
Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi në lidhje me kërkesën paraprake të grupit të rithemelimit. Përfaqësuesit ligjor të Berishës kërkojnë që të mos pranohej ankimimi i bërë nga përfaqësuesit e Alibeajt. Sipas Ivi Kasos, Enkelejd Alibeaj nuk duhet të ishte pranuar si ankimues.
“Shkalla e parë është investuar me një kërkesë nga grupi i rithemelimit dhe ka dalë në vendim duke pranuar të plotë kërkesën. Objekti ka qenë depozitimi i akteve statuore. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankimin deputeti Alibeaj por në kundërshti me ligjin është pranuar nga gjyqtarja Blerina Muca që duhet të kishte vendosur mos pranim të ankimit.”, tha Kaso./abcnews.al
Lini një Përgjigje