Arben Kraja i përgjigjet kritikave: Askush nuk mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

20 Maj 2022, 11:07Politika TEMA

Arben Kraja i përgjigjet kritikave: Askush nuk mund t’u thotë

Kreu i SPAK, Arben Kraja teksa është thirrur në seancë dëgjimore për të raportuar në Komisionin e Ligjeve ku tha se “Asnjë nuk mund t’i thotë prokurorëve çfarë të hetojnë”

Kraja iu referua deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë se SPAK duhet të hetojë zyrtarët e lartë, përfshirë Sali Berishën. Kraja kujtoi dispozitat ligjore, duke theksuar edhe njëherë se ata veprojnë me kallëzime.

“Po i referohem kodit të procedurës penale. Është një dispozitë që nënpunësit publikë janë të detyruar të bëjnë kallëzim kur konstatojnë elementë të veprës penale. Në kompleksin e luftës kundër kriminalitetit nuk mund t’i kërkohet një strukture të vetme të bëjë gjithçka.

Ne vlerësojmë çdo opinion të partnerëve, kuvendit dhe njerëzve për të ndërtuar punën tonë. Askush nuk mund ti thotë një prokurori që duhet të hetosh këtë apo atë çështje penale. Prioritete janë të lidhura edhe me ngarkesën, apo personat e arrestuar”, tha Kraja.

Sakaq, Enkelejd Alibeaj i cilësoi ndërhyrje në drejtësi deklaratat publike të kryeministrit, ndërsa pyeti kreun e SPAK nëse ndaj të njëjtin mendim. Kraja tha se nuk ndikohen nga deklaratat dhe vazhdojnë punën e tyre.

“A janë deklaratat publike ndërhyrje në drejtësi? Unë nuk dua të komentoj se s’më takon mua. Jam zbatues i ligjit. Ne kemi një parim që të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Ne duhet të vazhdojmë të shohim ato që kemi, provat dhe dosjet”, tha ai.

12 Komente

  1. B
    Berisha-Monument kulture i mbrojtur nga SPAKU-i i

    Po zoti Kraja,mos u ndiko! por perse mijera faqe me fakte,denoncime,indicie 30 vjecare qe lidhen me Berishen nuk i merr fare ne konsiderate e i anashkalon,apo Ai eshte me pak i demshem per politiken e jeten shoqerore nga arka me peshk e ish ministres Voda?Vetem denoncimi e deklarimet zyrtare te Izet Haxhise qe vijuan me dite te tera perpara prokuroreve tuaj do e kishin futur ate brenda prej kohesh,kurse ju as e shihni te aresyeshme te veproni.Mund ta dime perse? Dhe Berisha tall t.pet e fishkura me ju e me ne kurse Izeti vazhdon te jete ne burg,duke "besuar' ai dhe ne tek organi juaj! Zero besueshmeri!Vetem deklarata pompoze e dengela televizive tuajat.SPAKU,me sa kemi degjuar eshte krijuar kryesisht per krimin ne sferat e larta te shtetit e te politikes dhe kryesisht per ata qe jane tallur me drejtesine e me popullin per 30 vjete,me ne krye Berishen e Meten dhe nese doni ju dhe per Ramen,nese keni fakte e denoncime,pa perjashtuar te tjeret e ketyre niveleve.Me ke talleni ju dhe hapur biles!Loje te dyfishte beni duke perdorur dy standarte? Po faktet e dokunmentat e denoncuara edhe ne shtypin e jashtem per Meten s'kane,sipas kendveshtrimit tuaj ndonje vlere juridike? Nuk na thua ,ku te kane kapur valle dhe te kane kapur aq keq e ligsht sa nuk mund te besh gek perpara tyre?!Po vazhdove keshtu heret a vone do vije koha qe te gjendesh dhe ti perpara pergjegjesise per neglizhence ne detyre,minimumi.Populli pret drejtesi per te gjitha ceshtjet e madha te ketyre 30 vjeteve,kurse Ti as per sulmin e Berishes dhe kamikazeve te tij ndaj selise se PD-se as e rruajte fare.Perse? Apo ishte pa fakte e pa denoncim dhe Live ne TV?Kjo eshte ajo qe presin shqiptaret ,DASH-i ,FBI e organet e tjera te specializuara nga puna e SPAKUT? Jeni kthyer ne nje zhgenjim te madh per te gjithe ata qe prisnin drejtesi dhe ne nje mbrojtje betonarme per Liken e Berishen,qe kane gjetur tek ju nje aleat te besueshem e besnik deri ne kocke!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      Ah pis i Lazlit ! Ti do ta paguash ma shtrejnjt se LLALLA o Zotni ! Llalla ia hodhi me dy vjet burg kurse ti me nja 20 vjet po qe se vazhdon me kete heshtje. Ti nuk pyeske askend atehere qe populli i tane po pret drejtesi ndaj METES e Dr RRUMPALLES ! Prit prit se ti do ta hash kallomin ne vend tyre e KRJA rrot kallomi !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anri

        CFARE JANE KETA QE NA E SHPIFIN KESHTU. NUK U MJAFTOJNE NON GRATAT E AMERIKES KETYRE? PO TYMI DHE TE VDEKURIT NE GERDEC? ME SA DUKET QELLIMI ESHTE QE TE LARGOHEMI DHE NE NGA KY VEND..

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentator Politik ????????

          Prokurorëve nuk mund t'ju thuash se ç'mund të hetojn më parë, por duhet t'ju bëhet me dije se ç'nuk duhet hetuar.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleanca e SPAKUT ne mbrojtje te Berishes e Metes

            Sakte! Jam dakort me deklaraten e "Falkones" se b.thes Kraja!Askush nuk mund tu thote prokuroreve te "luftes per mbrojtjen e krimit e korrupsionit madhor te Likes e te Berishes" te SPAKUT te Krajes se ke duhet te hetojne,por me nje perjashtim,nje hollesire te vogel.Pervec,sic kemi kuptuar nga puna e Krajes deri tani, te helmuesit,kercenuesit apo shantazhuesit Ilir Mete Floririt te atyre qe i behen pengese dhe kujt tjeter? Vicidolasit, banditit te lindur dhe qe ,per cudine e te gjitheve,jane te dy krahet e Krajes ne boten e krimit,dy boset me te medhenj te korrupsionit e te krimit dhe qe rastesisht,krejt rastesisht jane dhe gjitone te tij ne Lalez,me vilat (e bera me para te rroges....!)ngjitur e ngjitur! Ata kane kartabianke! Atyre u lejohet te diktojne hapur e nen tavoline veprimet e Krajes,te ngjallin zerin sic beri dje Likja kunder gazetes Krone Zeitung e te kercenoje se do u haje .utin!A nuk e pame kete qendrim te Krajes ne rastin e sulmit te armatosur ndaj selise se PD-se nga Berisha dhe Kraja as qe e rruajti fare,sikur Berisha vajti atje me tufa me lule te uronte Krajen per emerimin e tij ne SPAK?!Kush ne kete vend e pa SPAKUN te therriste Berishen,pa le me ta procedonte si gangster e kriminel politik? E pa njeri? Askush! Pame vetem Krajen te flinte gjumin e shtate e ta kalonte kete ngjarje si nje shfaqje televizive apo si nje film italian si "La Piovra" dhe kur mbaroi filmi Kraja mbylli televizorin e ra per gjume!Kaq!Dhe e kane fajin shqiptaret pastaj qe revoltohen me Arben Krajen! Sa cudi e madhe apo jo zoti Kraja?!Vetem Edi Rama nuk ka te drejte te kerkoje qe Spaku te godase ne te gjitha anet,pavaresisht vilave e gjitonerise,peshes e fuqise mafioze te boseve te krimit me kollaro te bardha.Vertet,kur do shohim ndonje te tille te penalizohet nga SPAKU apo ky organ e ka te ndaluar te ngjitet ne nivel kryeministri,presidenti e ish-te tilleve?Ahere,perse e ngritem kete organ te shpreses=zhgenjimit total te shqiptareve?Mire ishte prokuroria e pergjitheshme e Llalles=Olsian Cela,i ikur ne drejtim te paditur dhe prokuroria e krimeve te renda.Perse do duhej te behej SPAKU kur nuk ja mban te merret me keta καρχαρίες=sharks=pescecani==Hai=peshkaqener te ndyre? Mbylleni magazine e shkoni ne shtepi,se paguheni dhe me ar ne dore,kur shqiptaret mezi e nxjerrin diten!Turp e fatkeqesi!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Se me ke duhet të filloni të hetoni jua themi ne shqiptaret e thjeshte se ato rrogat tuaja të majme i paguajme ne me taksat tona. Hetimet duhet ti fillonit me dy perbindeshat e korrupsionit Saliun dhe Like FLORIN. Se dosjet i keni stive.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hahaha del Prokurori e bo Gansterrin ne Opinion !

                Kur Drejtesia ka nji male me Dosje dhe Ju si Spak nuk beni punen si duhet , Populli Taksapaguesi i cili te shtyn ne vryme te Bythes tate 5 Mije € cdo Muaj -duke i hequr nga goja e tij ,qe Spak dhe ky Sanco Panco i lalzit te beje Drejtesi - ai te shkul Dhembet ta shkerdhen Kostumin tat e bythen tanbde me gjithe Banden qe ke rrethe teje ne Lalz. - Nji Arrogance e tille - provokon keq Popullin Shqiptare dhe e ofendon ! - Kush eshte ky more qe i bo karshillik Popullit Paguesit te Ktij dhe Bandes se Spak qe flet me kte Gjuhe Ordienere si me qen noj Mafioze ,ne vend qe te uli koken ,te degjoje Popullin dhe punaoje e i sherbeje ktij Vendi ???????????- Populli ta ve flaken nqs ju na boni si gangsterra maloket e flliquer qe s'late Institucion pa e degjenruar pa e inkiminuar ,pa i sherbyer Krimit dhe ka surrat ky zagar i Bandes se lalzit del e bo Gansterrin e pyllit ktu ! -----Tego Tapin e Viles qe keni ne lalz ti basnhke ,me koleget e ty saliun e meten - pa leri pordhet se s'te shkojne ke ky popull . Te vjen edhe ty dita per te marre zvarre si morem me 97 Trimat e salih Shpellarit me gjithe ata qe ke verdalle si shkerdhata qe jeni - hajt se keni me i pagu te gjitha para ktij populli Putanat e Krimit

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zaku

                  Ta kesh rrogen me miljona dhe te rrish kot eshte e cuditeshme...

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nik

                    Komshi besnik.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      I çan xhamet me llastiqe ai tjetri pastaj!!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fjala

                      Ky Arben Kraja ose eshte idiot ose eshte bashkepuntor ne krim me Sali Berishen. Drejtesia dhe kallezimi jane çpikur para se te lindete ky matuf kriminal. Ky po del hapur qe eshte pro krimit 32 vjeçar te Sali Berishes dhe per kete parlamenti shqiptar duhet te dale me propozim, fundja edhe ti beje nje rdiografi biografie dhe pasurie , te pavarur, pastaj te konkludoje. Kush i ndalon te zgjedhurit e popullit ta bejne kete?!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Caiti

                        Po prokuroret nuk jan punonjes pubilk qe kur shikojne shkelje te ligjit te bejne kallzime? Po prokuroret jan imun ndaj abuzimi me detyren ?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje