Rama: DASH-in e bënë byrektore. Unë shpie brumin, Sorosi miellin, Çarli merr okllain

2 Mars 2023, 11:52Politika TEMA

Rama: DASH-in e bënë byrektore. Unë shpie brumin, Sorosi miellin,

Edi Rama tha me ironi në Kuvend se opozitarët kanë ndërtuar një histori qesharake, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqet si byrektore.

“Këtu ushqehet një narrativë haluçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. 

Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh.

Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni dy muaj që më kërkoni, ku je dhe ku je…Faqja e tretë, McGonigal hëngri darkë me mua.

Por e vërtetë është, hëngri darkë me mua, më ka ftuar ai mua, në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Hera e 10. Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet apo udhëtimet. Pra, i akuzuari nuk ka bërë detyrën e tij sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre. Ku hyn këtu krimi im, se i raportoi ai apo s’i raportoi qendrës takimet me mua? Krimi që e takoj në ristorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante do bëni Komision Hetimor çdo javë. Bëjeni dhe një për Mark Rutten se aty e kam takuar.”-tha Rama.

13 Komente

  1. t
    titi

    po po vetem saliu eshte i pafajshem

    Përgjigjjuni
    1. t
      tosi

      vetem karlliqe nxjerr nga goja ky saliu

      Përgjigjjuni
      1. y
        ylli

        blablabla si llafe grash ky saliu

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ledi

          Kjo do te thot ti lesh pa fjal haha

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kevi

            Sa bukur jua mbyll gojen

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheni

              Saliu esht me fajtori ne kete mes

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erika

                Hahahaha i madh eshte Edi,vetem ai ju vjen hakut ketyre

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mario

                  te zezat qe ka bere opozita ska burr none qe i fsheh

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luan

                    sbesoj se ka ngel njeri pa mesuar per krimet e saliut me shok

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      alfred

                      hahahahha shume mire foli e ja tha

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        doni

                        Po te gjithe i dime te gjitha krimet qe ka bere ai sal nongrada

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          ilir

                          Po ata smarrin vesh me fjale ore edo jooo

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            beni

                            Opozita te marrre plackat e te zhduket

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje