Ka diçka madhështore në mënyrën se si Sali Berisha arrin të flasë për një votim me kandidat të vetëm sikur të ishte zbarkimi në Normandi. Në fund të fundit, jo çdo lider arrin ta paraqesë garën me vetveten si betejë epike kundër “narko-mafias më të rrezikshme në Europë”.
“Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë”, deklaroi Berisha, pasi fitoi një proces ku sfida më e madhe matematikore ishte si të numëroheshin votat pa humbur ritmin ceremonial të triumfit.
Në universin politik normal, zgjedhjet bëhen për të zgjedhur mes alternativave. Në universin berishist, alternativa duket se konsiderohet infiltracion mafioz. Dhe pikërisht këtu qëndron revolucioni teorik që po i jepet demokracisë moderne: kandidati i vetëm nuk është mungesë gare; është forma më e avancuar e demokracisë direkte. Një demokraci aq e pastër, sa kundërshtari nuk ka më nevojë të ekzistojë fizikisht.
Në tekstin e tij triumfal, Berisha shpjegon se në diktatura “kryetari është Zeusi dhe për Zeusin nuk votohet”. Ironia e vogël është se ai po e thoshte këtë pikërisht pasi fitoi një referendum personal ku i vetmi element realisht i pasigurt ishte niveli i entuziazmit që do të prodhonte rezultati i paracaktuar.
Madje ai e quan procesin “tmerr dhe ferr” për kundërshtarët. Një formulim dramatik që të krijon përshtypjen se në selinë e PS-së po binin sirenat e alarmit nga frika e kandidaturës së vetme të Berishës. Sikur Edi Rama, oligarkët, kartelët e drogës dhe “meduza” të mos flinin natën nga ankthi se mos dikush tjetër nuk kandidoi kundër Sali Berishës.
Por pjesa më poetike e gjithë kësaj sage është momenti kur Berisha paraqet votimin “një anëtar, një votë” si kulmin e pluralizmit europian, ndërsa çdo kritikë ndaj mungesës së garës shpallet automatikisht aleancë me narkomafian. Pra, sipas kësaj logjike, problemi nuk është pse kishte vetëm një kandidat. Problemi është pse shqiptarët nuk po emocionohen mjaftueshëm nga fakti që kandidati i vetëm fitoi ndaj kandidatit të vetëm.
Në një moment tjetër ai ankohet se mediat “i kushtuan mijëra lajme” garës në PD. Dhe këtu duhet pranuar një padrejtësi ndaj doktorit: është e vështirë për median të rezistojë përballë një spektakli ku një lider historik shpall si fitore titanike faktin që askush nuk e rrëzoi nga gara ku askush realisht nuk ishte në garë.
Berisha flet edhe për “demokracinë referendare”, një koncept që në interpretimin e tij merr një kuptim pothuaj mistik. Sepse referendumi klasik ka një “po” dhe një “jo”. Ndërsa këtu kemi hyrë në një fazë më të avancuar të evolucionit demokratik: “Po Saliut” ose “Je me narkomafian”.
Dhe ndoshta kjo është arritja më e madhe filozofike e kësaj historie. Të kthesh mungesën e alternativës në provë të pluralizmit. Të shndërrosh kandidatin unik në simbol të demokracisë direkte. Dhe mbi të gjitha, të arrish të bindësh militantët se beteja më e madhe kundër mafias europiane u fitua pikërisht ditën kur kundërshtari kryesor ishte mungesa e një kundërshtari./Vna
Nje i vdekur jo vetem nuk shijon, por edhe nuk sheh, nuk merr fryme, dhe nuk q..
Ore , cfare behet ketu tek Tema ,,,,, Mero ka krijuar varesi te rrezikshme nga droga "Sali"....edhe ne kohen e Enverit , gazeta "Zeri i Popullit" , mund te kishte vetem 1-2 artikuj per Enverin , te tjerat ishin me ngjarje dhe veprimtari ne rrethe , per industrine , bujqesine ........Mero di te kendoje vetem kengen e Saliut ??? !!!.....atehere eshte e llogjikshme qe t'ia ndryshoje emrin gazetes , nga Tema ne "Zeri i Saliut" !!!!!!
Eshte ushqimi me i mire per belo evgjitin gjithe kjo propagande, prandaj mer rrogen ti, sufllaqia-sufllaqe, bitcoin, krypto
Po ik o loqe se na merzite. Shko lepi bythen e fishkur te komunistit non grata qe udheheq me vendosmeri per 35 vjet shpurren te ashtu quajtur anti komuniste. Kulmi i degjenerimit per ate parti qe e quan veten te djathte dhe ka vetem komuniste ose ish bij komuniste karrieriste ne krye. Nuk ka faj bufi non grata se e di qe shumica e popullsise ne Shqiperi voton majtas bufi mendon se ka marre gjysmen ose te pakten pothuajse gjysmen e te majtes. Nuk ka te djathte ne Shqiperi. Bufi eshte bere pishman qe nuk mori gjysmen socialiste ne 1991 ne vend te gjysmes karrieriste.
Eshtë edhe njëherë,një mundësi, për budallenjtë , që nuk e kanë marë vesh se si ka funksionuar dhe mbijetuar ky njeri gjithë jetën e tij.Se si i thotë gjërat dhe se sa me lehtësi i budallallos ata që e ndjekin pas.dhe që po t’i duhet që të nesërmen të thotë krejt të kundërtat ,për të njëjtën gë, ,po aq lehtë do t’i budallallosë sërish të njëjtit njerëz.Kështu Saliu do të mbetet i pathyeshëm sepse po aq i pathyeshëm është edhe budallallëku i atyre që nuk i varin teneqenë.
Opopull ponuk. Vdiq. Sali Berisha fatmirmediu Ilir meta gramos ruci. Namik. Dokle edi. Rama. Shqiperia nuk regulloet se keta Jan bashk. Keta plera kan bisneset bankat otelet bashk me etusin e partis. Punes spaetak brao posht shqiperi bastardia shqiperi muti. Shura.
Mero i vjen hakut, Berishes ,e njeh shume mire si eshte ,si ka qene ...dhe përfundimin ja di .
Fatekeqesi Kombetare qe nje kryekriminel akoma Ciceron... Qe duhej te ishte haruar , dhe bari ti ishte thare plehres kryekriminelit. ..
Fatekeqesi Kombetare qe nje kryekriminel akoma Ciceron... Qe duhej te ishte haruar , dhe bari ti ishte thare plehres kryekriminelit. ..
Më pëlqen ai slogani: Ata vjedhin, unë pasurohem.
Poshterim,injorim ,zhveftesim me i madh qe mundet ti besh nji POPULLI nga nje vrases ,hajdut ,e armik i shitur i TIJ qe me kte forc te madhe antishqiptare vazhdon te lulezoj e te realizoj cdo objektiv te tij me nje pushtet "magjik" e te realizoj objektivin final ne sherbim te familjes si vetja ,nuk esht ma faji apo difekti t tij Esht niveli i nje populli te mar fund ,i nie populli ku prestigji historik i tij esht shuar ,ku personazhet politike kan pushtuar nderin dhe ndergjegjen kombetare deri ne paturpesi te neveriteshme ! Fatkeqesi rrenqethese e ketij realiteti qe po ushehen brezi i ri ,femijt tan ! Cfar duhet te bej me shum nje personazh cinik i ngarkuar me kte TRADHETI e 'lpt te tjera qe dihen ,te ngrihet nje popull i vuajtur ,e i varfer ne nje revolucion , mbarkombetar ta cliroj Shqiperin nga kta perbindesha !!1Cfar doni ma!!!! Kush esht kufiri i ketij durimi aq poshterus ..!!!!...
O dire po pse e prish gjakun me temen.mos u fut ne faqen e saj dhe shpetove.keshtu bej un me syrin caker te cimit,ndroj stacion dhe ja zgjidhja.po ke ngren ndonje luge corbe te prishur dhe je i detyruar ndryshon muhabeti.te fala bufit