BE miraton fondin 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Histori suksesi që nuk shkruhet me britma

24 Maj 2026, 10:05Politika TEMA
BE miraton fondin 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në shënimet e javës një fond prej 49 milionë eurosh për Shqipërinë, e cila iu është ofruar nga BE.

Rama tha se se 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, është shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes.

“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes.

Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme.

E pra, urime të gjithëve dhe, mbi të gjitha, faleminderit! Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik”, u shpreh Rama.

 

8 Komente

  1. A
    Alarm

    Vidhi te gjitha tani. Gjithashtu shit shqiperine hebrenjve. Semos te dhemb ty, semos je Shqiptar?Kshu eshte kur budallenjte zgjodhen vllehun per mbret te Shqiperise. Dhe jo nuk kam gje me vllehet, perkundrazi i dua shume. Jane njerez me edukate dhe puntore. Po ky psikopati do na kthej ne popull pa atdhe. HAPNI SYTE BUDALLENJ

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire_/_////Straits

      Rrofte e qofte Mbreti Qe na pruri sheqer nga deti 200 gram i merr mileti 2 kuintal Qazim Mulleti

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      ndaji bashke me Belinden Karcanajn dhe Krficen ,se kane ngele pa buke dhe s kane as shtepi ku te jetojne,pu race e qelbur

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisteve cekic ballit

        Leke kafeje per palloshin dhe Balluken.

        Përgjigjjuni
        1. ◇◇

          I dha Ukrainës 90 miliard euro qē ndodhet nē Bashkimin Sovjetik, dhe na jep (thērrime) neve, 49 milion euro., qē tundim flamurin Gjerman nē protesta dhe eskorta e kryeministrit dhe presidentit tē Republikës ështē me mercedes Gjerman.Ju kujtoj se 49 milion euro i fiton njē qytetar i thjesht 2 herē nē jav nē euromilion, ndērsa ata do na bxjerrin ujin e zi se si shpenzohen, kur shpenzohen, kur do importohen., ku nga 49 milion ,asnjē lek i thatē, vetēm materiale ( si ilaqet e skaduara)

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lugu gjat

            Vidhi te gjitha deri ne 2030 -te e ke te sigurte pushtetin po s'ka ngordhur mamluku i Tropojes.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              Pyesni ramazonin pse Serbia mori dyfishin? gezuar bayrom

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beli

                Pse si beri 50 se aq e ka bela i do fiks

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje