
Analisti Poli Hoxha thotë se duke parë veprimet e Sali Berishës, i cili së fundim ka thirrur protestë ditën e nesërme, kur dhe do të mbahet gjyqi për PD-në, vula do t’i kalojë Enkelejd Aliebajt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Apeli do ta zhbëjë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.
“Ajo ka disa variante, por duke parë sjelljen e zotit Berisha, i cili ka informacion sidomos në sistemin e drejtësisë, thirrjen e protestës atë ditë, pavarësisht se ai tha nuk e kam kundër drejtësisë, është gënjeshtër. Po të shikosh thirrjen për protestë, thuhet në një nga pikat që po kërkojnë të na rrëmbejnë legjitimitetin.
Edhe nga informacionet që kam e duke u konsultuar me juristët, ka shumë shkelje proceduriale dhe falsifikime ndoshta. Por mënyra sesi do veprojë Gjykata e Apelit, ose do e kalojë direkt te Alibeaj, por më e mundshmja është që ta zhbëjë Zhukrin dhe të kalojë te Shkalla e Parë për një hetim procedurial”, theksoi Poli Hoxha.
... do te kaloje per rishqyrtim ne Shkalle te Pare te Gjyqesorit dhe kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha nuk do te marre pjese ne Zgjedhjet Lokale te vitit 2023.
Drejt! Një gjykim nga e para do të jete zgjidhja më e mire. Nuk eshte rasti i pare qe gjykatat e Apelit, per arsye proceduriale etj, i prapsojne vendimet e gjykatave të shkalles se pare dhe urdherojene rikgjykimin e çështjeve në proces nga e para. Kjo do te ishte dhe mënyra më drejte dhe qe do te kishte edhe më pak kontestime me baze ligjore nga palet, pavaresisht zhurmes qe do te pasoje, por sidoqofte dhe kjo perkohesisht.