Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi procesin e integrimit europian, duke deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.
Në një analizë të gjatë mbi situatën aktuale të negociatave, Tabaku shprehet se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik që mund të humbasë nëse procesi vazhdon të trajtohet si propagandë politike.
“Integrimi europian nuk fitohet me slogane. Fitohet me reforma, me standarde dhe me institucione që funksionojnë”, shkruan ajo.
Deputetja demokrate sulmon edhe mënyrën sesi, sipas saj, qeveria po e trajton procesin e integrimit, duke e kthyer në një betejë propagandistike dhe jo në një plan real transformimi për vendin.
“Problemi nuk është ai që kërkon standarde europiane, zgjedhje të ndershme apo drejtësi të pavarur. Problemi janë ata që i shkelin ato”, thekson Tabaku.
Ajo paralajmëron se Shqipëria po rrezikon të humbasë një “dritare historike gjeostrategjike”, në një moment kur Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa rajoni ka nevojë për Europën.
Në reagimin e saj, Tabaku merr si shembull Malin e Zi, që sipas saj ka arritur të mbyllë 15 kapituj negociues, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet e bllokuar nga korrupsioni dhe mungesa e reformave reale.
“Europa nuk është slogan politik. Është mekanizëm standardesh, transparence dhe përgjegjësie”, shkruan ajo, duke kërkuar që procesi i integrimit të bëhet transparent dhe t’u përkasë realisht qytetarëve shqiptarë.
Mesazhi i Tabakut:
Integrimi europian i Shqipërisë është një nga objektivat më të rëndësishëm të shoqërisë sonë. Për vite me radhë ky proces u ndal si pasojë e krizave të brendshme politike, mungesës së reformave reale dhe hendekut mes asaj që premtohej në Bruksel dhe asaj që ndodhte në Shqipëri. Edhe sot, pak ditë pasi kaluan pozicionet e ndërmjetme dhe IBAR, udhëkryqi i Shqipërisë mbetet po aty: a do ta përdorim këtë moment historik për të transformuar vendin apo do ta humbasim edhe këtë mundësi?
Për ne në opozitë, integrimi europian ka qenë gjithmonë jetik për dy arsye themelore.
Së pari, sepse Bashkimi Europian është destinacioni ynë politik, ekonomik dhe qytetërues. Ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë pikërisht aty: në një shoqëri ku funksionon demokracia, ku ekonomia mbështetet tek konkurrenca dhe meritokracia, ku qytetarët mbrohen nga ligji dhe jo nga lidhjet me pushtetin.
Së dyti, sepse ky proces kërkon një transformim rrënjësor të shtetit shqiptar dhe të marrëdhënies së tij me qytetarin. Më shumë demokraci. Më shumë llogaridhënie. Një ekonomi për të gjithë shqiptarët dhe jo për një pakicë. Institucione që funksionojnë dhe jo institucione që përdoren politikisht.
Për këtë arsye, procesi i integrimit duhet t’u përkasë shqiptarëve. Duhet të jetë transparent, i hapur dhe i kuptueshëm për qytetarët, biznesin, universitetet, shoqërinë civile dhe çdo institucion që ka rol në këtë transformim. Pas muajsh diskutimesh mbi IBAR dhe Common Position, debati sot nuk duhet të jetë propaganda apo triumfalizmi bosh, por pyetja reale: cilat janë detyrat konkrete që kemi përpara dhe si përgatitet Shqipëria për t’i përmbushur ato?
Për disa prej nesh që e ndjekin këtë proces prej vitesh dhe që e kanë besuar integrimin europian jo si reklamë rrjetesh sociale apo flamuj që valëviten për propagandë, kjo është një histori e gjatë përpjekjesh. Nga debatet “u hapën apo nuk u hapën negociatat”, tek çdo moment kur Shqipëria është përballur me dallgët e veta politike dhe institucionale.
E vërteta është se Shqipëria ka pasur në këto vite një mundësi historike. Një dritare gjeostrategjike që nuk ka ekzistuar kurrë më parë në këto dy dekada. Europa sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për Europën. Dhe pikërisht në këtë moment historik, energjia e shtetit duhej të ishte përqendruar tek reformat reale, tek mbyllja e kapitujve dhe tek ndërtimi i besimit.
Shembulli i Malit të Zi duhet të shërbejë si reflektim dhe inkurajim. Një shtet që feston vetëm 20 vite si shtet i pavarur ka arritur të mbyllë 15 kapituj negociues, ndërsa ne ende festojmë 20 vite nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe vazhdojmë të mbetemi peng të retorikës së brendshme politike.
Sepse ky proces nuk është penguar nga fjala e lirë. Nuk është penguar nga ata që kërkojnë standarde europiane, zgjedhje të ndershme, drejtësi të pavarur apo institucione funksionale.
Procesi është penguar nga korrupsioni, nga abuzimi me pushtetin, nga mungesa e vullnetit për të zbatuar rregullat që vetë qeveritë premtojnë në Bruksel. Nuk është problem ai që flet për problemet e vendit. Problem është ai që i mohon ato. Nuk është problem ai që kërkon drejtësi të barabartë. Problem është ai që mendon se pushteti e vendos mbi ligjin. Nuk është problem ai që kërkon standarde në zgjedhje. Problem janë ata që i shkelin ato.
Bashkimi Europian nuk është një ëndërr abstrakte dhe as një slogan politik. Është një mekanizëm real që kërkon standarde, transparencë dhe përgjegjësi. Është mundësia që shqiptarët të kërkojnë llogari për ekonominë, për mjedisin, për energjinë, për korrupsionin, për infrastrukturën dhe për mënyrën si qeveriset vendi.
Prandaj sot, përtej reklamës dhe retorikës politike, sfida e vërtetë është kthimi i detyrimeve të Common Position në një plan real pune për shtetin shqiptar. Integrimi europian nuk fitohet me slogane. Fitohet me reforma, me standarde dhe me institucione që funksionojnë.
Dhe mbi të gjitha, fitohet kur ky proces bëhet realisht për shqiptarët.
Kjo pickedhia iraniane na cau trapin me gjithe Mero mercenarin!
Te lumte o Sale.. qe na na zjedh dy shale.. menja fyll.. pamja ylle.
Doli edhe kjo shurra e Saliut!
O ty librin familjar o shurraqe. Si nuk mendoni per ata 2milion shqipetar neper Europe
Propagandë politike kunder negociatave per futjen ne BE ben ti, saliu dhe partia juaj e shemtuar mi shemtaraqe. Cfare nuk thate e cfare nuk shpifet se me demek vendet e BE-se nuk do te firmosin per hapjen e negociatave. Po ja qe e firmosen dhe nuk ju degjuan juve, korri i kurvave! Ju kifte Qina juve alabaket e PD-se.
Doli e po flet edhe kjo sharabajga e apeDhieres. Kush mbeti te flasi per integrimin??? Keta buce e zagar qes’kane len gje pa then e bere per te minuar procesin e integrimit… Po ndonje koment per zgjedhiet histerike me falni historike ne PeDhiren a ke gje per te then moj sharabajge e thar????
Patjeter Zonje. Duhen reforma. Para se te flasesh per te tjeret filloje ke partia jote ku mund te levizesh dicka. A mendon se partia jote eshte e denje per EU ?Pra fillo ne fillim me partine tende. Jo vetem te flasesh por edhe te veprosh. Me shembullin tend do mesosh edhe PS se si te pershtatet per EU. A po harrova, ti me mire flet se sa te veprosh. Keta ne Biologji quhen kafshe jovertebrore.
Dole bllofe...ik largohu...... antishqiptare qe kerkoje minimin e Shqiperise per integrim.... Per te njohur fytyren e vertete te nje personi duhet pak kohe , dhe ti e nxore koken , nga ulja ne prehrin e Bufit komunist te valle Tropojes deri te apologie anti Shqiperi ...
Si e ke Fredis Beleris o anti shqiptare?- E keni pasur ne ADN tradhtine.
E shëmtuar ne shpirt dhe sterre e zeze,antipopullore,kjo dhe jape mend,shikoni kryetarin tuaj e cili vepron nen shembullin e diktatoreve me te erret te globit.
Si nuk e kupton moj zonje e zeze,mjaft eshte mjaft.
C'fare na tregon perralla me mbret per Malin e Zi kjo tabakhania e Sales ( regjes lekuresh do te thote tabak ) ! Mali i Zi i ka hapur negociatat ne vitin 2012,nje vit para se ajo mender partia jote te largohej nga pushteti dhe pa e mare as statusin e vendit kanidat deri sa e dorezoi pushtetin.Statusi kanidat u mor nje vit mbasi PS erdhi ne pushtet ne qershor te vitit 2014.Pra Mali i Zi ka deri me tani 14 vjet me hapjen dhe mbylljen e negociatave me shpresen te futet ne BE mbas dy vitesh ne 2028.Ndersa ne i filluam hapjen e negociatave para nje vit e gjysem dhe ne 26 maj fillon puna per mbylljen e tyre deri ne fund te 2027,pavaresisht perpjekjeve dhe llumit tuaj per ta penguar !! Me pune dhe shpresen e madhe per te qene anetar te BE ne 2029-2030 ! Tung o tabakhane me pordhe te medhaja e me shpirt te zi !
Me RRUAC, per mencurine,, o Tabakhone Qe ju, deri tani keni qene dhe jeni bosh, kete E dine gjithe shqiptaret. Qe ju jeni perpjekur per te sabotuar ne menyre te qellimeshme reformat edhe kete E dime. Drejtesia, shume e perfolur dhe nga ti, eshte sabotuar nga njerezit tuaj, miqte e Argites dhe te Ines, te instaluar Ne drejtesi. Pra, jeni ju pergjegjes. Madje edhe per mungese e kontrollin parlamentar ndaj Drejtesise jeni ju pergjegjes. Ndaj fshihet leme me reformat. Edhe deklarimet e tua cdo dite ne shtyp, apo edhe ne parlament Jane per te mbuluar pergjegjesine tuaj ne sabotimin e qellimshem te reformave.
Obobooooo, paska folur perseri kjo krijesa e lig dhe shpirt'kalbur! Gjithsesi vetem per nje gje eshte njishe, k'cimin e Tropojes. Nejse, VK kesaj!
AQ SHUME KAKE KA BERE SALEHQELBI NE GOJEN E KESAJ TE CMENDURES SA DUHEN SHEKUJ TE MBAROJE ....... ..
Zonja u tregua e paaftë dhe frikacake në në ngjarjet e vjetra dhe të sotme antidemokratike të partisë së saj dhe e tmeruar nga pesha politike e Berishës. Bën mirë mos të na shesë leksione për gjëra që realisht janë asgjë, në situatën kastrofale që ështëe partia e saj por të ngazhohet në shpëtimin e Pd nga turpërimi dhe asfiksimi i saj i plot. Jeni në fazën e turpërimit apsolut.
Ti Sorra Tabaku..je bere e Neveritshme per Komentete e tua Teorike..... i ke bere edhe ti "Pipes" Sali Berishes??????????????????Ju Hengert Mortja..si nuk keni Turpe qe po ju Shkerdhen nje Shurrak si Berisha????????
Hanëme e dredh bukur belin sidomos 82 vjeçarit!
Po Kakarite Pula-Tabaku qe ta Degjojne Sorrat e Tjera Berishjane..dhe u Thote e shikoni :Une e bere "Koqen e vezes"..po ju??????
Ke shumë të drejtë në ato që thua dhe qeveria duhet të punojë sa më fortë për realizimin e shumë reformave të cilat janë jetike për Shqipërinë.Po ju si opozitë sa keni ndihmuar vëndin tuaj në bërjen e këtyre reformave që ti përmënd ? A e ke pyetur veten se sa konstruktiv keni qënë në bërjen e ligjeve për ta çuar përpara Shqipërinë drejt integrimit në BE,sa keni ndihmuar në këtë drejtim ?Ta them unë.Kintributi juaj ka qënë 0.Gjatë gjithë kohës keni qën destruktiv vetëm keni penguar integrimin.Nuk mund të harrijmë skenat e dhunëshme të kolegëve të tu të pagdhëndur e injorant duke zënë foltoren e duke penguar punimet normale të kuvendit të Shqipërisë.Sjellje të tilla janë sjellje talebanësh që nuk i shërbejnë të mirës së vëndit.Nxirja e vëndit nga antikombëtari sali plehu sa herë që i jepet mundësia të takohet me të huaj është një përpjekje prej qyqari thonë në Kosovë.Po Saliu është një qyqe që bën kukuku natë e ditë,por edhe bota nuk po ja var më këtij llapaqeni,këtij humbësi serial,këtij krimineli e të korruptuari,sepse e njeh mirë.Opizitat në çdo vënd janë asete që punojnë për vëndin e tyre,për prosperitetin e tyre e jo për tu bër pengesë për të siç po bëni ju.Thirrini mëndjes!Populli nxjerr gjuhën kur ju sheh juve,sepse ju urren.Kjo qeveri është e mbushur me të korruptuar por populli do ta votojë përsëri,sepse kur mendon Sali kriminelin zgjedh të keqen më të vigël.Pra ja bën në kokë m Saliut dhe PD.
Kjo budallaqja ka te drejte. Nuk jemi gati e nuk e meritojme BE-ne. Kemi opoziten me te dhjere ne bote. Po nuk iku shpellari dhe shpellaret dhe kto pilivesat e Sales nga drejtimi i Opozites, nuk meritojm si vend te futemi asne nje vend, jo me ne BE. Edhe pilivesat e Rames duhet te ikin nga qeveria. Lat nam. Sa marrin nje diplom njerzit i fusni ne qeveri. Ne poste te rendesishme qeveritare duhet te zgjidhedh mvas 30 vjet pune. Duhet ta fillosh nga A e te shkosh te Zh. Imagjoo u be Belua kandidat per bashki. Pa nje dit pune ne jete. E sa e sa te tjere ne poxite dhe opozite. Shtet byt e. Na hapet barkun ne ate shenjen e flamurit. Ai qe eshte oatriot e tregon me vepra e ngre flamurin. Nuk ngre gishtat. Gishtat futini ne b. Komb keshi