
Nga Ylli Pata
Trupa gjykuese e Apelit nuk mund të marrë vendim neser, sepse është nën presion. Ajo mund ta marrë atë vendim çdo ditë tjetër, por jo një ditë, kur një subjekt apo palë në proces ka vendosur të bëjë shantazh ndaj saj.
Nëse në këtë vend do të kishte drejtësi realisht të pavarur, duhet të vendoste pikat mbi i mbi atë subjekt që tenton të minojë drejtësinë, duke nisur nga prokuroria, apo vetë gjykata. Madje vetë trupa gjykuese, ka të drejtë dhe mundësinë që nesër të japë një verdikt ku të shprehë se nuk mundet që dikush t’i bëjë presion gjykatës, pasi përbën vepër të pastër penale.
Megjithatë, siç ndodh tek ne, ligji nuk është i barabartë për të gjithë, sidomos nuk është i barabartë për ata që ligjin e kanë si shkop për të goditur të tjerët, e jo për ta zbatuar.
Protesta e Sali Berishës nesër, përveç sulm ndaj gjykatës, është një agression kundër Partisë Deemokratike, është agression kundër opozitës. Për të cilën prej kohësh ka shpërthyer një kujë nga mjaft zëra në opinion, që e trajtojnë PD-në si një lloj hirusheje, e cila është e detyruar të lajë e gatuajë nën dhunën e njerkës e vajzave të saj, deri sa të gjejë atë princin e kaltër që ta puthë, e ta shpëtojë nga ai tmerr i përditshëm.
Ka mjaft zëra, si Kreshnik Spahiu, apo edhe Blendi Kajsiu sot, që rreken të thonë se nuk ka asnjë mënyrë që PD-ja të ngadhënjejë politikisht, pasi përballë ka një PS-“përbindësh” që sido që të jetë nuk e lë të fitojë. Thellë thellë kjo tezë, është mjaft e ngjashme, edhe pse duket e ndryshme me “tre bandat” e Lubonjës, apo edhe me të tjera teza si ajo e Andi Bushatit, që këshillojnë vetëm kallashin si mjet politik për ndryshimin politik.
Mjafton vetëm një shifër, votat e 25 prillit 2021 për të treguar se asnjëra nga këto teza fataliste nuk ka lidhje e nuk ka përse të ketë lidhje. E ardhur nga një traumë e gjatë, kaotike dhe skandaloze siç ishte trajektorja e dy mandateve për të marrë peng sistemin politik në 2017-n dhe 2019-n, gjithsesi opozita shqiptare grumbulloi një numër më të madh votash që nuk i kishte marrë prej kohësh.
Dhe këtë numër të madh, opozita i arriti me një politikë kaotike dhe një lidership totalisht të paorientuar, si dhe me dy nga viruset më infektivë që ja kalojnë edhe streptokokut e stafikolokut, siç janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Koncepti më i palogjikshëm dhe antidialektik është ai i hirushës që po tentohet të qaset kohët e fundit, vetëm e vetëm se sot PD dhe mjedisi opozitar shqiptar nuk po orientohet dot.
Teza që hidhet nga Spahiu e Kajsiu se PD nuk fiton dot përballë PS edhe sikur të mos jetë Edi Rama, është e shtruar gabim. Pse nuk shtrohet teza se çfarë mund të ndodhëe me PD-në dhe opozitën në tërësi, nëse do të largohen Sali Berisha dhe Ilir Meta si pengmarrës realë të saj?
Thjesht po të ndodhë kjo, do të lirohen aq energji sa mund të kemi një efekt tektonik i niveli të lartë, që mund të sjellë realisht zhvillime të paparashikuara jo vetëm në politikë, por edhe më gjerë.
Prezeneca e këtij lidershipi pengues dhe ndalues, ka çuar ndër vite që të largohen apo pengohen të gjithë faktorët që kanë qenë pjesë e opozitës, e ishin mjaft vibrues.
Mjafton të përmenden disa emra: Astrit Patozi, Dashamir Shehi, por edhe të tjerë. Astrit Patozi sa ishte në parlament ishte një orator i dorës së parë dhe i vetmi opozitar që i bënte të heshtnin çdo zë nga mazhoranca. Një fuqi politike që të paktën Ilir Metën e bllokoi në 2015-n që të marrë bashkinë e Vorës, për të cilën LSI lëshoi të gjithë fuqitë shtetërore. Largimi i Patozit në 2017 u bë nga Lulzim Basha mee pajtimin e plotë të Sali Berishës, i cili e pa atë si një emër që mund të konkurronte për lidershipin e PD-së, pas largimit nga jeta të Sokol Olldashit, i cili gjithashtu ishte një fuqi potenciale për lidership.
Sikur të largohet Berisha, në të gjitha bashkitë e vendit do të ketë një çlirim energjie ku mund të dalin emra e personazhe për të konkuruar në zgjedhjet e 14 majit, të cilët për 2 vjet mund të bëhen fytyra e re e opozitës shqiptare në zgjedhjet parlamentare. Një sinergji që mund të dridhë jo një mazhorancë por të ndikojë në procese politike krejt të reja. Procese që së pari do të përmbysin një kastë të vjetër politike, e këtë jo vetëm djathtas por edhe majtas. Shiko çndodh në Itali, me zgjedhjen e lideres së re të opozitës: Elly Shchlein: ka 3 ditë që një nga politikanët më influentë në vend, Matteo Salvini ndodhet në goditje të forta, sa sot po flitet për largimin e tij.
Drama e sotme e PD-së dhe opozitës nuk ka as lidhje mee “organizimin Spartan” të PS-së apo me indeferentizmin e shoqërisë. i takon vetëm opozitës të ndryshojë dhe të sjellë energji dhe oferta të reja, madje edhe t’i sjellë me stil dhe cilësi të lartë. Por kjo ndodh thjesht kur të ndalojë Sali Berishën e Ilir Metën të flasë në emër të tyre. Ndaj nesër gjykata nuk mund të marrë një vendim, atë duhet ta marrin demokratët.
KA NJE ALTERNATIVE PERTEJ ERION GRABITESIT TE EDIT DHE BIND KLLIÇIT TE BERISHES. KY ESHTE ARLIND QORI QE PO PERPIQEN TA PENGOJNE ME GJYKATESIN SHARLATAN QE I DHA PD BERISHES . NESE JA DEL TE HYJ SI KANDIDAT TE VOTOJME ERLIN QORIN PROFESORIN IDEALIST QE PERMBUSH ASPIRATAT TONA DHE NXJER JASHTE BASHKIE GRABITESIN ERION VELIA. KETE E KEMI NE NE DORE DHE VETEM NE VOTUSIT
PIRDH, PIRDH SE SHFRYHESH ME GJITHECATE QORIN!
KA NJE ALTERNATIVE PERTEJ ERION GRABITESIT TE EDIT DHE BIND KLLIÇIT TE BERISHES. KY ESHTE ARLIND QORI QE PO PERPIQEN TA PENGOJNE ME GJYKATESIN SHARLATAN QE I DHA PD BERISHES . NESE JA DEL TE HYJ SI KANDIDAT TE VOTOJME ERLIN QORIN PROFESORIN IDEALIST QE PERMBUSH ASPIRATAT TONA DHE NXJER JASHTE BASHKIE GRABITESIN ERION VELIA. KETE E KEMI NE NE DORE DHE VETEM NE VOTUSIT
KA NJE ALTERNATIVE PERTEJ ERION GRABITESIT TE EDIT DHE BIND KLLIÇIT TE BERISHES. KY ESHTE ARLIND QORI QE PO PERPIQEN TA PENGOJNE ME GJYKATESIN SHARLATAN QE I DHA PD BERISHES . NESE JA DEL TE HYJ SI KANDIDAT TE VOTOJME ERLIN QORIN PROFESORIN IDEALIST QE PERMBUSH ASPIRATAT TONA DHE NXJER JASHTE BASHKIE GRABITESIN ERION VELIA. KETE E KEMI NE NE DORE DHE VETEM NE VOTUSIT
Tre herë u angazhove o i paangazhuar. Lëre rradhen edhe për të tjerët. Ka pas thënë Namik Hoti, malcorin (Sali Berisha), vetëm plumbi (vdekja) e zbret nga KALI. Kjo vlen edhe për Ilir Metajn (I.M). Fjalën DEMOKRACI, nuk e njeh njeri, në Partinë Demokratike. Kaq.
Po ne partine socialiste e njeh njeri ate fjale?
Në fakt gjykata s'duhet të marrë vend fare, ta lërë vulën sa të vijnë zgjedhjet, PD foltorja të shkojë te Likja dhe Rama mbretëron, e Ylli Pata do vazhdojë të shkruajë si opozitar i opozitës, kurse Frrok Çupi do bëjë kasandrën mbi vdekje imagjinare në protestat e Saliut.
Nje shkrim deri diku i ekilibruar qe tenton te vere doren mbi plagen e madhe te opozites, por qe mbetet ne kufijte e opinionit te artikullshkruesit. Ne lidhje nese opoziat eshte e afte apo jo te mund Socialistet nese Doktori dhe Like Meta largohen une anoj se asgje nuk eshte e pamundur sidomos mbas kaq mandatesh ne qeverisje te socialisteve dhe mbas nje konsumi normal te tyre si dhe disa akuzave per korrupsion te tyre te cilat duhet te hetohen nga organet e drejtesise per te pare nese qendrojne apo jo dhe nese po te vihen para drejtesise personat pergjegjes. Por nga ana tjeter mundja e socialisteve nuk eshte aq e thjeshte sa edhe thuhet ne kete shkrim. Duhet qe ata qe vijne jo vetem te kene emer te mire ne publik, rekorde te pastra por dhe te jene te provuar ne detyra shteterore apo ne qeverisje.
Ky Pata Apo Rosaku sa euro ka marre per kete palo pleher shkrim? Sipas ketij karit gjykata nuk duhet te marre vendim kurre se sapo gjykata te deklaroje daten e vendimmarrjes ky shpellari sali do beje proteste me ca palo hajdute e vrases te tij! Ti po thua qe shteti ka frike saline te zbatoje ligjet e veta?! RAMA ME SHOKE DUAN QE PER PD TE MOS VENDOSE GJYKATA POR TE VRITEN VETE MALOKET NJERI ME TJETRIN! Ti pata a rosa u mban iso se te leshojne nga nje kocke. Ju vrafte zoti! NESER JEPINI VULEN BASHES E MOS E KRUANI BYTHEN ME! Kostot do bien mbi ju,shume heret apo shume vone!!!!????
Or trap meso se si shkruhet gjuha Shqipe ,pastaj jep mend per te tjeret ,shife dhe nje here se si shkruhet ( I pangazhumi ) ku e ke gjet ? sa per ate Qorin qe per shume vite si mesues ,bente thirje nxeseve per protesta ne mbeshtetje te Berishes .ky Qori yt te mbledhin te katert kanditatet votat ,Veliajt as te gjysma nuk arijne .
Ylli! Humbi zgjedhjet e 2013 PD. Pas 8 vjetesh ishte normale. Aq me teper qe ne fund te mandatit arrivi puna dwri aty sa Salihu shiste nje objekt te rendesishem per te dhene rrogat e pensionet. Pas humbjes degjove gje per ndonje analize te saj per humbjen ? Jo. Perkundrazi. Doli nje grup depudetesh e kundershtonin ndalimin e furgonave te pa licensuar e qe punonin pa dokumente e pa paguar asgje ne shtet. Pastaj parhu i Liqenit. Babalija. E sa marrezi te tjera. Ariten deri aty sa kundershtonin edhe tjetersimin e fytyres se çdo qyteti e 100 fashatrave model. Marrezite e tjera dihen si rrodhen. Sali Berisha ne 3 muajt e tranzitcionit qeveritar nga qershori deri ne 19 shtator 2013 beri hatane me grabitje, jashte cdo rregulli e ligji. ... Me thuaj nje ide, nje te ardhme te garanruar prej tyre, nje program. Zero. Vec grindje e ndarje per hallin e shtriganit Berisha e Meta...
Me kohe kam kuptuar fatin e vules.Ne shqiptaret jemi shume ndryshe perball ligjit.Kur fryne era qe duam kemngulim te ligji.Por ja qe ererat fryjne nga te kater anet dhe ligjzbstuesit nuk dine ku te shkojne.Kushdo , qe merre persiper te gjukoje kete situate, do ta linte vulen atje ku eshte.Ska ceshtje qe vula te levizi.Levizjen ta bejne ata qe kerkojne vule.Berisha ska te drejte te fusi Pd ne kurthin ,kujte i takon vula kur luan bllofin ne politike.Per kete arsyeje , me teper personale ,vula nuk behet e diskutueshme ligjerishte se kujt i takon.Kryesore eshte divorci qe Berisha e realizoje.E thene troc ,Berisha te dilte , sic doli Meta ,me sllogan te ri.Vula e Pd egzistuese nuk gjukohet e as negocjohet kur ka fraksjone brenda perbrenda nje grupimi partiak.Gjyqi per vulen eshte sajese artificjale.Ska ceshtje penale per tu gjukuar.Kur zihen brenda familjes vula ndryshon kur ndodh divorci. .
Ore cfare te thuash, Ai ndenji 39 apo 40 ne nje sistem monopartiak, ky tjetri ka 33 ne pluralizem. Po jo o shok, ne Perendim kush humbet: largohet dhe askush nuk di me asgje per te, ka jeten e vete. Ky i yni na ka vrare, therur, perzene dhe prape ka njerez qe i vene pas. Me duket se nuk jemi mire ne si komb.
O Pata. Nuk kupton mileti streptokok e stafikolok, por Sali Berisha dhe Ilir Metaj allias Don Kishoti dhe Sanço Panço.
Yllka, largo budallallekun qe te ka kapluar! Gjykata eshte nen presio per te mos e dhene ate vendim nga ky Regjimi Rama. Se qe ta marresh vesht ti Yllka e partise, ka me shume se nje vit qe kjo gjykate e zvarrit vendimin, e kjo nuk ka ngjare se ka patur protesta prej nje viti rrjesh...behu ca normal Yllka, se boll u budallallepse vullnetarisht.
oj PATE !!!!!!!!!!!!! Populli ka dhene vendimin . Ska nevoje per gjyqtare PLEPASH ! Berisha thote vete : Vendos SOVRANI. Dhe SOVRANI ka vendosur. Zhduku BISHE alias VAMPIR !!!!!!!!!!