Spiropali: Duan të bëjnë të besojnë sikur iu ka rënë llotaria amerikane ... se u erdhi prova e fakti pse janë humbës serial e non grata nga anglo amerikanët

2 Mars 2023, 12:43Politika TEMA

Spiropali: Duan të bëjnë të besojnë sikur iu ka

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar Sali Berishën dhe Ilir Metën por edhe opozitën e përçarë për retorikën e tyre për akuzat ndaj Edi Ramës.

“Ka muaj e muaj e do bëhen vite e vite që dy fantazma njëri brenda e tjetri jashtë, Saliu dhe Iliri ndodhen në të njëjtën varkë. Gjithmonë në kërkim të një thagme hataje që si shpresë për t’u kthyer ata vetë në kërkim të një stacioni në kalendar ku vetë kalendari i ka braktisur, duan të bëjnë të besojnë sikur iu ka rënë llotaria amerikane e nga bregu tjetër i Atlantikut duan të besojnë se u erdhi prova e fakti pse janë humbës serial e non grata nga anglo amerikanët.

Juistifikimi, arsyeja që i kanë larë duart me shqiptarët që nuk i besonë e votojnë në sipas tyre se tani Rama e PS ka korruptuar Amerikën.

Të ikin si kremastarë të thyer të rrobave të vjetra që nuk vishen më.

Fantazi se ata që refuzohen do të bëhen të dobishëm aty ku e kane mbyllur derën si minues të demokracisë e bartës të korrupsionit madhor si të korruptuar me njerëz shtëpie.

Marrëzia është bërë anëtare nderi në selinë nderhumbur në anë të Lanës.

Stuhia në gotën e tyre të thyer eshte minimumi qesharake e ka qëllim të mbulojë refuzimin e qyterëve shqiptarë për të mos i votuar.

Doktori nga fajtor e sheh Lulin si viktime të lobimit të Ramës, të barazosh denoncuesin me fajtorin e provuar nga hetimi të bësh njësh dëshmitarin me mëkatarin, duke pretenduar se po mban lart flamurin amerikan në duart e non gratës.

Halli juaj sot nuk ua zgjidhim dot sot se gjyqin e keni nesër.

Di të them se me atë që foli kryetar me Ilirin aleat, ju kurrë s’do kapërceni gardhin e selisë së Lanës e s’do shëtisni në lëndinën e ëmbël të pushtetit. Suksese në gjyq e shihemi në 14 maj", u shpreh Spiropali. 

Lini një Përgjigje