Çelet sezoni turistik në Shëngjin, Nufi: Më të përgatitur për një verë me më shumë vizitorë dhe cilësi shërbimi

24 Maj 2026, 11:45Politika TEMA
Çelet sezoni turistik në Shëngjin, Nufi: Më të

Shëngjini çeli mbrëmë sezonin veror me një sërë aktivitetesh, ku morën pjesë qytetarë të Lezhës,  por edhe turistë nga vende të ndryshme. I pranishëm në aktivitetin për çeljen zyrtare të sezonit "Shëngjin 2026" ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njëherësh i deleguar politik i Partisë Socialiste për qarkun Lezhë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Nufi e cilësoi Shëngjinin si një nga destinacionet më atraktive të turizmit shqiptar, duke theksuar se qyteti po konsolidon vit pas viti pozicionin e tij si një pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj.

"Shëngjini nuk i ka lënë gjë mangët asnjë pike turistike në Republikë. Sot niveli hotelier, niveli i përgatitjes së të gjithë restoranteve, strukturave akomoduese në Shëngjin është i jashtëzakonshëm dhe për këtë ne jemi krenarë dhe jemi të bindur se Shëngjini këtë sezon do të ketë një sezon akoma më të sukseshëm se ai i kaluari. Këtë vit, Shëngjini do të shkëlqejë kudo. Sot jemi të bindur që ky sezon do të shënojë një sukses, jo vetëm për ata që do të vijnë, por edhe për bizneset, të cilët jam i bindur që do të kenë një standard të ri”, u shpreh ministri.

Ai përgëzoi edhe kryebashkiakun e Lezhws, Pjerin Ndreun, për bashkëpunimin dhe koordinimin e punëve me autoritetet qendrore për përgatitjen e një sezoni të mbarë.

Në mbyllje të fjalës së tij, ministri Nufi shprehu bindjen se edhe këtë sezon Lezha dhe Shëngjini do të jenë në nivelin e duhur.

3 Komente

  1. N
    Nufi- bufi, si guxon dhe del

    Sa e ke rrogen, mor i pa ftyre, dylber ordiner i bojaxhiut monster te surrelit, qe zhvilloi mega turizmin, qe shkaterroi bregdetin per sot dhe per te ardhmen, dhe ka zhvilluar dhe katastrofen tjeter egzistenciale njerzore, qe cmimet jane ngritur me nivelin me vendet e zhvilluara, ku rroga atje eshte tre dhe pesefishi i sklleverve te monstres se cmendur te surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. ^
      ^

      Do ulim kursin e euros nga 94 lek sot në 70 lek në fund të gushtit. Inflacioni, kriza energjitike, shishja verës 34 000 euro, paga minimale, fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 2027, gjitha këta si emigranti shqiptar që kthehet përkohësisht në vendlindje, po dhe turisti trullosur., duhet të futin dorën në xhep me ndihmuar ekonomin e vëndit. Shpresojm që çmimi biletës vajtje arrdhje të mos kaloj 4000 euro. economic class.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora.vlora

        Nufi si Bufi ,o Buf je minister mbrojtje jo turizmi ,lerja Gonxhes te flase se s di te lidhesh as dy llafe

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje