Arlind Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite

5 Shkurt 2026, 22:30Politika TEMA
Arlind Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35

Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare ditën e martë, më 10 shkurt, por mbetet e paqartë nëse do t’i bashkohen asaj të gjitha forcat opozitare.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, tha se nuk mund t’i bashkohet një proteste të thirrur nga Sali Berisha, të cilin e cilësoi si politikanin më të diskredituar në 35 vite.

Sipas tij, Rama nuk mund të rrëzohet me Berishën përballë, duke shtuar se të dy kërkojnë të bëjnë pazare për të ndryshuar gjëra në interes të tyre.

Borakaj: A do t’i përgjigjeni thirrjes së PD-së për protestën e 10 shkurtit?

Qori: Ka disa opozita në Shqipëri. Do ta shohim në datën 10 se kush do t’i bashkohet. Atëherë do të jap gjykimin tim përfundimtar. Le të themi dy të vërteta: ne kemi qeverinë më të korruptuar të 35 viteve të fundit, që vjedh në të gjitha mënyrat e mundshme, shpronëson qytetarët nga pronat e tyre private, merr toka në bregdet, mal dhe fushë për oligarkët. Po kombinon vjedhjen me shitjen e interesave të Shqipërisë, siç është rasti i Sazanit. Por kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, sepse gjysma tjetër është se kryetari i partisë më të madhe të opozitës është personi më i diskredituar.

Borakaj: Është Berisha arsyeja kryesore?

Qori: Po, Berisha i pari dhe është edhe Ilir Meta. Ata dalin dhe thonë “Free Ilir Meta” dhe duan Ramën në burg. Ne kemi kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe na kanë dhënë aq sa na kanë dhënë. Qytetarët në Rrjoll protestojnë sepse u kanë marrë pronën. Deputeti Muçi ka shkuar në protestë, ndërkohë Berisha nuk ka thënë gjysmë fjale.

Muçollari: Mos vallë e takoi deputetin Kliti Hoti aty në protestë?

Qori: Nuk kam parë ndonjë figurë të rëndësishme të PD-së. Kjo është një çështje aq e rëndësishme sa kemi qenë aty unë dhe deputeti Muçi. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë përmes presionit popullor, por kërkesa jonë është zgjedhje të parakohshme, sa më parë.

Borakaj: Pa qeveri, apo qeveri teknike?

Qori: Kur them sa më parë, e kam fjalën për rreth 45 ditë, mundësisht. Kërkesa për qeveri teknike është bashkëqeverisje për një vit.

Borakaj: Jo bashkëqeverisje, por teknike?

Qori: Po kush do ta votojë qeverinë? T’i imponosh Ramës dorëheqjen është ta hedhësh “KO”, që do të thotë se kur ai ngrihet në këmbë, ti t’i japësh goditjen e dytë. Këta thonë jo, t’i japim kohë. Ata duan bashkëqeverisje, sepse Rama dhe Berisha duan të rregullojnë disa gjëra.

Borakaj: Nuk jeni ju pro ndryshimit të sistemit zgjedhor?

Qori: Sistemi zgjedhor mund të përmirësohet, por po ra në duart e ujqërve, këtu bëhet edhe më keq.

6 Komente

  1. D
    Ditë më të vështira

    Mir mor qor por kur është i diskretituar pse pranove ti të zgjdheshe me firma të diskretituara Ti mor çun je një lejfen i Ramës që përdridhesh Po përdredhja ka një fund

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      O Qorr! Nuk po vjedh Edi Rama se nuk ka nevoje te vjedhin. Ne si popull po e shikojme se ai po punon mire dhe jemi te kenaqur nga drejtimi i vendit nga ky kryeminister. Qe kur erdhi Rama kryeminister,shqiperia eshte me e qet dhe populli me i sigurt, se sa kur ishte Sali Berisha qe policia e ti te rrihte e te vriste ne mes te bulevardit. Mos e befte zoti te vij perseri Saliu ne fuqi. Populli duke pare Edi Ramen se po sillet e po punon mire ,po votohet masivisht. Fitorja e ti eshte plotesisht e merituar dhe e ndersheme me votat e popullit shqipetar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berisha para drejtesise.

        Berisha duhet te jape llogari.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali hajduti ne Burg!

          Arlind, per Spak dhe Gjkko nuk eshte keshtu!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Djali i Sheqeres

            A kini pare ndonje lider ne bote te rrafshoje gjithe industrinee rende e te lehte te nje vendi,peshkimin e bujqesine,te rrafshoje gjithe repartet ushtarakee e shese per skrap avionet e tanket e parat ti cije ne llogarite offshore,A ka ndinje lider ne bote qe te mbledhe gjithe kursimet e emigranteve te popullit te vet dhe ti coje ne thase me anije jashte.Te shperndaje armet qe tembuloje grabitjen dhe te coje 2000 vdekje ...E pastaj te mare gjithe municionin e mbetur e tia jape djalittashese si mallin e shtepise? Vetem sheqerja polli nje mostervte tille.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Go West

              Urime Arlind, une besoj tek Ju. Ide te kthjellta dhe konseguent ne qendrime. Besoj se shume si une do te bashkohen me levizjen Tuaj.Nuk mund te leme te na marri neper kembe Edi me "strategjiket" e tij te betonit qe po na rrembejne gjithçka dhe kurrsesi nuk mund te lejojme nje kriminel e bandit si Berisha te qendroje jashte burgut.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje