Ilir Meta tallet me Nikollë Lesin: Do t'ja le porosi presidentëve të ardhshëm ta dekorojnë se e meriton ai

20 Maj 2022, 10:44Politika TEMA

Ilir Meta tallet me Nikollë Lesin: Do t'ja le porosi presidentëve

Ilir Meta është tallur me botuesin e gazetës "Koha Jonë" Nikollë Lesi, i cili e mbështeti për vite me radhë. 

Lesi, duke parë thesin e dekoratave që hapte herë pas here Ilir Meta në pozicionin e presidentit, pretendoi se do mund të dekorohej, përderisa nuk ngeli restorant pa marrë tituj "Nder i Kombit".

Së fundmi Meta ka shuar përfundimisht shpresat e Lesit, për dekorimin e gazetës.

Ai thotë se do t’ia rekomandojë presidentit të ardhshëm, dekorimin e kësaj media.

Ylli Rakipi: Ju keni ndarë shumë dekorata. Kolegu Nikoll Lesi, që ka gazetën e madhe “Koha Jonë”, nuk pate dekoratë për Nikollën? Ke kohë deri në 24 korrik.

Ilir Meta: Presidentëve të ardhshëm do ti rekomandoja ta jepte këtë dekoratë sepse ajo gazetë e meriton. Por, në rastin tim do të shihej si konflikt interesi.

Ylli Rakipi: Nuk ka miqësi këtu…

Ilir Meta: Do të interpretohej. Kanë ardhur propozime edhe për gazetarë të tjerë.

Ylli Rakipi: Ti i ke dhënë edhe Samarxhiut dekoratë…

Ilir Meta: E ka marrë sepse e kanë propozuar pesë komunitete fetare. Te gazetarët jam treguar i rezervuar.

Ylli Rakipi: Pra Niko harroje dekoratën!

Ilir Meta: Do ta marrë në të ardhmen pa asnjë diskutim.

Arjan Çani: As Fevzos nuk i ka dhënë…

5 Komente

  1. S
    SBI

    Po ,mentaliteti yt fshataresk se partiçka eshtë e familjes ,presidenca po ashtu,por edhe floriri,edhe bakshishet aty kanë vëndin që ti i ruan apo menaxhon siç ke shprehur në videon e D Priftit, apo ç'shkruan media edhe presidencën e nesërme do tja lesh fisit të llojit tënd Sa i pa fytyrë .....

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qerozi

      Shihe se I takon mbas vdekjes

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir Floriri,kampion i krimit e i korrupsionit,bas

        Po mire,te pakten tani Nikolle Lesi e mori pergjigjen dhe "shperblimin" per reklamen dhe mbrojtjen disa vjecare qe i ka bere ketij gjarperi me zile.Sic kuptohet qarte ,Metaj nderet i shperblen anasjelltas!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentator Politik ????????

          Dua emrin dhe mbiemrin e doktorit të Ilir Metës për çmimin nobel në mjeksi. Ishte e pamundur shërimi tijë

          Përgjigjjuni
          1. U
            Urani

            O Komentatori Politik ????????, do jesh kokra e mullarit ti qe ske shokun , cmimi potent Nobel jepet kur nje mjek ose nje njesi zbulimi ose disa doktore bejne nje shpikje , nje haritje te bujshme qe shpetojne jete , po ta them trash trash dhe per kete dekorohen kur doktori qe kerkon ti nuk hariti te kuroje Meten duhet dekoruar me cmim Nobel ?????? Sa bole je o derbardh ......po behet fjale per shume rot kari njeri .....pizeveng

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje