Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

10 Shkurt 2025, 16:18Politika TEMA
Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de  facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht  një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur  në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.

Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).

Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.

Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.

Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.

Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.

Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:

Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.

Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.

Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

40 Komente

  1. .
    .

    Hajdut muti.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pordhe me rigon....

      Citjoneziu (i palare): nuk kom dit hic gjo per kto qindarka te gyzel Veliut.....!?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korrupsioni fshihet ne familje komunistesh

        Arben Rakipi drejtor magjistrature e avokat i fshehur i Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, fshihet me emrin e djalit e gruas te tij, Zano e Beta, e kane nxjerre mediat. Rakipi fytyra komuniste dhe dhelpra e drejtesise dhe fshihet ortak ne ndertim pallatesh.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Kur mendoj se gjyshi im 100vjet me parë ,zinte vendin e këtij plehre,dhe dhuroi një pjesë të pasurisë së vet tjerëve,më lind spontanisht bindja se shqiperia eshte vend i dhierë ,që nuk do bëhet asnjëherë.Mallkimi ,është forca e gravitetit në atë copë tokë.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qemal kasaj

            Po te jap te drejt

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kanina

          Nuk eshte ndonje gje e madhe. Jane akuza te lehta

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ptuh mor gazetaruc i Meros qe do te mbulosh mutin me shurre. Hapi syte o idiot, me miliona te hedhura vetem ne llogarine e se shoqes se nuk ka ku ti coje, miliona fonde te vjedhura nga taksat e shqiptareve. Ptuh mor gazetaruce te ndyre te qelbur te Gelbazes qe beni komente fallco

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tori

              Hic fare! Hiqni keto lajme per kete kellir si erjoni! Hiqni cpo ja qij arjolen

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pylli me shume derra

              A e dinte babloku i padjallezuar per gjithe keto fonde qe vidhte dhe pastrime parash qe bente lali Fiku, apo po hante kumbulla pas shpines se bablokut edhe ky, njelloj si zevendes kryeministri, ministri i brendshem, ministri i ekonomise, kryeprokurori, e nja 50 vartes te tjere. Si vjedhin keta djaj pas shpines se bablokut te shkrete qe s'di asgje.

              Përgjigjjuni
              1. U
                U SHOFSHI

                1 miliarde leke vetem ne 2 llogari te gruas se lalit. Cfare hajdutesh te ndyre o zot, e mjera Shqiperi. Shqiptaret nuk kane leke te shtyjne as muajin, keta plehra fusin direkt 1 miliard ne llogarine e gruas.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kunadhja

                  Plehra Lali ..Ishalla kemben zvarre per Poturen..

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Loni

                  Mire jail bete keti veliaj rop qirin,po ate pith motre berishen kur do ta kapin per viktimat e gerdecit pastaj she per test threat,mbas ketij pith motre malok berisha te gjithe me sira

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni(i vërteti)

                    Po pse o njeri shkruan me nickame të tjetrit, ti nuk je Loni i vërtetë.

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Ciuciu

                    Edhe vet e dini qe e keni arrestu kot dhe pa' lidhje, kisha besim me then te drejten,po nga sot them qe edhe ju beni kot fare sma mer mendja kurr qe ai Ka pas nevoj te fusi veten ne kurth me kembet e veta. Pastaj nga nje leter anonime turp tju vij.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Kane gjetur para ne kasaforta, nja 5-6 OJQ me germa dhe me nje pronar, ky thote me nje leter anonime.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Ciuciu

                        Po Ca Kan gjet re se u bet te gjith specialista ai tjetri Ka vjedh e Ka vra dhe del per tu bo kryeminister. Ju meritoni te kthehet saliu ate meritoni

                        Përgjigjjuni
                    2. H
                      Hetuesi Fiskal

                      Lal Plehu dhe harabelka nuk mjaftoheshin me ato qe kane vjedhur vete por lehtesonin edhe "shoqerine" aq sa po kaq ka vjedhur dhe degustatori elite i restoranteve Arbjon Mazniku - the Boss, apo Gent Agolli (studio I RIU) ku e shoqja nga nje shurruthull bibe eshte shnderuar ne nje objekt shetites xhevahiresh, guresh te cmuar, florinjsh dhe aksesoresh te shtrenjte. Keta mire qe vjedhin por keta dehen nga abuzimi me vjedhjen..

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cuni lagjes

                        Ca mllefi qe paske re

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Top G

                          Nuk keni pare gje akoma,,,, ne vjedhje dhe ne b. q brenda PS.

                          Përgjigjjuni
                      2. F
                        Franc

                        Te gjitha rrena Jan, Po kush i beson kto pervec budallejve te Sales me shok

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tik-tak-tik-tak ora po afron çdo fillim ka nje fun

                          O te shkerdhefsha motrat,po nga akuzat qe ka ky bqiri lali dhjeri si grup i strukturuar kriminal ai do denohet min 3 vjet dhe maksimumi 30 vjet,o robqim kurv

                          Përgjigjjuni
                        2. O
                          O sot o kurre!

                          Ta ngriten ngracken Rama, maloket shpellare, dhe katundaret skrapallinj vepres tende reformen ne drejtesi, qe ta kthyen ne nje bumerang.me kalin e trojes min tend te drejtesis me bashkefshatarin e tij te maqellares Dumanin. Ky eshte nje maskarallek dhe krim historik, dale nga uturaku i Spakut: Spaku, jashte, nje kryekriminel dhe kryehajdut, qe i ka shkaktuar ketij vendi ne keto dhjetvjecare, vrasje dhe shkaterrime masive, te te gjithe natyrave, aty dhe shperfytyrimin historik te ketij vendi. Keshtu ndodh, Rama,kur rri ne shkallet e stadiumit dhe ben sehir si Ponc Pillati, si dumani te futet ne tufe dhe ben kerdine brenda stafit tend qeveritar dhe politik dhe me akuza teper te dyshimta sic ndjehet te jete rasti Beqaj, Por sido qe te jene akuzat ,per shperdorim , nga stafi tend qe tani ndodhen ne burg, ato kursesi nuk mund te krahasohen, me permasat e perbindeshme te krimeve te bera ne keto mbi keto tre dekada, nga shpellari monster Sali, qe jo vetem vazhdon te defreje jashte hekurave, por ben dhe spektakel te neveritshem, duke i u drejtuar spakut me fjalet me te ndyra.Zgjohu Rama! Dhe per ate vend qe te kane dhene, dhe qe e ke per detyre funksionale, qe fare hapur, ti kundervihesh spakut, per kete maskarallek historik, qe vazhdon te beje.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tahipi

                            Eh budalla i gjore. Ajola harxhon 880mije euro per bizhuteri ky i qan hallin Rames

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ylli

                              Ku besoni cdo gomarllek qe thote i trashi i tropojes.

                              Përgjigjjuni
                          2. T
                            T

                            Gjynah rama,ka dash me.ja fut ky fiku. Rrofte shoku Edvin qe shkaterron grupet armiqesore anti.parti...

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trump 2028!

                              Gelbazat Sorosiane filluan te censurojne komentet pro Trump. Erdhi kohe qe perverset e LGBTQ te mos jene pushtet ne Shqiperi. I pari iku Veliaj. Te tjeret do Bien nje nga nje. Merrni ne interviste idiotin Ngjela trushkulurin qe tju tregoje te ardhmen. Soros dhe tentakulat e tij do priten. Kij kujdes Tema se felliqesirat nuk do ecin me. Mbaroi filmi.

                              Përgjigjjuni
                              1. h
                                hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                                Korrupsion e pastrim parash eshte akuza peer Lali dhjErin, e njejte me akuzat ndaj Ahmetajt - dhe nuk i ka bere Saliu ato akuza por SPAK qe aq shume e keni lavderuar e ngritur ne qiell! Prandaj per hir te atyre levdatave pa fund sot mos pipetini fare, po fare ama, e aq me shume te hani mut kunder atij SPAK pra!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Komiteti Qendror

                                  Sote , shoku Hekuran arrestoi armikun Erion Veliaj .Do thoni ju shoke te Pleniumit qe kush eshte Erion Veliaj , nje mute muti . Partia dhe armae fuqishme e Sigurimit te Spakut tja nemerojne brinjet nje nga nje , dhepo nuk dorezi shoket dhe florine e gratitude ne plumpe per te mire e Atedheut dhe kapitalizmit socialist .Te rroje Patia

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    MYRTO

                                    KUSH DO MBJELLE PEME TANI NE TIRANE ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      .

                                      Pidhi i sat’eme. Kar

                                      Përgjigjjuni
                                    2. Q
                                      Qoftelargu

                                      Turp i madh per SPAK-un!!??Nga nje ane Sali Berisha dhe sorollopi i tij kane hedhur ne ere 26 persona ne Gerdec dhe kane vrare 4 njerez te pafajshem ne 21 Janar dhe SPAK-u i le te lire,pra jashte burgut( po lere pastaj se cfare kane vjedhur,aq sa konsulentin amerikan do ta paguaje me 20 milion Euro)Kesaj i thone qe vrasja e njerzve prevalon ndaj cdo vjedhje,por per Skapin nuk eshte e tille….pra vrasesi nuk prevalon mbi hajdutin…njerin e le te lire (pra ai qe ka vrare e le te lire)dhe ate qe e gjykon se vjedh apo duket se vjedh…e fut ne burg!!?? Komedi e madhe ndodh me ne me SPAK-un!!!!!?????

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hurmat e Surrelit

                                        Denoni keta te fiqve, dardhave, mandarinave apo molleve te Gjinarit se hurmave te mia tu vini anash

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E verteta, se prapthi.

                                          Po jo mor miq, faji nuk eshte i Lali Erit, ai vetem firmen ka vene. Faji eshte i gruas se tij, qe ka bere kaq shume allishverishe, prapa kurrizit te tij.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. e
                                            enter""

                                            Rradha Rames tani. Nese Spak ka kellqe i rras te gjithe brenda. Te mos kete frike se shqipoja eshte nje pule. Ben si trim se ka armen ne brez. Hiqi armen dhe ai eshte nje pule e lagur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Josif Rr

                                              Ne se ka bere keto qe thote SPAK ( Besoj se i ka bere sepse per ndryshe do ishte shume e rrezikeshme qe SPAK te arrestonte kot figura te larta te pushteteit popullor) nenen ti leroj SPAK deri ne fund.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqip

                                                Nuk JAM AS I MAJTE APO I DJATHTE...KUSH VJEDH ...BURG! LIGJ DHE DREJTESI! NDRYSHIMI I KETYRE ESHTE SE BEJNE PUNE...VJEDHIN..POR JO SI MENDER BERRISHA QE TE VRET...FUCK BASTARDEVE BERRISHJANE!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  ILIR

                                                  Erioni ne burg,po si do ja beje Spiropali qe ka punesuar ne Bashki soj e sorollop ?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    SOCIALIST I VENDOSUR , DASHANIRES NE SHPIRT I KET

                                                    ASNJE MESHIRE PER KETA BANDITE QE ROPIN POPULLIN , TE CDO KRAHU QOFSHIN ! CFAR NDRYSHIMI KA VELIAj DHE FAMILJA E TIJ NGA FAMILJA BERISHA , ME E KORRUPTUARA E KETIJ VENDI ? ! ME VJEN KEQ PER MIOPINE E THEKSUAR TE EDI RAMES , QE I REZULTOI NJE VARGAN ZYRTARESH TE LARTE , TE CILEVE AI U KA BESUAR VERBERISHT , DUKE PERDHOSUR EDHE ATO QE KA BERE DHE PO BEN MJAFT PER TE NDRYSHUAR FAQEN KETIJ VENDI ! NJE FILOZOF E POLITIKAN I MADH I SHEKULLIT TE KALUAR KA LENE NJE THENIE LAPIDAR : " NJE FUNKSIONAR (DREJTUES) I LARTE SHTETI , DUHET TE PERGJIGJET JO VETEM SE SI PUNON VETE , POR EDHE SI PUNOJNE ATA QE DREJTOHEN PREJ TIJ ".

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mitralozi

                                                      Kur do arrestohet Martin Mata i AADF?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Bobi

                                                        Lajmi me i mire qe degjuame sote. Kushe vjedhe kete popull fukara dhe te vuajtur 20 vjete e larte, po ate shurren e ketije pse arreste shtepije, ka pervetsuare miljarda futeni brenda pleren.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje