Balla bashkëbisedim me studentët në Kalanë e Prezës: Integrimi në BE kërkon reforma, përfshirje qytetare dhe përgjegjësi historike

24 Maj 2026, 11:35Politika TEMA
Balla bashkëbisedim me studentët në Kalanë e Prezës:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Europian të Tiranës në Kalanë e Prezës, ku në fokus ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rruga e vendit drejt përmbylljes së negociatave.

Gjatë diskutimit me studentët, Balla u ndal te ecuria e reformave, plotësimi i kushteve të vendosura në kuadër të procesit të integrimit dhe rëndësia e angazhimit qytetar në këtë etapë të rëndësishme për vendin.

Sipas tij, objektivi për mbylljen e negociatave mbështetet në progresin e deritanishëm të Shqipërisë dhe në ritmin e avancimit të procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

Në bashkëbisedim u theksua gjithashtu roli i të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe rëndësia e informimit të brezit të ri mbi sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi europian.

Balla e cilësoi procesin e anëtarësimit si një projekt me rëndësi historike për Shqipërinë, duke nënvizuar se përmbushja e reformave dhe ruajtja e mbështetjes qytetare mbeten elementë kyç në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

5 Komente

  1. a
    albanistan ky qenef i ballkanit

    Hahahaha, katundari injorant islamist- komunist, nga fshatrat e Librazhdit, u flet studenteve.Bythet me ere i japin mend kokes.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Balla i Rames si Fatmir Mediu Berishes.

      Përgjigjjuni
    2. ;
      ;

      I tha Albana Koçiut të jetë e pranishme në paradën e gay pride dje me ambasadorin Gonzato ( përball ministris së brëndëshme). Kërkon të përfitoj nga gabimet që bën Berisha me "I përulet Ramës".

      Përgjigjjuni
      1. L
        Londra

        Zoti Balla më vjen mirë për progresin e bër drehtë integrimit në BE.Por që të arrijmë të pranohemi në BE pa u ndalur korrupsioni në qeveri e në çdo zyrë të shtetit,pa u dënuar të korruptuarit nuk mund të na pranojnë në union.Pa një kontroll të rreptë mbi ushqimet që konsumojmë ne shqiptarët sepse fëmijët tanë po ushqehen me perime të kontaminuara me helme që shkaktojnë kancer,po konsumojnë qumësht që prodhohet nga misër serb i kalbur që shitet në supermarketet dhe dyqanet tona pa kontroll.Pra pridhimet e bulmetit janë të mbushura me vaj palme e djathi i mbushur me niseshte duke u shitur sikur janë prodhime nga qumësht bio,kur në të vërtetë është nga qumësht pluhur .Si mund të hyjmë në BE kur qytetet e fshatrat tona nuk kanë ujë të pijshëm 24 orë edhe pse burime ujore kemi me shumicë.Të gjitha vëndet e lindjes që kanë hyrë tani vonë në BE kanë pasur ujë 24 orë edhe në komunizëm Z Balla.Po ne ?Vetëm nga 2 orë në ditë,ndërsa fshatrat nuk i llogarit kush.Nuk ka ujë Tirana qëkur futët Erjonin në burg,vaj halli për qytetet e tjera si Durrsi,Vlora e Saranda që janë qytete turistike.Po ujrat e zeza që derdhen në det të papërpunuara si do i shkojë halli ? Nëpër fshatra gjëndja është edhe më zi.Nuk ka kanalizime për ujrat e zeza dhe ato mbushin rrugët e tyre me fekale.Po pastrimi i plehrave të qyteteve që lë shumë për të dëshiruar,bile edhe Tirana pastrohet vetëm në qëndër dhe nëpër lagje plehrat janë bër mullar e të kundërmon era e keqe sidimos në muajt e nxehtë.Edhe nëpër zonat turistike në bregdet ka pisllëk gjithandej.Edhe me furnizimin me energji elektrike ka shumë probleme nëpër fshatra sidomos me rrjetin e amortizuar 60 vjeçar ku në dimër mbeten pa furnizim me energji për ditë e javë të tëra.Po me pronat a e di çfarë kanë bër kadastrat e mbushura plot me të korruptuar ?Batërdi sa i kanë futur qytetarët në vëllavrasje,sigurisht edhe në bashkpunim me ju politikanët,shumica juaj të korruptuar.Gjyqtarë të korruptuar u kanë dhënë me vendime gjyqsore qindra e mijra ha toka në bregdet me dokumenta të fallcifikuara atyreve që nuk ju takon.Rasti më i freskët në Ksamil ku një gjyqtar i Sarandës i kish dhënë në pronësi me vendim gjyqi gjoja një shoqate bektashjane 120 Ha tokë në emër të një personi nga Përmeti.Kur ky gjyqtar doli në pension është paraqitur në këtë pronë e bën punime duke thënë se është pronar i 21 Ha tokë duke u konfliktuar me banorët e qytezës e duke bër punime pa lejë.Për ndërtimin në zemër të Sarandës u shkarkua shefi i komisariatit.Nuk e vë në dyshim se ky polic i korruptuar ka dijeni edhe për rastin e Ksamilit dhe nuk ka vepruar.Po organet e shtetit pse nuk veprojnë dhe këtij palo ish gjyqtari të korruptuar t’i hedhin prangat,por e lejojnë të bëj punime pa lejë në një tokë të përvetësuar në një nga zonat më të lalmuara të bregut të Jonit.Ka shumë të tjera por unë po e lë me kaq.Bëni shtet që të na pranojë Europa,ndryshe do dalë fjala e sali malokut.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodor

          Ka mbledhur 10 vete dhe eshte lajm. O zot. Sa mire qe nuk jam ne ate vend . Ktu nuk nxjerrin as kryeministrin ne tv me shume se 1 here ne jave.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje