Nga Ylli Pata
Vizita në Tiranë e ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, sipas të gjitha gjasave nuk ka lidhje me çështjen e njohur të kufirit detar ndërmjet dy vendeve.
Edhe pse një jurist ekselent e një politikan nga më të rëndësishmit e vendit të tij, duket se vizita e sotme, nuk ishte thjeshte një dërgim mesazhi prej shefit të tij, apo marrje mesazhi nga Edi Rama.
Sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një lëvizje të rëndësishme politike ndërmjet dy vendeve, drejt një hapi të ri të marrëdhënieve, për të cilat deri tani ka vetëm hipoteza.
Megjithatë, një sinjal natyrisht simbolik, kanë dhënë qoftë kryeministri shqiptar, qoftë ministri grek i Mbrojtjes.
“Kryeministria - Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkroi Edi Rama në rrjetet sociale.
Një kod i qartë që lexohet si një diskutim pikërisht mbi “partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë” me një nga partizanët e saj në Athinë.
Dendias, një politikan veteran i Nea Demokratia, ministër në disa kabinete të konservatorëve grekë, është nga Korfuzi, me origjinë familjare nga bregu, madje është thënë edhe nga Vunoi.
Mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, ka një miqësi të hershme e të ngushtë, që kur ai ishte ministër i Jashtëm gjatë mandatit të parë të Kyriakos Mitsotakis.
Dendias, i ka të gjitha atributet për të qenë një negociator i rëndësishëm, i pakompleksuar dhe që ka një besim si nga shefi i tij Mitsotakis, ashtu edhe te kreu i qeverisë shqiptare.
Po çfarë mund të negocojë Shqipëria me Greqinë? Siç dihet paketa e famshme që nisi me Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatin, e cila fillonte me ligjin e luftës dhe përfundonte me pronat e shqiptarëve në Greqi nuk e shtyu gjatë.
Qeveria e majtë e Alexis Tsipras, i cili në mandatin e dytë pati një patericë të djathtë ekstreme si ministër i Mbrojtjes, nuk e kishte mundësinë për të çarë në relacionet me Shqipërinë. Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, e cila në thelb u negoocua nga SHBA dhe BE, e rrëzoi nga pushteti.
Të majtët, qoftë PASOK, qoftë Syriza, edhe pse kanë dhënë shenja zbutjeje dhe përdorur retorika më të buta se të djathtit, në realitetkanë përdorur stërkëmbësa nacionaliste.
Në vitin 1997, në Greqi drejtonte PASOK dhe kryeministër ishte Kostas Simitis. Por zv.ministri i tij i Jashtëm, Janis Kranidiotis hyri në Sarandë, në një vizitë trazuese dhe që shkaktoi polemika. Sidomos prej Turqisë, pasi kryeministrja e atëhershme turke Tansu Çiller e akuzoi Athinën se po prek sovranitetin e Shqipërisë, duke bërë deklaratën se atë do ta mbrojë Turqia.
Ajo deklaratë është mbivlerësuar shumë në aspektin turbofolk në Shqipëri, pasi në realitet nuk kishte punë me ne.
Kranidiotis ishte një politikan i PASOK-ut, me lidhje direkte me Qipron, një çështje shumë e nxehtë edhe sot ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. E me gjasë deklarata të tilla si ajo e zonjës Ciller, nuk janë gjë veçse retorika alla fishekzjarre që i shohim shumë në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.
Por të vijmë tek ne, një qeveri e djathtë e mazhorancë të konsoliduar si ajo e Nea Demokratia, ka më shumë mundësi për të hyrë në një hap të madh me Tiranën, për një hop cilësor, atë që Edi Rama e quajti “strategjik”.
Si Edi Rama, si Mitsotakis, të cilët janë në një konsolidim pushteti, politikisht nuk kanë asnjë leverdis për t’I hyrë një aventure që të dyve do tu sjellë kosto elektorale.
Por, fakti është se tani, sot, jemi në një kohë sfiduese gjeopolitike, ku tabela e shahut po ndryshon me orë. E ku Greqia dhe Shqipëria kanë aleatë më të përbashkët sesa për shembull Turqia, e cila është bërë gjithnjë e më shumë aziatike se antlantike.
Natyrisht kemi të bëjmë me një sfidë të vështirë për tu realizuar, ppor që kërkon fuqi e vullnet politik për të ecur përpara. E nuk bëhet fjalë vetëm për detin, por për të hyrë në një hap të ri, ku palët të flasin edhe për detin, por në një cilësi të re.
Rasti i 2009-s ishte thjeshte një “grackë diplomatike” e Athinës, ku ende nuk u mor vesh a ra qeveria e Berishës, apo e pranoi duke e ditur kleçkën. Gjithsesi, sidomos pas vendimit të Kushtetueses, ai draft nuk ka sit ë rikthehet dot. Ajo çfarë ka ndodhur këto vite, siç edhe u bë fakt, kanë qenë retorikë.
