Gjykata e Lartë rrëzon gardistin e familjes Berisha kundër vëllait të dëshmorit të 21 janarit

3 Mars 2023, 12:36Politika TEMA

Gjykata e Lartë rrëzon gardistin e familjes Berisha kundër

Prej disa vitesh, përkatësisht që prej ngjarjes tragjike të 21 janarit 2011, në heshtje është zhvilluar një betejë e egër gjyqësore, nga një prej emrave më të përfolur të 21 janarit dhe një nga familjarët e 4 të vrarëve atë ditë.

Bëhet fjalë për Fatos Skejën, personazhin famëkeq të Gardës së Republikës, i cili pak ditë pas vrasjes shkoi në familjen e Hekuran Dedës, e i kërkoi të prisnin Sali Berishën në shtëpi, duke i ofruar një shumë të madhe parash dhe emrin e njeriut që sipas tij ka shtënë mbi dëshmorin e 21 janarit.

Fatos Skeja, në vitin 2013, ka hedhur në gjyq, Hilmi Dedën, vëllain e Hekuran Dedës, ku i ka kërkuar një shumë parash si dëmshpërblim për prishje imazhi, kur Hilmi Deda foli për vizitën e Skejës në familjen Deda.

Dhe ky gjyq është një odise më vete që ka zgjatur fiks 10 vjet, ku më në fund, shkalla më e lartë e gjyqësorit i ka dhënë të drejtë vëllait të Hekuran Dedës.

Në vitin 2014, një gjykatës i shkallës së parë në Tiranë, ka marrë një vendim, i cili detyronte Hilmi Dedën të përbënjeshtronte deklaratën e tij mbi implikimin e Sali Berishës për të blerë gjakun e vëllait.

Por Hilmi Deda nuk e ka pranuar këtë vendim dhe e ka ankimuar menjëherë. Ndërkaq, Hilmi Deda ka paraqitur në vitin 2021 një padi në prokurori ndaj gardisit të familjes Berisha, Fatos Skeja për veprat penale të “Mos kallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës të parashikuara nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.”

Ndërkaq, gjykata e Apelit, po në vitin 2014, rrëzon vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke mos i dhënë të drejtë Fatos Skejës për këtë çështje, pasi thekson se i takon gardistit të familjes Berisha që të sjellë prova ku të vërtetoheet se Hilmi Deda nuk thotë të vërtetën në intervistën e tij të vitit 2012, ku akuzon Skejën se i ka ofruar para për të mos akuzuar qeverinë.

Ndërkaq, menjëherë, gardisti ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar vendimin e Apelit.

Vendimi i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë është marrë më 8 nëntor të vitit 2022, ku lihet në fuqi vendimi i Apelit.

“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, nuk përmbajnë asnjërin nga rastet e parashikuara në ligj, prandaj si i tillë ato nuk duhet të pranohen.

Nga shqyrtimi i çështjes në dhomën e këshillimit rezulton se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja, janë bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikohen në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, pasi gjykatat më të ulëta e kanë respektuar ligjin material, duke e interpretuar dhe zbatuar drejtë atë. Vendimet e tyre nuk janë në kundërshtim me ndonjë vendim të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes në dhomën e këshillimit, Kolegji arrin në konkluzionin se, rekurset e paraqitura nga pala paditëse Fatos Skeja janë të pabazuar në ligj, prandaj si rrjedhojë ato nuk duhet të pranohen”, theksohet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjtkatës së Lartë.

TemA

11 Komente

  1. p
    pilo lala

    Kanunoret e Sali Berishes, qe i mori te gjithe rreth vetes si bodyguarde, SHIkas, Police Ushtarak, Gardista, jane pjelle e keqe e menxyres qe solli Sali Berisha kur ishte ne pushtet. Keta jane ata qe zaptuan te paret Gjirin e Lalezit, kane vila 300 mije euro me rroga 400- Euro ne muaj. Ata jane po aq te rrezikshem sa edhe ai qe i udheheq, kanunori Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilot Sallatori

      Edhe Enveri ne katun i ka mare gardistet. Te gjithe jane katunare 24 karatsh ne cdo rregjim.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nikla

        Tamon e paske emrin...ta ka fut sallatotin ne sume::meqe je bythqir!!ene qenke pilot..????

        Përgjigjjuni
    2. L
      L

      Deshmor ahahaha po si u ben deshmor kta more ahhahahahaa

      Përgjigjjuni
      1. m
        muçua I tanes

        deshmor, po ja o naro te vrasin pjestaret e familjes tende thjesht duke bere plazh...ti si katunar do merzitesh, ata te tjeret u vrane se kerkonin buke.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmira

          Jane deshmore te Lirise, te Demokracise dhe Civilizimit te Shoqersie o Malok i Luzninse!

          Përgjigjjuni
        2. v
          vonon por nuk harron.

          Heqsh kemben zvarre dhe per babe saliun,shpellare kriminele dhe llapaqener!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Akuila lisi

            Me i poshyer dhe rrugac se PILO LALA nuk ka ,hajdut imoral ftyre e ndyre nuk krahasohesh kurre me sali berishen o idiot se nuk ka o lale divjake ,te njoh mire se kush je nji llum balte o pyke

            Përgjigjjuni
          2. K
            Ky eshte vetem nje aperitiv....

            Djali i bariut Din klandestin ne tokat e "xanuna" ne Sauk, kerkon "drejtesi"? Ka vetem nje rruge ky plehre killer roja i Shkerdhenit te plaset ne burg.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juliano

              Kur të vrasin pushtetarët nuk mjafton, të rivrasin dhe gjyqëtarët, që kjo e dyta është vrasje për të gjithë ata që jetojnë me pikëllimin e të vrarit të njeriut të tyre të dashur. Por kjo vrasje gjyqëtarësh, vazhdon akoma, sepse rrënjët janë tek ishi dhe politikanët e lartë të pushteteve.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionist

                "Akuila lisi" Aq i modh je ti, sa që jep jetën për sali zgjyrën, xenin, xhitën, mëlltexin e të gjithë me radhë, edhe për atë sëllatën më sipër... Enveri vërtet i merrte nga fshtai, po dinte të zgjidhte. Të mbash anën e saliut, më e pakta, do të thotë të mbështetësh një vrasës. Siç duket edhe ti je pjesë e taborrit vrastar, që sëbashku me salehun një ditë do të përballeni me hekurat e drejtësisë. Pendimi nuk vlen.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje