Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, e ka cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit.
Kreu i qeverisë e quan Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”.
“Mirëmëngjes! Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”.
Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25 maj “Shqipëribërësin” e madh dhe të pavdekshëm, duke e thirrur Orën e Mirë të shpirtit të tij për ditët e mira që paskëtaj vijnë për kombin e për shtetin tonë", shkruan Rama në Facebook.
Rama thekson gjithashtu se me punën e përbashkët nën dritën e amanetit të Naim Frashërit dhe rilindësve tanë, Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit.
"Me punën tonë të përbashkët, nën dritën e amanetit të tij dhe rilindësve tanë, e me ndihmën e Zotit Shqipëria 2030, do ta kurorëzojë atë vit të 130-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit si Vitin Europian të Naimit, vitin e “Diellit që lind andej nga perëndon. Dhe nëse siç tha Konica, kur u shtie në dhé Naimin e përcollën 300 shqiptarë, në Shqipërinë 2030 Shqipëribërësin e madh do ta kremtojë të gjallë një popull i tërë, i bërë njësh me familjen e Europës së Bashkuar! Javë të mbarë”, thekson Rama.
Nesër, 26 maj në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE,e cila sipas tij “vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.
Në Bruksel për konferencën e tetë ndërqeveritare do të udhëtojë edhe kryeministri Rama me një përfaqësi të kabinetit qeveritar.
O debili i Lindes me kapele, anetaret e tjere te kabinetit qe te shoqeronin u kthyen si akoma jashte o debil.
“...vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse...."......dmth qe ta kuptoje populli i thjeshte , kjo konferenca feston "hyrjen" por ende nuk eshte mbyllur dera qe te na mbaje brenda Europes , se ku dihet mund te fryje ndonje ere nga brenda dhe na nxjerr prape jashte...tall bythen BE me ne , dhe ne kujtojme se fjalet e Palloshit jane dicka e madhe.............gjithsesi mendoj qe per kete ngjarje kaq te madhe , data e konferences te shpallet "feste kombetare" , dhe te jete pushim qe populli te ndjeke punimet direkt........
O Nastradin si duhet kuptuar shprehja " anëtarët e tjerë të kabinetit ....u kthyen si akoma jashtë"!
E mer lanet citjonezi ne diten e 180 vjetorit te turkoshakut Nazim citon "shqiperime evropiane"!!!??
Ka miratuar buxhetin 2026 vetēm pēr vete . bythqiri
Kllauni i rilindjes.ky qe gjygjsorin dhe dretesin shqiptare ja ka dhuruar greqis.
Ky vlleh po lidh gjera pa pike lidhje! Naimi me bythe ne Stamboll e samiti ne bruksel, ne pole te kunderta! Ai i sherbente baba sulltanit derisa pa qe sulltani po ikte per lesh dhe keta frasherlinjte e vllehe hyjne ne pazar me sulltanin per ta kapur shtetin e ri shqiptar qe mund te lindte! 26 maji pse nuk e lidh me rrahjen e gjakosjen qe u dhjeu Sali Berisha ne 1996 apo jeni ne kurban pazar?!
Right!
Na rrofsh trapin,ben kot si atdhetar,po e ruan trapin shume ky per naim frasherin apo tonin tershanen.
O Mero, ke marre boll euro dhe pasuri nga ky aklloun, te takon ta mbrosh pak, dhe jo te publikosh cdo debilik qe i rrjedh nga truri i lodhur. Hiqe artikullin sa nuk e kane lezuar te tere.
Gezime njeri pas tjetrit. Te dielen Lexhenda njoftoi fitoren në një proçes votimi nder më te suksesëshmit në Botë. Sot Iskanderbegu na jep gëzimin e dytë. Çfar fati i madh. Keta tallin bythen, populli ska buk, Shqiperia u zbraz. Por klta vagabondë kan të drejtë. Misionin antishqiptar po e kryejnë "me sukses".
Do ta beje shqiperine nuse Ky palloshi nen brekushe
Kur te gjallet u japin duart politikaneve tane, te vetequajtur, keta lypin ndihme nga te vdekurit! Cudi!
PPSL !