Nga ana tjetër, edhe ajo që tha Dendias që është folur për minoritetin, duket sërish që është një kod. Mioriteti është thjsht një kartë elektorale për Mitsotakisin, e jo një objektiv strategjik, në një botë që po ndryshon. Greqia, është vendi i tretë në Europë, pas Ukrainës dhe Gjermanisë që ka blerë sistemin ë të fundit për mbrojtje antiajrore ndaj dronëve.
Një shpenzim i madh, por që tregon se jemi në një nivel të ri zhvillimi, ku edhe Shqipëria si fqinj i saj, nuk do të qëndrojë jashtë. E ku sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një marrëdhënie, ku peshë të rëndësishme do të ketë aleati që i është afruar shumë Athinës si SHBA, pore dhe Franca e gjithë Bashkimi Europian.
TemA
Gati furçat patoku duke larë m***n
yytttttt letra higjenike e Zen hajdut vrasesit!
Gjene me te mire qe ka bere qeveria socialiste eshte qe futi Italianet ne Pashaliman dhe qeroi turqit qe aty se kishin 20 vjet qekur i solli Berisha qe kishin zaptuar Pashalimanin.
Politika e jashtme e Ramës ka ndryshuar me 180 gradë. Më përpara aleati i tij kryesor ishte Turqia e Erdoganit. Sot është boshti Jeruzalem - Athinë. Njëkohësisht Turqinë Rama e ka zëvendësuar tash me Italinë. Personalisht e kam të vështirë të zgjedh midis Turqisë dhe Greqisë. Turqia ka qënë armiku dhe pushtuesi ynë shekullor. Sot disa e shohin si aleat. Aleat strategjik apo fetar?! Ndërsa Greqia që kur u bë shtet dhe deri sot nuk ka rreshtur së brejturi tokat shqiptare! Në këto kushte Italia ndofta mbetet aleati ynë i vetëm pa prapamendime.
sado qe qarqet e pafuqishme te ekstremit grek te mundohen me propagande kunder nesh, eshte fakt qe Shqiperia e Greqia jane fqinje qe kane dhene e kane marre, ne kemi nje minoritet grek te cilet i kemi konsideruar perhere vellezerit tane, ndersa ne Greqi nje pjese e mire e popullsise jane arvanitas, kjo eshte lidhje shume e forte!
Vertet mund te mos kete lidhje me detin , por me siguri do te jete riperteritja e Traktatit te miqesise dhe bashkepunimit qe ka nja dy vjet qe po kerkojne ta rinovojne . Greqia pretendon paternalizem ndaj fqinjit me te vogel e me pak te fuqishem , me qellim qe te kete dore te lire per te avancuar ne drejtime te tjera me synime strategjike qellimkeqe ndaj Shqiperise . Po si mund te ekzistoje vertet dhe realisht nje traktat miqesie e bashekpunimi midis dy vendeve , KUR ATA DE JURE JANE NE GJENDJE LUFTE ME NE ,QE PREJ VITIT 1940 e nevazhdim ? Sa te sinqerte e te besueshem mund te jene grekret ne keto qendrime ?????????? !!!!!!!!!!
Na dhanē shum pak pikē nē eurovision.Duhet tē mos kishin lejuar Skopjen tē tallet me gjuhēn shqipe.Nuk jemi kundra njē lufte civile te Maqedonasit.Ka arrdhur koha tē shkēputemi nga Turqia, pasi feja myslimane ēshtē opium pēr popullin, ashtu siq ēshtē endaluar tubimi fēmijēve nē paradēn LGBTQ çdo vit para ministris sē arsimit.Shembull i keq
Artikull leshi o ti Pate. Fol e fol e nuk thua asgje te re
Iku edhe deti.... Mirë që gomari na ngordhi por s'na lënë edhe mizat tani. Doli pata dhe po bën një disorientim të situates. Po mire mor servil i Rames dhe i grekëve. Sa para merr për këto shërbime o këlysh antishqiptar. Pastaj nga e di ti more zotëri planin e grekëve? Grekët kurrë nuk dalin hapur dhe njihen historikisht që i kanë futur Shqipërisë shumë fort.
1greqi mos kerkon qira ne helle Mos haro se do ndahe10 pjese 1 turqia 2 kroacia italia austrua ukrahina gjermania kina bosnja cameria gjerogja
Nga sa shikoj Rama nuk e ka te gjate, kur nje politikan Shqiptar arrin deti aty sa te merret me Grek tregon se ndjen frike,Serbin e Grekun gjithmone e kane mbajtur si parerice per pushtet.
Politike e qelbur O LABI , nuk eshte per tju besuar ?