“Lufta për vulën e PD-së, "përplasja" e demokrateve nga kuvendet tek Gjykata e Apelit

3 Mars 2023, 09:52Politika TEMA

“Lufta për vulën e PD-së, "përplasja" e

Beteja ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike nisi në dhjetor 2021. Atë kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha zhvilluan dy Kuvende Kombëtare të Partisë Demokratike, nga ku secili pretendoi se ishte konfirmuar si kryetar i selisë blu.

Të dyja kampet ju drejtuan Gjykatës së Tiranës për të zyrtarizuar në akte juridike vendimet që kishin marrë në salla forumesh politike, pasqyrimin e vendimeve të kuvendeve në regjistrin e partive politike.

Prania e padisë së Berishës, nënkuptonte njohjen nga gjykata të marrjes së drejtimit të partisë nga Grupi i Rithemelimit, i udhëhequr prej tij dhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga kryesimi i PD.
Më 25 mars 2022, gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, pranoi këtë padi, duke zyrtarizuar kështu kalimin e logos së Partisë Demokratike dhe vulës në favor të kampit të liderit historik.

Por ky vendim nuk u pasqyrua në regjistrin e partive politike të cilën mban Gjykata e Tiranës, për shkak se u ankimua në Apel nga Enkeled Alibeaj, si përfaqësues i grupit të Bashës.

Ndonëse nuk ishte palë në proces, Alibeaj mundi të fitojë të drejtënpër të bërë ankim përmes një vendimi gjykate. Në këtë mënyrë, në pritje të shqyrtimit të ankimit në Apel ne regjistrin e partive politike në Shkallën e Parë nuk u fshi emri i Lulëzim Bashës.

Ai figuron edhe sot si kryetar i PD, ndonëse është publikisht i dorëhequr dhe ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me struktura inekzistente prej më shumë se një viti.

Gjykata e Tiranës nuk e rifreskoi regjistrin e partive politike, duke mos shënuar Sali Berishën si titullar të PD, ndonëse vendimi i gjyqtarit Agron Zhukrit e deklaronte të tillë. Nga ana tjetër, demokratët e Berishës bënë dy ankime në Apel.

Në të parin ata kundërshtuan ankimin e bërë nga Alibeaj dhe në të dytin kundërshtuan vendimin që e pranoi atësi palë në proces.

Procesi u zvarrit nga mbingarkesa me dosje në Gjykatën e Apelit. Në fillim shorti përzgjodhi gjyqtaren Elona Toro si kryesuese dhe Edlira Petri e Genti Shaka anërtare. Për muaj me radhë nuk u caktua një datë për shqyrtimin e çështjes.

Në shkurt të këtij viti, Gjykatat e Apelit të zakonshëm në vend u shkrinë në një të vetme në Tiranë, në atë të Apelit të Jurisiksionit të Përgjithshëm. Për shkak se për dosjen e shqyrtimit të fatit të vulës së PD nuk ishte caktuar një datë ajo u rishortua.

Shorti i ri përzgjodhi gjyqtaren Elona Mihali si kryesuese dhe Irida Kacerja e Artur Kalaja anëtarë, me ritëm më të shpejtë sesa kolegia e tyre e mëparshme, përpara apeleve publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesës së palëve demokrate për një gjykim më të shpejtë, ata caktuan 3 marsin si ditë për të dhënë verdiktin.(A2)

3 Komente

  1. B
    Bushati keshilltar i Berrishes ( e vertete )

    I shpallur non grata per shantazhe mbi drejtesine dhe non grata thote dua fakte po kjo proteste diten e gjyqit para gjykates cfare eshte ndoshta ky komunist ivsemure psiqik nuk arrine te kuptoje cfare eshte shantazhi ?

    Përgjigjjuni
    1. -
      -

      Dita që do vdesë Sali Berisha do jetë festë kombëtare

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Non grata sot do sulmojë gjykatēn dhe do rrëmbejë vulën siç pushtojë selinë e PDsë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje