Zgjedhje, referendum apo votëbesim?! Procesi hibrid që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të riemërimit të Berishës

24 Maj 2026, 13:15Politika TEMA

Në përpjekje për të maskuar një proces pa garë brenda partisë, në Partinë Demokratike përdorën një sërë përcaktimesh për zgjedhjet e djeshme për kryetarin Sali Berisha që vënë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës.

Në të gjitha daljet mediatike ditët e fundit, edhe organet drejtuese apo organizative të zgjedhjeve por edhe vetë Berisha, e cilësuan si ‘referendum për kryetarin” procesin e djeshëm brenda partiak.

Por në fakt statuti i Partisë Demokratike ka një nen të tërë për referendumin brenda partisë dhe në asnjë germë të tij nuk lidhet me atë proces që u zhvillua të shtunën.

Në nenin 11 të Statutit të PD thuhet qartë se “Për çështje të një rëndësie të veçantë, në Partinë Demokratike thirren dhe mbahen referendume, në të cilat thirret për të votuar e gjithë anëtarësia e PDSH me të drejtë vote” duke u shprehur me një “PO” ose “JO”. 

Pra, për një çështje të një rëndësie të veçantë me një pyetje të qartë që referendumi duhet t’i japë përgjigje, ndërkohë që zgjedhjet e djeshme për kryetarin e PD u organizuan për shkak të përfundimit normal të mandatit 4-vjeçar të Berishës, e cili e kishte marrë detyrën pranverën e vitit 2022. Ne fakt pas emrit të Berishës në fletën e votimit ishin alternativat “PRO”, “KUNDËR” dhe “ABSTENIM, ndryshe nga çfarë parashikon statuti i PD për referendumin.

Një tjetër element që vihet re në fletën e votimit, dhe që vërteton që në PD kanë bërë një proces hibrid duke bërë një mishmash “zbatimi” nenesh në statutin e partisë, si një “Frankeshtajn”, është futja në fletën e votimit të termit “votëbesimi për kryetarin e PDSH”. 

Statuti i PD ka vetëm një nen ku flet për votëbesim të kryetarit. Në pikën 9 të nenit 46 të statusit thuhet qartë se kryetari futet në votëbesim pas humbjeve të zgjedhjeve vendore.

Ne nuk jemi pas humbjes së zgjedhjeve vendore. Në fakt këtu neni që duhet zbatuar ishte pika më lart në nenin 46 që thotë se pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme kryetarit i quhet mandati i përfunduar dhe nuk lejohet rikandidimi, nen që Berisha e “ka harruar” që ekziston edhe pse e pagëzoi vetë si “neni Basha”.

Zgjedhje, referendum apo votëbesim?! Procesi hibrid që vë në

Po sipas Statuti të PD lejohet një garë pa alternativa?! Çudia te statuti është që detyrimi për të pasur rivalë përballë nuk është për zgjedhjen për kryetarin e partisë por një detyrim i tillë eksiston për kryetarin e degëve të PD apo kryetarin e Këshillit Kombëtar, zgjedhje të cilat bëhen veteë me të paktën dy kandidatura alternative. 

Një nonsens pasi për zgjidhjen për Kryetarin e partisë kërkohet më pak demokraci se sa zgjedhja e kryetarit të degës. Me siguri formula e përzgjedhur ditën e shtunë nga Sali Berisha per të vazhduar kontrollin e partisë ështe bërë me një formulë hibdride që Statuti  nuk e ka kurrkund, dhe që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës. /Shqiptarja.com

4 Komente

  1. S
    Studenti

    U dha shfaqja e radhes ne PD.U zgjodh perseri gjenerali i ushtrisë se vdekur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PD vdiq perfundimisht dje

      Tani eshte kohe qe SHQUP-i ti kthehet Ushtrise Shqiptare dhe angazhohet per NATO.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Desha te isha demokrat

        Flm or Zotni! Kjo analize duhet! Per ta sjell ne isllah PD! Eshte parti I popullit opoziatar te Shqiperise! Deri tani po ndodh abuzimi! Me ne qytetaret dhe naiv! Jo! Ky burri I zgjedhur dje nuk eshte Kryetar I PD! Edhe F. Mehdiu kurva ka frike ta pershendes! Nuk mundet qe S.Berisha te dal ne krye ne menyre abuzive me Pijanec ne origjine si Paloka dhe nje shofer jurist 6 mujor plepash, mbeshtetur nga nje plepist tjeter babysister please si Xh. Xhoni Ndjehem I turperuar peandJ dhe nuk mor pjese dje ne farsen e SB. Turp!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          Ore perse beheni si Shqiptare Keshtu ndodh edhe ne Amerike Keshtu u zgjodh Hillary 2016 duke eleminuar pa gare te plote kandidatet e tjere Keshtu u zgjodh Biden ne 2020 e 2024 Pra u beme ne si Amerika apo Amerika si ne rendesi ka qe jemi njesoj si Amerika Prandaj ju qe ankoheni nuk jeni si Amerikanet

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje