Evi Kokalari: Meta po gllabëron PD-në! Ja pse u kris marrëdhënia me Berishën

2 Mars 2023, 15:37Politika TEMA

Evi Kokalari: Meta po gllabëron PD-në! Ja pse u kris

Aktivistja Evi Kokalari zbuloi arsyet e krisjes së saj me Sali Berishën si dhe planet për nisjen e Lëvizjes Konservatore në Shqipëri. Sipas Kokalarit, Berisha nuk solli ndryshimin e premtuar dhe ndaj ndodhi distancimi i saj prej tij


“Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi. Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit.

Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne kishim premtuar, më erdhi shumë keq që Berisha nuk e bëri ndryshimin që premtuam të gjithë”, tha Evi Kokalari.

Gjithashtu Kokalari tha se bashkimi me LSI-në nuk do i sjellë asgjë të mirë Partisë Demokratike. Sipas saj Ilir Meta është mbrapa Belind Këlliçit dhe ambicies së tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Ilir Metën, deri sa mora vesh se ishte ky pas Belind Këlliçit, sepse fryhej shumë dhe ka një vetëbesim që do bëhet kryetar i PD-së.

Ma kishin bërë të qartë njerëz që nuk janë nga politika por e njohin mirë, ma kishin bërë të qartë se arsyeja pse Meta ka dashur të bëjë koalicion me Lulëzim Bashën është sepse ai nuk mund të rri me një parti të vogël siç është LSI-ja, ai ka ambicie.

Por në radhë të parë LSI-ja nuk ka ideologjinë e të djathtës, ne po bënim luftë që të sillnim PD-në nga e djathta e qendrës në të djathtën e vërtetë, por këtu kemi LSI-në që po gllabëron PD-në, po fut elementët e saj dhe do të bëjë një kryetar të ri si Belind Këlliçi”, u shpreh për Euronews Evi Kokalari.

Kujtojmë se Kokalari ka njoftuar mbajtjen e takimit të parë të Lëvizjes Konservatore në Durrës më 4 mars.

4 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Evi eshte laraske telendare. Shko rregjistrohu me Kujtim Gjuzin tani, ai do transformohj te djathten. Kush i pranon keto femra te peshtira?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi

      Megjithment kjo Kokalari eshte psikopate e nivelit naiv. Mendon se ato qe ka ne koke i ka edhe Saliu. Me vjen cudi se jeton ne Amerike, ne vendin e diversitetit dhe boten e mendon te vogel, aq te vogel sa e mendon edhe trur i mizes. Ik moj budallaqe dhe bashke me Hajdarin formoni partine e torrolakeve hajdute....Nuk eshte Shqiperia vend per tu pasuruar. Ky vend eshte Amerika me kusht qe te punosh dhe te respektosh rregullat. Shqiperia e shkrete nuk ka vend per shqiptaret te cilet duan te shkojne ne Amerike, ti dhe Hajdari lini Ameriken dhe vini ne Shqiperi! Pyetja qe une u bej eshte : Kur e donit Shqiperine pse iket? Iket sepse enderuat "big" por u kethyehet sepse jeni "te vogla" ne mendim dhe edukate dhe e keni mendjen ne mashtrime kurvash....

      Përgjigjjuni
      1. c
        ceni, boston

        Po pse i jepni hapesire ne medja kesaj mashtrueses dhe deshtakes? Po akoma nuk e njohet se cila eshte? Po cfare konservatorizmi do sjelle kjo? Po pse keshtu jane konservatoret e vertete? Kjo shoqeri me pederaste ne Amerike PO, kjo kurvllik kur ka qene me e re PO, kjo mashtruse ordinere Po, kjo llapazane, hipokrite dhe intrigante PO, kjo hajdute dhe fallsifikatore Po, kjo pa familje PO e tjera etjera. Po pse keshtu jane konservatoret e vertete?Ata qe e njohin qysh ne moshen e gjimnazit dhe dine gjithashtu veprimtarine dhe jeten e saj private e dine mire se cfare dua te them. Te tjeret qe nuk e njohin kush eshte ne te vertete edhe mund ta besojne.Genjehen nga disa foto dhe postime ne Facebook ashtu sic u genjye dhe Berisha fillimisht dhe i besoj. Perfundimi i saj nuk ka dyshim, eshte "koshi i plerave".Ketu do jemi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aristoteli

          Kjo ben sikur eshte brek e byth me Biden! Sa grua qesharake....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje