      goni

      Drejtesine e ke shkerdhyer ti i pari kur nuk lejon jeri te pipetije(je me audio) ne institucionin qe ti drejton.Pa u qerruar pisat si ty ne prape nje llum drejtesie do kemi.

      Përgjigjjuni
      1. Çati

        Për deklarata dhe fjalë të bukura jeni kompetent kurse në zbatimin e ligjëshmërisë që nga ty i pari e të tjerët me rafhë lini shumë për të dëshiruar Deri tani nuk keni dhënë asgjë për të fituar besimin dhe respektin për drejtësi

        Përgjigjjuni
        1. Çati

          Si i bëhet për të komentuar , çfarë duhet të plotësoj, se deri tani vetm një herë më është dhënë mundësia

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje

          Blog Tema