Ironizon Rama: Nga revolucioni me 200 mijë njerëz jam fshehur disa herë në Dajt! Ky është viti juaj, keni në xhep dhe Uashingtonin, s'ua dal dot

2 Mars 2023, 11:17Politika TEMA

Ironizon Rama: Nga revolucioni me 200 mijë njerëz jam fshehur disa

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë për opozitën ndërsa ata flisnin nga vendi dhe i kërkonin që të jepte përgjigje për çështjen McGonigal.

Rama tha se gjatë gjithë zgjedhjeve në 9 vitet e fundit është mundur dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike të opozitës do mund të fitojnë edhe Uashingtonin.

“Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryqet e revolucioneve tuaja imagjinare për të vulosur largimin tim, por mua s’do më keni më palë. Në këtë vallen e pambarimtë të shpatave tuaja, një neveri kombëtare ku pa e dëshiruar dhe as kuptuar jam kthyer në pjesë të pandarë të saj.

Ju jeni në rregull. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrugës ku më keni rrëzuar disa herë çdo vit, më keni tërhequr zvarrë çdo dy vjet, më keni detyruar të arratisem një vit po dhe një vit jo, keni mbledhur 100 mijë deri në 200 mijë njerëz në bulevard 120 herë duke më detyruar të fshihem në malin e Dajtit 60 herë dhe 60 herë të tjera mos të di as ku të fshihem dhe që t’i themi të gjitha siç janë më keni mundur në të gjitha zgjedhjet e 9 viteve të fundit dhe jam i vetëdijshëm se ky vit i dhjetë do të jetë viti i fitores suaj më të madhe elektorale të kësaj dekade,” – ironizoi Rama.

 

16 Komente

  1. h
    helgion

    hahahahahahha e kane te sigurt fitoren hahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur

      Haha si kan goj te flasin kur dhe populli e ka shprehur qart qe si do me ne kte vend

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denis

        Hahaha ato ne mendjen e tyre dhe marsin e kan ne xhep

        Përgjigjjuni
        1. y
          ylli

          ja ka mbyllur gojen te gjitheve rama

          Përgjigjjuni
          1. t
            titi

            shume mire ke fol rame ngeli saliu

            Përgjigjjuni
            1. t
              tosi

              saliu ngeli me presh ne byth tani

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kevi

                Plerst vetem rremuj din te bejn nuk pan iher punen e vet

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Olti

                  Kto te pd vetem sherre dun

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Deni

                    Kto jan cop cop

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klea

                      U bo per uje te ftohte saliu me tere ato gjera te verteta e per me teper me fakte qe ju thate

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berta

                        Ngeli si mut Sali non grada

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sana

                          Vetem rremuje dine te bejne ato te opozites me ne krye Saliun

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            flori

                            Keta kane fantazi per rregjizora ne fakt duhet te bejn naj film

                            Përgjigjjuni
                            1. q
                              qamil

                              Ahahhahahaha 200 mije rrenje floku edhe mund te kene mbledh ahhaahh

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                genc

                                Po ku kane njerez ata qe ti mbeshtesin ore hahahahahha

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  poli

                                  Ahahahahhahh m ka mek me ate ironi rama pzz...hallall i qofte

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje