Anija më e madhe luftarake: “Libra” italiane dhuratë për Shqipërinë arrin javën tjetër

5 Prill 2025, 13:00Politika TEMA

Anija më e madhe luftarake: “Libra” italiane dhuratë

Forca Detare e Shqipërisë do të ketë në flotën e saj anijen luftarake më të madhe që ka pasur ndonjëherë.

Anija “Libra” do të niset nga brigjet italiane në datën 8 prill për t’ju dorëzuar autoriteteve shqiptare në portin e Durrësit. “Libra” që i bashkohet flotës sonë do të mbajë një emër shqiptar.

Nuk është hera e parë që një anije e tillë, Libra e marinës italiane vjen në brigjet shqiptare, për të tjera arsye.

Por këtë herë me t’u dorëzuar, ajo do të nisë zbatimin e misionit të Forcës Detare, që kanë për qëllim mbrojtjen e sovranitetit në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë.

“Shërben për kryerjen e detyrave të ndryshme patrullimi, detyra të sigurisë detare, operacione të kërkim shpëtimit. Përveç operacioneve luftarake, mund të bëjë edhe operacione në ndihmë të popullsisë në rast të emergjencës”.

“Libra” është një anije patrulluese luftarake. Ekuipazhi i saj do të jetë i gjithë shqiptar.

“Për këtë kemi filluar trajnimet, pergatitjet, te cilat do te vijojnë deri në marrjen në dorëzim. Aktualisht ekuipazhi italian që mban është 64 persona. Mund të imbarkohen edhe persona të tjerë në zbatim të detyrave të ndryshme siç mund të jenë pëlumbarë, ekuipazhi i helikopterit, po ashtu edhe grupe te marinsave apo forcave speciale”, thotë, Kapiteni i rangut të dytë, Edison Hoxha.

Aktualisht Forca Detare e Shqipërisë ka 18 anije luftarake, ndërsa me marrjen në dorëzim të luftëanijes italiane shkon në 19. Anijet më të rëndësishme të Rojes Bregdetare janë ato të klasit “Iliria”, të cilat përfaqësojnë Shqipërinë, në misionet e NATO-s.

“Katër anijet e klasit Iliria janë të ndara ndërmjet dy distrikteve, i veriut ka anijen e parë të klasit Iliria që mban edhe emrin Iliria dhe anijen e tretë, Lissus. Ndërsa distrikti jugor ka dy anije të tjera Oriku dhe Butrinti. Në mision është Butrinti që ndodhet ne Egje dhe do të vazhdojë deri në korrik”, shprehet Edison Hoxha.

Kapiteni i rangut të dytë, Edison Hoxha thotë se me marrjen e anijes italiane, Forca Detare përforcon flotën e saj. Anija “Libra” ka kapacitete disa herë më të mëdha se anijet aktuale të Rojes Bregdetare.

“Kanë një kohë qëndrimi në det më të kufizuar se Libra, po ashtu ekuipazhe me të vegjël, qëndrueshmëri në det, më e ulët, kryejnë disa misione, ndërsa kjo anije me kapacitetet që ka mund të kryejë detyra më të larmishme. P.sh përveç armatimit, ka një top 76 mm, dy topa 25 mm, por ka edhe një pistë për helikopterë, një hangar brenda së cilit, mund të mbahet helikopteri dhe të kryhen shërbimet e nevojshme në bord”, shprehet ai.

Edison Hoxha është prej 24 vitesh pjesë e Forcës Detare të Shqipërisë. Një pjesë të jetës së tij e ka kaluar në det, duke shërbyer për një kohë të gjatë me anijen “Iliria”. Mes shumë misioneve, kapiteni i rangut të dytë kujton edhe më të vështirin.

“Në Egje. Unë kam qenë pjesë e kontigjentit të parë. Ishte një eksperiencë e re, po ashtu edhe kushtet e motit ishin të vështira në dimër

Operacionet në Egje janë në ndihmë të situatave të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa në Mesdhe bëhen stërvitje luftarake”, thotë Hoxha.

Në historikun e Forcës Detare, nuk është hera e parë që Shqipëria merr nga Italia mjete lundruese luftarake.  Në vitin 1925, Parlamenti Shqiptar miratoi buxhetin për blerjen e dy anijeve në Itali. Ato erdhën nё Durrёs, më 25 dhjetor 1925 dhe morën emrat “Shqypnia” dhe “Skanderbeg” dhe data shenon krijimin e Forcave Detare shqiptare.

Ndërsa kjo forcë ka kaluar në faza të ndryshme, së fundmi me rritjen e buxhetit për mbrojtjen për të ka një plan zhvillimi afatgjatë. Flota pritet të pajiset me të tjera anije të reja luftarake me kapacitete më të fuqishme, që përshijnë sisteme të mbrojtjes kundërajrore apo mbrojtjes ndaj minave detare.

15 Komente

  1. v
    vlora***

    ha ha ky ishte pakti me Melonin ,te mernim afrikane dhe te na jepnin nje anije te perdorur ,po si s bleme dicka vete,apo i vjedhin fondet ,por cfare shteti korruptuar jemi,ngelem duke mare hekurishte per scrap ,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ..me kete 'anije' me lehte per te transportuar ..mall....e perse tjeter i duhet Albanistanit nje anije....! Meloni jep anije.....? = Erdogani shet dron.....! = Ed Drama shet piktura?!....lol

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje nga Durresi

        Ne forcat e Marines americane akoma ka dhe vazhdojne te perdoren anije dhe avione ushtarake qe nga lufta e dyte boterore. Atehere ca te keqe ka ketu kur kjo anije eshte ne gjendje funksionale dhe qe mund te perdoret edhe per 2-3 dekada te tjera nga forcat detare shqiptare. E rendesishme eshte sherbimi per mirembajtjen e saj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursjani

          Shko merr rr...k... !

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tellalli

        Grazie Italia , mikja jonë e sinqertë !

        Përgjigjjuni
        1. S
          Skraparliu

          Po ke te besojme ju Edison apo gjeneralin e merzitur I kovertuar ne analiste ARTUR MECOLLARI,qe thote genuine Rama nuk behet fjale per anije te ketij lloji,kush e di me mire ti apo analisti Mecollar,qe fle me endra per tu bere prape NUSE,si para disa vitesh qe ndrinte fllota detare ne kohen e tij nuk dime ke te besojme.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi Berisha

            ..se mos kane derguar ate anijen qe mbyti shqiptaret!..dhe shteti legen shqiptar iu ul ne gjunj per respekt.....lol

            Përgjigjjuni
            1. x
              x-files

              duket shume e lodhur si anije, nuk na thate se sa e vjeter eshte se s'te jep gje gratis pepinua.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqipekare o shqipekar, doni pidh me merni kar !

                anije e de-komisjonuar e destinuar per skrap, dhurate shqipkareve te paditur. Propagande e lodhur e Rames e llustruar nga titujt bombastike ne gazetaen pacavure te Mero kokebythes

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqipekare o shqipekar, doni pidh me merni kar !

                  anije e de-komisjonuar e destinuar per skrap, dhurate shqipkareve te paditur. Propagande e lodhur e Rames e shoqeruar me titujt bombastike ne gazetaen pacavure te Mero kokebythes

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqipekare o shqipekar, doni pidh me merni kar !

                    anije e de-komisjonuar e destinuar per skrap, dhurate shqipkareve te paditur. Propagande e lodhur e Rames e llustruar nga titujt bombastike ne gazetaen pacavure te Mero kokebythes

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqipekare o shqipekar, doni pidh me merni kar !

                      anije e de-komisjonuar e destinuar per skrap, dhurate shqipkareve te paditur. Propagande e lodhur e Rames e llustruar nga titujt bombastike ne gazetaen pacavure te Mero kokebythes

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        rrofte kumandari !

                        do ta sjellin kete gerdalle te vjeter ne 8 Prill !?!? Ne 7 prill ‘39 filloi pushtimi italian. Ndonje lidhje ketu ?

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nope

                          Eshte anije patrulluese o mero ziu ,jo luftarake..Gjithsesi per ne eshte goxha shtese ne pjesen ushtarake detare

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Labi

                            Duhet anija italiane sepse do fillojnë gomonet prap. Meloni-Rama do sjellin emigrantët e refuzuar dhe jo ata në shqyrtim. Ata që vet Meloni nuk i mban dot në kampet (CPI) e saj. Pelivan për pushtet ky Edvini I Meros dhe Karrletos

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje