Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alteo Hysi, tha për Report Tv se pasi forcat ruse goditën me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, kanë zhvilluar një takim me ambasdorin rus në Tiranë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.
Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alteo Hysi, për Report Tv.
Missil oreshnik i pērdorur kētē tē diel nē Ukrain ( kiev), flet qart pēr zemērimin e Rusis ndaj objektivit tē Zekenskyt qē 90 miliard tē çbllokuar nga BE nē muajin Maj ,ti pērdor pēr tē shkatruar ekonomin e Rusis.Sot Ukraina mburret se i vret 1000 ushtar çdo ditē Rusis,propaganda tyre se armēt e lehta (automatik), s'jan nē tē nevojshme, pasi trupat ruse (sipas tyre) e kan tē pamundur tē qajn shtet rrethimin.Ukraina ka pērdorur tē gjithē armatimin qē posedonte kundra Rusis, duke shēnjestruar anije ushtarake,ura,nēndetse,avion,zona tē vanuara nga popullata,shkolla,depo nafte,gruri,armatimi.Mendoj qē Rusia po pērpiqet ti jap fund luftēs me armē mē tē fuqishme pasi Zelensky preferon luftēn se paqen.
Kur Kane marre vesh qe aeroporti I Vlores I iku nga Dora,Ruset Kane gjetur me imtesi NE DPS se ku eshte ambasada e Shqiperise.por prap nuk I dilnin te gjithe hollesite si dhomat e gjumet,haleja etj,dhe pastaj goditem kompleksin( ka Brenda shume gjera psh asgje nuk ka)_ dhe vetem ambasadori qendronte me gjoks perpara dhe me mandatin e Bajramit. Shqiperia beri protesten nr.1234 serioze,Po se kujt ja beri ngelet per tu pare.