Arben Ahmetaj u shkarkua sepse është nën hetim? Ja si përgjigjet SPAK

27 Korrik 2022, 18:27Politika TEMA

Arben Ahmetaj u shkarkua sepse është nën hetim? Ja si

Arben Ahmetaj, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit nuk është person nën hetim për ndonjë vepër penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Kështu iu përgjigj SPAK kërkesës të Report Tv në lidhje me Ahmetajn.

Kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e Sali Berishës se Edi Rama bëri ndryshime në qeveri në mënyrë që Ahmetaj të arratisej pasi sipas tij rezulton i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij”, tha Berisha sapo u noftuan ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama.

Dy ditë më parë, Rama njoftoi se Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. 

Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi.

Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë falenderoi kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

13 Komente

  1. A
    Arrati

    Matufi Sali Berisha glet per arrati ne vitin 2005 kur te gjithe shqiptaret kushin 15 vjet qe leviznin me pasaporta. Kjo tregon mendesine e tij prej regjimi te kaluar qe perndiqte te arratisurit

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Minjte e Ramazonit po dalin nje nga nje. .. por edhe tigrat…. Radhen e ka Eddroga vete, shqiptaret jane te duruar.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Engjell

      Nxirre ëetren e spakut. Nxirre pra

      Përgjigjjuni
      1. I
        Isuf

        Amon nxirre letren. Ho me. Ku e ke letren e spakut apo sekret shteteror

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një qytetar

          Ky besoj duhet të jetë shkarkuar pasi ndoshta mund të jetë shpallur non grata nga MB, pra, duhet të jetë një nga të 26-tët.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilegali

            Spaku nuk paska pune tjeter po te mbroje benin. Pyeteni spakun edhe per mua se i jepka pergjigjet me telekomande hahahaaaaa

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ????????????????????????

              ky eshte hajdut i poshter i degjeneruar mi ferrash shoku edvin budallit. qe vetem shtet sdi te drejtoje, jo vetem ai por te gjith politikanet tane jane maskarenj edhe hajduta edhe te pa afte per drejtim shteti e shkaterruan shqiperine

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prokurori

                Do ishte cudi po te pergjigjej ndryshe! SPAK nuk merret me gjona te vogla( dem 80 mije € ne dite) merret me fakirat qe vjedhin korent!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deda

                  O sali berisha !akoma se ke kuptuar apo zdo ta kuptosh,që je njësoj si enver hoxha bile më keq,n.q.s enveri solli komunizmin më të egër në shqipëri ti sali berisha solle demokracinë më të keqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tahiri (jo ministri i suksesshem)

                    Shume shpejt ky pervers kazinosh Ben HaMutaj me hunden fecke do shijoje burgun. Ai e ndjen kete, shikojeni si i ka ikur cehrja e eshte bere meit ne surrat.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dante

                      O tema nxirre pak pergjigjen e Spak. Pse nuk e nxirrni letren. Se e sigurt qe s ka thene ashtu por qe nuk japin te dhena per ceshjte nen hetim. Na e shpifet.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Burgaxhiu

                        Po nuk eshte ky per burg burgjet nuk duhet te ekzistojne me ne Shqiperi! Ky eshte jo thjeshte kryehajduti i 32 viteve dhjerokraci por dhe politikani me i felliqur i kohes qe jetojme. Sali Berisha eshte kryekrimineli me femijet hajdut, Like spiuni hajdut me cizme, Edi delirant dhe hajdut. Po sjane Asgje para Ben Ahmetajt seimeni Rames.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia e munguar

                          Komentet tona jane pa vend,vetem per te shprehur mllefin qe kemi ose per te bere tifo Saliut.Heret apo vone po qe se ka shkelur ligji do te perfundoj neSPAK.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje